-
Shpresa për lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi
Më në fund duket se do të ketë së shpejti lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi. Pas vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan, duket se Kosova dhe Serbia po tregojnë gatishmëri të re. Sipas të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën e ardhshme pritet edhe një marrëveshje me rëndësi në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.
18 Qershor 2022, 20:00 -
Dialogu Kosovë- Serbi, Vuçiç takon Lajçak: Vazhdojmë bisedimet nëse përmbushen detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukselit mbetet një pikë kyçe për çdo bisedim të mëtejshëm, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
2 Qershor 2022, 18:00 -
Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia
13 Maj 2022, 19:01 -
Dialogu Kosovë- Serbi, BE konfirmon takimin e Lajçak me Kurtin dhe Vuçiç! Më 4 maj priten nga Scholz në Berlin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i Dërguari i Posaçëm i Bllokut Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
2 Maj 2022, 15:31 -
Vuçiç: Po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka folur ditën e sotme para gazetarëve lidhur me ftesën e marrë në 4 maj nga Kancelari gjerman Olaf Scholz për një vizitë në Berlin, ditë kjo kur atje do të do të jenë gjithashtu edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Emisari i BE-së Miroslav Lajcak.
30 Prill 2022, 16:07 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Me 13 maj do të bisedohet për targat! Kancelari gjerman Scholz pret në Berlin, Kurti, Vuçiçin e Lajçak më 4 maj
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe më 13 maj do të vazhdojnë diskutimet për një zgjidhje për targat
29 Prill 2022, 14:57 -
-
-
11 orë negociata Kosovë-Serbi, Lajçak: Jemi pranë marrëveshjes
Emisari i BE-së, Miroslav Lajckak, ështe shprehur se pas 11 orëve të negociatave intensive janë afër marrëveshjes për disa dokumente mes Kosovës dhe Serbisë pa specifikuar se në cilat çështje do të merren vesh palët. Dje në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime dypalëshe me BE-në, ku janë diskutuar energjia dhe personat e zhdukur
23 Shkurt 2022, 13:21 -
-
-
Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë Srpska” në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe
2 Shkurt 2022, 13:42 -
Pas takimeve, Lajçak dhe Escobar: Kosova dhe Serbia duhet të lënë pas të kaluarën dhe të vazhdojnë dialogun! Shpresojmë që rezultati do të jetë një zgjidhje e mirë për të dy shtetet
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj. Ai ka thënë se të dyja palët duan që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa dhe t’i normalizojnë marrëdhënieve
2 Shkurt 2022, 09:31 -
Lajçak dhe Escobar në Kosovë: Të vijohet dialogu me Serbinë
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare.
1 Shkurt 2022, 17:03 -
Lajçak: Asociacioni të zbatohet, por nuk duam 'Republika Srpska' në Kosovë
Miroslav Lajçak tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet. dhe se askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Ai u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet.
31 Janar 2022, 09:14 -
-
-
Dyfishim i përpjekjeve diplomatike, Lajçak e Escobar të hënën në Kosovë! Diskutime mbi hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë
Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, që fillon të hënën (31.01.)shihet si një sinjal për përpjekjet e koordinuara SHBA-Evropë për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi.
30 Janar 2022, 12:13 -
Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, takime me drejtuesit e shtetit! Zyrtari i Lartë Amerikan: Fokusi kryesor, lufta kundër korrupsionit
Të hënën në Kosovë do të mbërrijnë Përfaqësuesi Special i BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 2 zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.
29 Janar 2022, 20:21 -
Borrell e konfirmon: Escobar dhe Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë dhe Serbi
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
25 Janar 2022, 19:19