-
Politikë
La mandatin që fitoi në zgjedhje, Doshi: U tërhoqa për të mbrojtur emrin tim nga akuzat tendencioze kohët e fundit! Jam në krye të PSD, i gatshëm për koalicion me PS
Vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, me një lëvizje të papritur, Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet i zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor. Doshi tha se duhet të ishte i lirë për të mbrojtur veten nga lakimi pa vend dhe tendecioz që i është bërë. Ndërkohë thekson se do të vijojë të jetë në krye të PSD.
26 Prill 2021, 11:19 -
Politikë
Stërvitja ushtarake 'Defender 2021', Kim: Deri nesër do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në Shqipëri
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar se deri nesër do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në vendin tonë në kuadër të stërvitjes më të madhe amerikane në Ballkanin Perëndimor "Defender 2021" që zhvillohet në Shqipëri.
25 Prill 2021, 13:57 -
Politikë
Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim
Ambasadorët e vendeve të BE dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zbritën sot në terren sikurse kishin premtuar dhe panë nga afër procesin e votimit duke dhënë mesazhin që shqiptarët të votojnë të lirë dhe pa presione politike.
25 Prill 2021, 08:28 -
Politikë
Sulmet e Metës ndaj Kim jehonë në mediet amerikane! ‘Washington Post’: Presidenti thotë se Amerika mund ta vrasë me raketë! Koment dhe për vrasjen në Elbasan nga grupi i PD
Përplasja e presidentit Ilir Meta me ambasadoren ne SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë jehonë dhe në mediet amerikane. Prestigjozja ‘Washington Post’ ka shkruar për këtë rast të paprecedentë, duke cituar deklaratat e Metës i cili ka akuzuar ambasadoren për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit duke mbështetur kryeministrin e tij Rama në zgjedhje.
24 Prill 2021, 21:45 - Opinion
-
Politikë
Prapaskena/ Lufta e Ilir Metës kundër ambasadorëve amerikanë nga letra sekrete për dëbimin e Xhon Uidhers, sulmet ndaj Donald Lu tek përplasja me Yuri Kim
Si iu bashkua Ilir Meta betejës së Berishës kundër ambasadorëve amerikanë në Tiranë, në vitin 2010 tentuan të dëbonin nga Shqipëria ambasadorin Uidhers pasi akuzonte qeverinë e tyre për korrupsion, konflikti me Donald Lu dhe Yuri Kim për shkak të reformës në drejtësi
24 Prill 2021, 17:33 -
Politikë
Yuri Kim nis vëzhgimet në terren pak orë para zgjedhjeve, vizitë në Fushë Krujë! Takon qytetarë dhe policë
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duke se ka nisur vëzhgimet në terren që një ditë para zgjedhjeve. Ajo është ndalur sot në Fushë Krujë, ku ka konsumuar për disa minuta një kafe me disa qytetarë në një lokal në afërsi të policisë. Më pas ambasadorja takoi edhe drejtuesit e policisë të rrethit të Krujës.
24 Prill 2021, 17:03 - Politikë
-
Politikë
Meta nuk ndal deklaratat absurde, qytetarët të ‘shqetësuar’ reagojnë: U çmend fare ky! Nuk di çfarë po bën dhe çfarë po thotë, ka probleme me veten
Deklaratat e rënda mbrëmjen e djeshme nga Ilir Meta, konferenca e mbajtur ditën e sotme dhe e gjithë sjellja e papranueshme e presidentit ditët e fundit kanë nxitur edhe reagimet e ashpra të qytetarëve përmes rrjeteve sociale.
24 Prill 2021, 13:58 -
Politikë
Këshilltari i PD sulmon Yuri Kim, dakord me Metën për sfurqet: Populli të bëjë ç'të mundet, Shqipëria nuk është si Kongo
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëndrimet e saj të forta kundër deklaratave të Presidentit Ilir Meta që 'shqiptarët të bëjnë gati sfurqet dhe kosat ' duke se ka shkaktuar zemërim edhe në Partinë Demokratike.
24 Prill 2021, 13:23 -
Opinion
Yuri Kim, Meta nuk e ka thjesht me ty! Përse Presidenti shkel vijën e kuqe me ambasadorët sa herë i kërkojnë sundimin e ligjit…
Një SMS e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkonte të hiqte dorë nga kërcënimet dhe nxitjet për dhunë përpara zgjedhjeve, e nxori sërish jashtë kontrollit, Presidentin Ilir Meta, drejtpërdrejt në një studio televizive, ku me një gjuhë të shkujdesur do ta etiketonte ambasadoren Kim si mbështetëse të njëanshme të Edi Ramës.
