-
-
-
Renditja/ Besa dhe Flamurtari barazojnë 0-0, plas grushti mes tifozëve në 'Arena Egnatia'! Dy skuadra bashkëkryesojnë Kategorinë e Parë
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë të martë raundin e 11-të. Në stadiumin e Rrogozhinës u zhvillua ndeshja mes Besës dhe Flamurtarit, e cila u mbyll 0-0.
5 Nëntor 2024, 15:54 -
Kaloi nga Manchester City te Man. United, njihuni me Frederik Veselin! 12 klube në karrierë, sot firmosi me Egnatian
Frederik Veseli ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren. Paraditen e 15 tetorit 2024 mbrojtësi ka firmosur me Egnatian duke u prezantuar te kampionët e Shqipërisë në futboll.Shumëkush mund të jetë habitur nga vendimi
15 Tetor 2024, 11:20 -
-
Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e bashkisë Rrogozhinë mbeten në 'arrest me burg', 2 lirohen
Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 nga 5 punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar për akuzën e shpërndorimit të fondeve të rindërtimit.
2 Tetor 2024, 09:33 -
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit rezulton se hetimet në ngarkim të tyre nisën pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre.
1 Tetor 2024, 10:14 -
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
5 zyrtarët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.
30 Shtator 2024, 18:18 -
-
-
Zjarr i përmasave të mëdha në një punishte paletash në aksin Lushnjë-Rrogozhinë! Shqiptarja.com siguron pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
Një punishte paletash ka marrë flakë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë mbrëmjen e sotme. Flakët kanë përfshirë një magazinë që merret me përpunimin e lëndës drusore. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, teksa flakët janë izoluar dhe po punohet gjithashtu për fikjen e tyre dhe për menaxhimin e trafikut
26 Gusht 2024, 20:45 -
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
Himara nuk është e vetmja Bashki ku opozita thelloi humbjen në përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, krahasuar me 14 majin kur u mbajtën zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit. Ndonëse për arsye të ndryshme, gara për kryetarin e Bashkisë u përsërit edhe në Kukës e Rrogozhinë ku sërish PS rriti avantazhin, ndërsa opozita jo vetëm që thelloi humbjen, por nuk mundi të mbante as votat që mori më 14 maj
6 Gusht 2024, 17:19 -
-
Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!
Rreth 2400 ton grurë në Rrogozhinë ka mbetur stok për shkak të çmimit të ulët. Aktualisht terhiqet nga fabrikat e miellit dhe grumbulluesit me 20 lek për kg. Fermerët të cilët kanë shpenzuar miliona lek për kultivimin e grurit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ushtrojë kontrolle pasi po abuzohet me çmimin! Po kështu kërkojnë të ndalohet importi i grurit serb derisa të shitet prodhimi vendas.
26 Qershor 2024, 17:16 -
-
-
-
-