-
E dërguara e DASH në Shkup takon ministrin e Jashtëm: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup i ka dhënë mbështetje Shqipërisë Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
28 Prill 2022, 15:49 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç takon të dërguarën e DASH: I kemi përmbushur zotimet tona, por Kurti jo! ‘Open Balkan’ shembull i suksesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.
26 Prill 2022, 20:08 -
Peticioni kundër ambasadores Kim, si ushtë kundër mullinjve të erës!
Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të Departamentit të Shtetit se ambasadorja Yuri Kim përfaqëson dhe transmeton qëndrimet e qendrës, Berisha dhe ndjekësit e tij kanë përshkallëzuar sulmin duke përhapur një peticion i cili kërkon largimin e saj
26 Prill 2022, 14:51 -
Zyrtarja e lartë e DASH viziton Shqipërinë më 28 prill, Kim: Do të theksojë nevojën për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit
Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Karen Donfried do të viziztojë më 28 prill Shqipërinë, ndërsa ambasadorja Kim ka zbardhur edhe axhendën e sja ku thekson nevojën për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit
21 Prill 2022, 22:36 -
Non grata dhe korrupsioni në syrin e ciklonit
Zhvillime të vrullshme po ndodhin në rajon dhe të gjitha këto, që nga vizitat e shpeshta për të testuar vijimësinë e pozicionimeve gjeopolitike , në projektet ekonomike për ta mbajtur të unifikuar përkatësinë në kampin demokratik perëndimor dhe deri në vendime të njëpasnjëshme ku shumë të paprekshëm e pashallarë të vegjël ballkanikë, po marrin dënimin si persona non grata.
14 Prill 2022, 19:41 -
I dërguari i SHBA për Ballkanin, Escobar: PD, në gjendje të trishtë! Shqiptarët ta refuzojnë Berishën, rikthen kohën kur Shqipëria shihej si më e korruptuara në rajon
Në Departamentin Amerikan të Shtetit çështja e ndarjes nga e kaluara në rajonin e Ballkanit, duke pasur si shembull gjithmonë Sali Berishën është një prioritet. Escobar ka thënë se rajoni duhet të anëytarësohet sa më shpejt në BE! Sipas tij SHBA-të i shqetëson ndikimi rus dhe ai kinez dhe jo roli i Turqisë.
14 Prill 2022, 13:35 -
Raporti i DASH/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Peshku qelbet nga koka, qeveria e fasadave nuk i pëlqen faktet
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Duke përdorur shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka”, Kryemadhi shkruan se do ishte përkufizimi shqip i raportit të DASH për vendin tonë.
13 Prill 2022, 22:39 -
Bota
Pas raportit të DASH/ Sekretari Blinken: Një zmbrapsje alarmuese e demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut
Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone të zymta.
13 Prill 2022, 13:18 -
Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar
Ambasada Amerikane nënvizon se SHBA mbështet reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
13 Prill 2022, 11:48 -
Ish-kryeministri maqedonas ‘non grata’, gazetarja në Report Tv: Vendim i vonuar, DASH të shtojë listën e ‘zezë’ në Maqedoninë e Veriut
Kryeredaktorja e Tv M2 Migena Gorenca, tha në Report Tv se vendimi i DASH për të shpallur “non grata” ishte kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski ishte i vonuar.
12 Prill 2022, 15:09 -
Yzeiri në Report Tv: DASH reagon, por SPAK ende s’ka nisur hetimet për asnjë! Berisha 1 vit non grata dhe është bërë më gangster
Analisti Ilir Yzeiri duke folur lidhur me shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit tha në Report Tv se është e habitshme që DASH po reagon ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa drejtësia shqiptare po hesht.
12 Prill 2022, 14:37 -
SHBA i vuri sanksione ish-deputetit, Aqif Rakipi, Basha: Koha na dha prapë të drejtë! Rakipi, Doshi dhe Dako janë bedelët me të cilët Rama kreu masakrën zgjedhore
Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me shpalljen ‘non grata’ nga ana e SHBA-vë të deputetit, Aqif Rakipi. Basha shkruan se koha i dha të drejtë.
12 Prill 2022, 12:20 -
Zyrtari i DASH tregon pse u sanksionuan Rakipi e Ndroqi: Kërcënim serioz
Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit për korrupsion.
11 Prill 2022, 21:30 -
Ylli Pata: Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi si Milorad Dodik! Ku ndryshon Thesari me "non grata"-n e DASH?!
Sanksionet e shpallura sot për dy emra shumë të njohur në Shqipëri, e për po aq të njohur në Ballkan, po komentohen nga mediat vizive si “non grata” e të dhëna nga Departamenti i Shtetit.
11 Prill 2022, 19:46 -
DASH shpall 'non grata' Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, bllokon pronat e tyre në SHBA! Blinken: Të korruptuar dhe kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë
Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni i medias, Ylli Ndroqi, u shpallën 'non-grata' nga SHBA pasi akuzohen si persona që kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal. Deputeti socialist Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit mohoi akuzat e SHBA dhe tha se është gati për të lënë mandatin.
11 Prill 2022, 16:45 -
Berisha: SHBA të më falë siç bëri me kryeministrin indian! Ambasada i ‘mbyll derën’: Pozicioni ynë për të korruptuarit nuk ndryshon
Për të disatën herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t'i hiqet 'Non Grata', e aq më tepër t'i kërkojnë falje!
6 Prill 2022, 16:16 -
DASH: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të qartë urgjencën e integrimit të Ballkanit Perëndimor
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evroprian i Ballkanit Perëndimor.
7 Mars 2022, 23:35