24 Prill 2021, 13:06 -
Politikë
'Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit', Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore! Report Tv ndërpret transmetimin e fjalimit
Duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin Meta ka dhënë deklarata politike nga Presidenca. Për këtë arsye Report Tv ka vendosur që në respekt të heshtjes zgjedhore dhe etikës profesionale të ndërpresë transmetimin e fjalimit të Metës nga institucioni i kreut të shtetit.
24 Prill 2021, 11:46 - Opinion
-
Politikë
E akuzoi se favorizon Ramën, Kim i përgjigjet Metës pas takimit me Bashën: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të drejtën për të votuar në paqe
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ia ka bërë të qartë presidentit Ilir Meta se SHBA-ja nuk mbështet asnjë kandidat apo parti politike në këto zgjedhje. Akuzave të kreut të shtetit se “po favorizon kryeministrin Edi Rama”, Kim iu përgjigjur shumë shkurt dhe qartë se SHBA-së i intereson vetëm zhvillimi i zgjedhjeve në paqe, pa cenuar asnjë qytetar. Kjo përgjigje vjen për Metën, pas takimit që zhvilloi ambasadorja me kryedemokratin Lulzim Basha.
24 Prill 2021, 10:25 -
Opinion
Yuri Kim praktikisht dje e 'ekzekutoi' Ilir Metën
24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e saj ambasadorja Yuri Kim i dha mesazhin gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm… Ajo i dërgoi mesazh atyre që duhet të largohen. Pas 30 vitesh demokraci, SHBA po rikthehet fuqishëm si në 1992, kur u përmbys komunizmi.
24 Prill 2021, 09:41 -
Politikë
Sulmet e Metës ndaj Kim, Braçe: Ky nuk është i dehur, por fashist! Drejtësia të bëjë detyrën
Zëvendës kryeministri Erion Brace ka reaguar pas shpërthimeve dhe kërcënimeve që Ilir Meta bëri në drejtim të SHBA dhe ambasadores Yuri Kim. Ndërkohë Braçe shkruan se kjo nuk është lajthitje apo dehje e Metës, por një ideologji fashiste që nga gjuha shkon në veprim dhe nga urrejtja mund të shkojë në pushkatim.
23 Prill 2021, 23:27 -
Politikë
Sulmet e Metës ndaj Yuri Kim, Rama: Iliri i dehur komplet dhe jashtë binarëve! Ose do japi dorëheqjen ose e shkarkojmë me këtë Kuvend që kemi
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj asadores së SHBA, Yuri Kim, tha se Presidenti është një i “dehur” dhe i dalë jashtë binarëve”. Për Ramën, Meta është një fatkeqësi e madhe, ndërsa deklartat e tij i konsideroi të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE.
23 Prill 2021, 22:24 -
Politikë
Yuri Kim mesazh Presidentit: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim! Meta s'ndalet: Raketa ka dhe Rusia, jo vetëm SHBA! Nëse preket vota këtu do bëhet hataja
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dënuar deklaratat e Ilir Metës ku bën thirrje për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave. Kim shkruan se këto janë deklarata të dënueshme dhe do mbajë përgjegjësi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ilir Metës i cili tha se Kim të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë madje u shpreh se është kërcënuar nga ambasadorja.
23 Prill 2021, 22:01 -
Politikë
Yuri Kim publikon thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA: Autoritet t’i sigurojnë votuesve të votojnë të lirë nga frikësimi dhe dhuna
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka shpërndarë thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington, që i kërkon autoriteteve shqiptare që t’i sigurojnë votues mundësinë për të votuar të lirë nga frikësimi dhe dhuna më 25 prill.
23 Prill 2021, 19:10 -
Politikë
Meta 'zbutet' pas takimit me Yuri Kim dhe Luigi Sorecën, harron 'mprehjen' e sëpatave: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët
Ilir Meta ka bërë një kthesë 360 gradë në lidhje me thirrjet e tij kërcënuese 'për luftë' pas takimeve të ndara që ka zhvilluara me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca. Duke lënë në 'harresë' thirrjet për të mprehur sëpatat e sfurqet në 'mbrojtje' të votës së lirë, Meta, ka veshur sërish kostumin e Presidentit dhe ka bërë thirrje për votime masive dhe të qeta më 25 prill, duke e cilësuar atë si një ditë feste për demokracinë.
23 Prill 2021, 16:38