-
Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Më pak të shtruar në terapi intensive! Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar
Në Itali gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i viktimave që prej 19 marsit, ku janë shënuar 525 të vdekur në 24 orë! Lajmi i mirë është dhe se janë më pak të shtruar në trapi intensive. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban SHBA-ja me 311637, ndërsa Italia për viktimat, që ka arritur në 15362.
5 Prill 2020, 09:20 -
85 vjeç i rikthehet detyrës për të luftuar COVID-19: Po të kisha frikë nuk do isha mjek
Është 85 vjeç, por kjo nuk e ka penguar t'i rikthehet profesionit të tij si mjek në spital në Itali, ku nevoja është tepër e madhe. Doktori Giampiero Giron dhe pse në pension, ai është rikthyer për të luftuar kundër koronavirusit duke u cilësuar krenaria italiane.
3 Prill 2020, 20:51 -
'Do pi një shishe verë kur të fitojmë' - 'La Stampa' interviston mjekët shqiptarë që zgjodhën të luftonin me Covid-19 në Itali (VIDEO)
Mjekët shqiptarë që mbërritën në Brescia për të luftuar me Covid-19 kanë një moshë mesatare rreth 27 vjeç. Sytë e tyre janë të mbushur me entuziazëm dhe buzëqeshja e tyre fshihet nën maskat mbrojtëse. "Ne jemi këtu sepse e duam Italinë", thonë disa prej tyre.
2 Prill 2020, 16:10 -
Ministri italian Amendola: Morëm mbështetje nga SHBA, Franca e Gjermania, por Shqipëria tregoi se ka një zemër të madhe
Ai gjithashtu ka shtuar se ka patur fatin të hapte negociatat në emër të qeverisë me Shqipërinë, e cila është një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
2 Prill 2020, 12:33 -
Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur
950 të vdekur në Spanjë në 24 orë. Numri i të infektuarve në botë nga koronavirusi po i afrohen shifrës 1 milion, - kjo është ajo që del nga buletini i fundit i Universitetit John Hopkins, i cili tregon një bilanc në rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19. Conte: Faza 2, bashkëjetesë me Covid-19/ Britania u heq ventilatorët të pashpresëve
2 Prill 2020, 08:24 -
Plazma e gjakut të pacientëve të shëruar, si ‘ilaç’ për të infektuarit me COVID-19
Në Itali pritet të përdoret plazma e pacientëve të shëruar nga koronavirusi që kanë rezultuar të kenë një nivel të lartë antitrupash. Plazma do të përdoret për të sëmurët në gjendje të rëndë nga koronavirusi.
1 Prill 2020, 18:04 -
Edi Rama, kryeministri shqiptar që dashuron Italinë falë basketbollit
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit në Itali, pas vendimit për të dërguar në zonën më të nxehtë të vendit fqinj 30 mjekë dhe infermierë. Një vendim i përshëndetur nga gjithë italianët, të prekur nga ky gjesti, ku Rama mes më tjerash ka theksuar: “Italia është shtëpia jonë. Shqipëria nuk e ka memorien e shkurtër”. Një fjali që në Itali ka bërë bujë dhe shtypi i ka kushtuar vëmendje maksimale.
1 Prill 2020, 16:17 -
Italia një hap larg kapërcimit të pikut të pandemisë, rritjen më të lartë e ka Belgjika
Të dhënat e javës së fundit mbi përhapjen e pandemisë tregojnë se Belgjika ka përqindjen më të lartë në botë 18,6%. Ndërsa Italia renditet e 10 me vetëm 5,6%. Sipas këtyre të dhënave Italia është shumë pranë pikut të të infektuarve dhe nga aty fillon edhe ulja e numrit të të prekurve dhe rrjedhimisht edhe të viktimave.
30 Mars 2020, 20:16 -
'Shkuan të ndihmonin Italinë, por nuk u thanë prindërve'! Gjesti emocionues i 30 heronjve tanë, që bënë botën të flasë
Ajo pjesë përtej Adriatikut është pjesë e zemrës tonë, pjesë e botës tonë dhe shtëpia jonë. Dashuria dhe mirënjohja që shqiptarët ndjejnë për Italinë u shfaq me përgjigjen e natyrshme të 30 mjekëve dhe infermierëve për të shkuar në 'vatrën e zjarrit' dhe ndihmuar kolegët e tyre italianë në këtë luftë të ashpër me koronavirusin.
30 Mars 2020, 19:21 -
U rikthye në Itali për t'i ndihmuar, infermieri tregon për Report Tv ç'i panë sytë: Sot bëmë testin, nesër fillojmë punën
Almarin Domi, një prej 20 infermierëve të cilët janë dërguar nga Shqipëria drejt Italisë në shenjë soldarizimi, si dhe për të ndihmuar në ‘luftën’ kundër virusit vdekjeprurës ka treguar për Report Tv rreth pritjes që iu është bërë pas mbërritjes së tyre. Domi shprehet se pritja ka qenë shumë e mirë dhe kanë patur një përkrahje të madhe. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë lloj hezitimi rreth faktit se nëse duhej të jepte kontributin e tij apo jo në Itali.
30 Mars 2020, 18:53