-
Rama intervistë për median holandeze: BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i tretë
Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke vizituar kryeministrin Rutte, u shpreh se është ndjerë i bllokuar prej kohësh nga Holanda si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tani ai sheh mundësi të mëdha për bashkëpunim.
6 Korrik 2022, 12:00 -
Rama ndan pamjet nga takimi me Rutte: Shqipëria dhe Holanda propozim të përbashkët se si duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian
Shqipëria bashkë më Hollandën po përgatisin një propozim të tyrin se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Propozimi do të paraqitet në Samitin e Madh në Pragë tetorin e ardhshëm.
6 Korrik 2022, 08:18 -
Propozimi francez për negociatat me BE, protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, 47 policë të plagosur
Policia u sulmua me sende të forta, fishekëzjarre, koktej molotovi, ndërsa situata më kritike ka qenë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Protesta e dhunshme nisi dje në orën 19:00, fillimisht para Qeverisë, duke vijuar më pas tek Ministria e Jashtme ku po ashtu ka pasur sulme me sende të ndryshme, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli para Kuvendit
6 Korrik 2022, 08:03 -
Ministrja Xhaçka pret Ministrat nga Irlanda dhe Finlanda, Xhaçka: Integrimi evropian është një nga detyrat e mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar dy ministrat e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandes dhe të Finlandës. Në fjalën e saj ministrja vlerësoi mbështetjen dhe vëmendjen që këto dy shtete i kanë kushtuar Shqipërisë
5 Korrik 2022, 12:26 -
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut në protestë, kundër propozimit francez për integrimin në BE: Ultimatum? Jo faleminderit
Qytetarë të shumtë u mblodhën para Kryeministrisë, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata janë futur në oborrin e Kryeministrisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.
4 Korrik 2022, 22:26 -
Holandë/ Rutte: Duam të kemi një nismë të përbashkët Shqipëri-Holandë për integrimin! Rama: E dua BE, por është një dashuri e ashpër
Shqipëria dhe Holanda,gati për nismë të përbashkët mes dy vendeve për procesin e integrimit në BE. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri holandez, Mark Rutte. Ai shtoi se 'Ballkani Hapur' është nismë pozitive, pasi afron vendin në BE. Nga ana tjetër, në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam, tha se vendet e BE-së do e mbështesin Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk pranon propozimin francez.
4 Korrik 2022, 19:08 -
Rama: Gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut s’do të pranojë propozimin e Macron! Do kërkojmë të ecim të ndarë
Kryeministri Edi Rama deklaron se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë
4 Korrik 2022, 10:05 -
Dërgoi gazetarin për 'riedukim', Rama nga Amsterdami: Jam luftëtar, s'mund të hesht kur dëgjoj deklarata idiote! Pse unë s’duhet të kem lirinë time
Në Shqipëri abuzohet në emër të fjalës së lirë. Këtë deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “De Baile” në Hollandë. Kryeministri foli edhe për integrimin në BE. Sipas Ramës, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë BE, qoftë edhe pa të drejtë vote. Rama paralajmëroi intensifikim të bashkëpunimit me kompanitë hollandeze.
3 Korrik 2022, 20:59 -
Negociatat/ Krashi për Report Tv: Në pak muaj mbyllen disa kapituj! Bumçi: Vendimi politik, nuk e merituam! Gjipali: Anëtarësimi mund të zgjasë me vite
Politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e analizojnë në mënyra të ndryshme ecurinë Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Për deputetin socialist Lavdrim Krashi vendin tonë i duhen edhe disa muaj për të mbyllur disa nga kapitujt që nevojiten për anëtarësimin në BE”. Por përfaqësuesi i lëvizjes evropiane Gledis Gjipali tha se anëtarësimi i plotë mund të zgjasë edhe me vite, e çdo gjë sipas tij varet nga Shqipëria.
3 Korrik 2022, 17:22 -
-
Tritan Shehu: Kemi hapur pafund shishe shampanje për negociatat, u lidhëm me ‘karrocën’ e Maqedonisë së Veriut
Për deputetin demokrat Tritan Shehu, Shqipëria po shkon drejt negociatave me BE nën kondicionimin ruso-serb. Në studion e ‘Kontrast’ në Report TV ai u shpreh se Edi Rama e ka festuar hapjen e negociatave disa herë, teksa u shpreh pesimist që kjo të ndodhë në 7 korrik.
1 Korrik 2022, 18:20 -
Çfarë do të thotë Konferencë e parë Ndërqeveritare, nis ‘vrapimi’ i fundit i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë
Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe përcaktohen kornizat themelore.
30 Qershor 2022, 17:30 -
-
'Negociatat, brenda pak ditësh', Komisioneri i BE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati, duhet të jemi edhe ne
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së Oliver Varhelyi beson se konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda disa ditëve.
27 Qershor 2022, 22:47 -
Media gjermane: Ballkani Perëndimor i poshtëruar nga Franca dhe Bullgaria, 3 vjet që pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Media gjermane Süddeutsche Zeitung ka bërë një analizë mbi raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, ku sërish nuk ju dha drita jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar. Sipas analizës Franca dhe Bullgaria janë shkaktarët kryesorë për ndalimin e zgjerimit të BE-së
27 Qershor 2022, 22:40 -
Zef Mazi: Shqipëria nuk ka pse pret zgjidhjen e konfliktit Sofje-Shkup për të hyrë në Evropë
Konkluzionet e këtij procesi kanë prodhuar deri më sot kombinim të keqardhjes, mërzisë jo të vogël dhe me të drejtë, me realitetin, me pafuqinë e BE-së. Ky është Unioni Evropian, këtu duam të hyjmë, vetëm ky është objektivi, dhe do të hyjmë. Duhet durim dhe përsëri durim. Të tilla janë labirinthet e korridoreve të tij, i interesave të shteteve anëtare.
27 Qershor 2022, 18:33 -
-
Damian Gjiknuri në takimin e Partive Europiane Socialiste: U rikonfirmua rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor, vendet i kanë përmbushur obligimet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste (PES) për Këshillim Europian me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PES, Sergei Stanishev.
25 Qershor 2022, 13:30 -
Tango e stonuar e Brukselit dhe tupanat e Ballkanit
Nuk ka qenë hera e parë që ndodh kur Ballkani pengon Ballkanin për integrimin në BE. Vite të shkuara ishte sërish Maqedonia e Veriut që bllokohej nga një tjetër shtet, Greqia, dhe e gjitha kjo në lidhje me emrin e saj. Krizë që vijoi për shumë vite në marrëdhniet e brishta midis vendeve ballkanike. Tashmë pengesa po për Maqedoninë e Veriut vjen nga ata që mund të konsiderrohen të afërt të saj, Bullgaria, dhe e gjitha kjo me çështje të karakterit identitar, të gjuhës dhe të etnicitetit.
24 Qershor 2022, 12:32 -