-
Abazoviç dorëzoi në Kuvend kërkesë për shkarkimin e kryeministrit, ‘hakmerret’ Krivokapiç, i heq kompetencat ministrore
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç më 24 janar mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hoqi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviç nga kreu i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe largoi nga drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministrin e Jashtëm, Gjorgje Radulloviç.
25 Janar 2022, 20:15 -
Mali i Zi, mbështetësit e partive proserbe protestojnë kundër formimit të qeverisë së pakicës! E quajnë shqiptarin Abazoviç tradhtar
Disa qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, protestuan të premten mbrëma në disa qytete malazeze. Protestat u zhvilluan në Podgoricë, Nikshiç dhe Berane ku morën pjesë ithtarët e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç dhe të partive proserbe në Mal të Zi.
21 Janar 2022, 22:21 -
Dorëzohet në Kuvend mocioni për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit malazez Krivokapiçit
Në Kuvendin e Malit të Zi më 19 janar u dorëzua nisma për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë malazeze të kryeministrit, Zdravko Krivokapiç. Për dorëzimin e kësaj nisme në procedurë parlamentare njoftoi Lëvizja Qytetare Ura e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç.
19 Janar 2022, 21:07 -
Kapet kamioni i mbushur me kanabis në Mal të Zi, vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion përfundimtar Gjermaninë
Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nuk dihet ende, ndërsa bëhet me dije se u gjet në një kamion me targa shqiptare.
15 Janar 2022, 13:52 -
Vinte nga Ekuadori, sekuestrohen 400 kg kokainë mes arkave të bananeve 'Derby' në Malin e Zi! Punëtorët njoftuan policinë, nisin hetimet
Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve të kompanisë ‘Derby’ të cilat vinin nga Ekuadori. Policia aktualisht ndodhet tek magazina ndërsa punonjësit do të japin deklaratat e tyre.
12 Janar 2022, 18:47 -
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, ndalohet për 6 muaj transmetimi i një emisioni të televizionit serb në Mal të Zi
Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike në Mal të Zi mori vendim të shtunën për ndalimin e transmetimit të përmbajtjes programore të Televizionit nga Serbia, TV Happy për gjashtë muaj për shkak të "nxitjes së urrejtjes".
9 Janar 2022, 16:12 -
SHBA ripërsërit: Nuk hezitojmë, dënojmë politikanët e korruptuar në Ballkan! Lërini mënjanë nacionalizmat, rajoni të bëhet motori ekonomik i Evropës
Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë për aktorët e korruptuar dhe destabilizues në rajon. Deklarata është bërë nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve MINA.
6 Janar 2022, 10:50 -
Kapen 300 kg drogë në pikën kufitare të Malit të Zi! Lënda narkotike e fshehur në kamionin frigoriferik! Do shkonte drejt Bosnjës
Në pjesën e sipërme frigoriferike të kamionit, u gjet një vend i posaçëm ku ishin fshehur 295 pako me drogë. Mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se pas kalimit të doganës, do të shkonte në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.
4 Janar 2022, 20:28 -
COVID-19/ Nga sot futen në fuqi masat e reja në Mal të Zi, hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ
Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme nga autoritetet shëndetësore njoftuan se nga sot në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.
2 Janar 2022, 07:59 -
COVID-19/Mali i Zi ashpërson masat, nga nesër hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ
Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme autoritetet shëndetësore njoftuan se nga data 2 janar në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.
1 Janar 2022, 23:07 -
Masa të reja anti-COVID, nga 2 janari shqiptarët mund të shkojnë në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ
Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj. Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
29 Dhjetor 2021, 16:04 -
Policia ngrihet në këmbë në Tivar, një person kërcënon se do të shpërthejë sasi të madhe eksplozivi afër një banke: Ktheni paratë që i vodhët punëtorëve
Në Tivar në Mal të Zi policia është ngritur në këmbë pasi një person kërcënon se do të shpërthejë një sasi të madhe eksplozivi pasi e ka vendosur në një mjet. Zëdhënësi i Prokurorisë së Tivarit tha se vendi i ngjarjes është zbrazur dhe nuk ka rrezik për qytetarët.
28 Dhjetor 2021, 12:22 -
Rriten infektimet në Malin e Zi! 545 raste dhe 5 viktima në 24 orë, mes tyre një 32-vjeçar! Ministrja: 'Omicron' po dominon
Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi njoftuan sot për një rritje të theksuar të rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 545 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se personi më i ri ishte 32 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi është 2,911.
26 Dhjetor 2021, 20:40 -
Dështuan për një votë, opozita heq dorë nga rrëzimi i qeverisë malazeze
Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.
13 Dhjetor 2021, 14:56