-
Identifikohet një nga 3 vrasësit e Bujar Çelës/ Urdhër arrest për Nuredin Dumani, në kërkim edhe për 2 vrasje në Durrës
Nuredin Dumani është një nga 3 ekzekutorët e Bujar Çelës më 17 shtator në Elbasan i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe prokurorisë. 37 vjeçari prej 1 viti është shpallur në kërkim pasi akuzohet si i përfshirë në 2 ngjarje kriminale në Durrës së bashku me vëllain e viktimës, Talo Çelën. Identifimi i Dumanit u bë përmes pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë dhe përgjimeve telefonike.
9 Tetor 2020, 15:05 -
Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës në Elbasan/ Hetimet drejt fundit, identifikohet një person si i implikuar në vrasje
Kur kanë kaluar më pak se një muaj nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, një nga grabitësit e Rinasit, Report Tv mëson se hetimet janë në rrugën e duhur, duke çuar drejt zbardhjes së ngjarjes.
8 Tetor 2020, 11:53 -
'Me filxhan kafeje në dorë, më pas i shtrirë përtokë', momenti i ekzekutimit të Bujar Çelës (FOTO)
Bujar Çela, vellai i shumëkërkuarit Talla Çela para se të ekzekutohej ishte në tavolinë duke pirë kafe më një person tjetër. TV Report disponon fotot ku tregohen momentet e fundit të taksistit 62 vjecar.
18 Shtator 2020, 13:00 -
Detaje të reja nga ekzekutimi i Bujar Çelës/ Gjenden 21 gëzhoja, 3 autorët gjuajtën me pistoleta me silenciator! RENEA blindon Elbasanin, ngrihen postblloqe
Ishin 3 persona, të veshur si polic dhe që qëlluan me 3 armë më silenciator në drejtim të Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Në trupin e tij u zbrazën plot 21 plumba, ndërsa forcat RENEA kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.
17 Shtator 2020, 21:38 -
Elbasan/ Ekzekutohet në 60 sec vëllai i Talo Çelës, 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes! 3 autorët u veshën si policë, RENEA kontrolle në Bradashesh, 6 të shoqëruar (VIDEO)
Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, (vëllai i Talo Çelës) teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku 62-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Forca të shumta të RENEA-s janë përqendruar në Bradashesh ku po zhvillojnë kontrolle të shumta dhe kanë ngritur postoblloqe. Deri tani janë shoqëruar 6 persona që mendohet se mund të kenë dijeni apo të dhëna për ekzekutimin e Bujar Çela.
17 Shtator 2020, 07:16