-
Politikë
‘Kriminelët ose ndryshimin, votoni kë të doni’, Kim u përgjigjet atyre që e quajtën ‘kryeopozitare’: SHBA s'mbështet ndonjë kandidat apo parti në veçanti
Deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin “Përballë” janë keqinterpretuar nga disa medie dhe analistë në vend dhe kjo ka bërë që diplomatja amerikane të reagojë për të 2-ën herë duke sqaruar se ajo që tha nuk mbështet asnjë kandidat apo parti në zgjedhjet e 25 prillit.
14 Prill 2021, 16:03 -
Opinion
Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: 'Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet'
Yuri Kim dje shkëlqeu, asntu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni mercedezët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.
14 Prill 2021, 15:08 -
Politikë
Ngazëllimi i portaleve të Metës e Berishës për deklaratën e Yuri Kim, çdo thonë kur SHBA të kërkojë njohjen e rezultatit të 25 prillit?!
Reagimi në ekstazë e portaleve pranë opozitës mbi intervistën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ishte politikisht një gafë e madhe, por që nga aspekti psikologjik duket u zbulua gjithçka.
14 Prill 2021, 13:08 -
Politikë
Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, çmenduri të mendosh se u ndërtua për korrupsion! Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg
Për ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ecuria e Reformës në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, por nuk po kënaq ata qe duan drejtësi të plotë. Këtë deklarakë e ka bërë e ftuar në emisionin “Përballë”.
13 Prill 2021, 21:16 -
Kronikë
Yuri Kim: BERZH ka investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, SHBA mbështet fuqimisht përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim nënvizoi ndër të tjera, se SHBA, mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
13 Prill 2021, 19:01 - Kronikë
-
Kronikë
'Defender 21'/ Kim pret ushtarët amerikanë: Do trajnojnë Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen
Ambasadorja e SHBA-s Yuri Kim ka mirëpritur sot ushtarët amerikanë të cilët do të bëjnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura shqiptare për stërvitjen 'Defender 21'. Nëpërmjet një postimi në 'Twitter', Kim shkruan se ushtarët do të ndihmojnë Shqipërinë për stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
10 Prill 2021, 19:17 -
Politikë
Reforma në drejtësi/ Yuri Kim: Jetike dhe i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt! Drejtësia e re po jep rezultate
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka theksuar edhe një herë se SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Duke e cilësuar këtë reformë si jetike për të ekonominë, demokracinë dhe zhvillimin e vendit, ambasadorja Yuri Kim shprehet se kjo reformë është i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt për vendin tonë dhe integrimin e tij në BE.
9 Prill 2021, 19:47 -
Kronikë
Intervista e plotë me gazetarët/ Palmer zbardh diskutimin me Metën, Ramën dhe Bashën: Do ketë goxha luftë politike! Zgjedhjet të jenë të drejta
Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer zhvilloi dje një takim virtual me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, ku u diskutua mbi stërvitjet Defender 21 që po vijnë dhe vlerën që shohim në thellimin dhe rritjen e marrëdhënies së mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë si një partnere në NATO, një aleate në NATO
7 Prill 2021, 09:27 -
Politikë
25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.
6 Prill 2021, 18:50 - Politikë
- Politikë
-
Kronikë
Pajisjet e dhuruara nga SHBA, Yuri Kim te ' Koço Gliozheni': Krah për krah do ta kalojmë pandeminë
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin "Koço Gliozheni".
2 Prill 2021, 20:13 -
Kronikë
Po plotësohet BKH/ Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave kriminelët, reforma po ecën edhe pse 'djemtë e këqij' s'e duan! Soreca: Tani fillon trajnimi i hetuesve
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ai i Bashkimi Evropian kanë përshëndetur sot lajmin se janë përzgjedhur 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
2 Prill 2021, 11:35 -
Kronikë
12-vjetori i anëtarësimit në NATO, Kim: Krenare që SHBA ka një aleate si Shqipëria! Gjithmonë bashkë
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter. Ajo shprehet krenare që SHBA ka një aleate si
1 Prill 2021, 10:40 -
Kronikë
Shqipëria 12 vite në NATO, urojnë politikanë dhe partnerë të Shqipërisë! Ambasada e SHBA: Gjithnjë krah jush! Ruçi: Të gatshëm për negociatat me BE! Basha: Ne e bëmë realitet
Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.
1 Prill 2021, 08:45 -
Politikë
Kim takohet me Sorecën: Bashkëpunimi i SHBA-së dhe BE-së në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë
Teksa ka renditur sfidat që e presin vendin tonë, si zbatimi i reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit dhe integrimit i vendit drejt BE-së, Kim nënvizon se SHBA dhe BE po bashkëpunojnë në mbështetje të Shqipërisë, ku thotë se të dy pajtohen në këtë pikë
29 Mars 2021, 18:55 -
Politikë
Zgjedhjet e 25-Prillit, Yuri Kim apel qytetarëve: Mos e shit të drejtën tënde, mos e dorëzo fuqinë te kriminelët
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka drejtuar një apel shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se ata nuk duhet ta shesin votën e tyre pasi ajo ju përcakton të ardhmen.
29 Mars 2021, 13:36 -
Dekodimi i deklaratës së SHBA: Kë paralajmëron Ambasada për 25 prillin?
Prej disa orëve, kur SHBA doli me një qëndrim zyrtar mbi rastin e hapjes zyrtare të fushatës elektorale, bën çudi që është komentuar pak nga qarqet mediatike e politike në vend.Sidomos nga qarqet politike pranë opozitës, që nuk lënë asnjë postim të ndonjë parlamentari apo zyrtari të Parlamentit Europian, apo partive që janë aleate me PD-në, pa publikuar.Ndërkohë, Ambasada amerikane ka shpërndarë një qëndrim mjaft të fortë në formë zyrtare, që është formalisht edhe një deklaratë që vjen prej Departamentit të Shtetit, e prej kohësh nuk po flitet.
26 Mars 2021, 19:58 -
Politikë
Yuri Kim i rikujtoi listën e zezë të DASH, Tom Doshi: Jam mbështetës i SHBA dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi ka kaluar
Kryetari i PSD, Tom Doshi i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të saj se ai nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit duke rikujtuar herë pas here se ai është në listën e zezë të DASH. Doshi thekson se ai ka qenë njeriu kyç që në vend ka kaluar kjo reformë që reformoi drejtësinë.
26 Mars 2021, 18:08