Nesër nis muaji i Ramazanit, Kryetar i Komunitetit Mysliman uron besimtarët: Qoftë ky muaji i faljes dhe i mëshirës! Uron dhe Kim e Basha

TIRANË- Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu i ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa bën apel që ky të jetë muaji i faljes, mëshirës dhe mirëkuptimit.

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

"Bismilahi Rrahmani Rrahim. Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër më 13 prill, është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jete muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Rrugëtimi ynë i përbashkët për të arritur kënaqësinë e Zotit kërkon motivim të lartë. Ju ftoj që të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara! Të nderuar besimtarë!

Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen. Duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit, më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet  tuaja", tha ai. 

Një urim për bvesimtarët mysliman ka pasur edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, Basha e Kim urojnë besimtarët mysliman

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit që fillon ditën e nesërme.

“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!  Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.  Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”, shkruan Basha.

Një urim e ka pasur edhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim.

“Ne i shprehim urimet më të mira komunitetit Mysliman në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe paqësor. Ndërsa fillon ky muaj i shenjtë, ne shpresojmë për përtëritje shpirtërore, dhembshuri dhe mirësi këtu dhe në të gjithë botën”, shkruan Kim.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë