-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, vijon të trondisë me rrëfimet e tij te GJKKO. Sot dëshmoi se si vrau me ushtarët e tij vëllanë e ish-mikut të kthyer në armik, Talo Çela, pasi ky i fundit i kishte vrarë shokun e ngushtë. Pohimi: E dija ku pinte kafen Bujari, Enver Diva e plagosi, mua mu bllokua pistoleta, armën e dytë s’doja ta bëja pis. I kërkova Besmir Xhixhës ta vriste
16 Janar, 14:34 -
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
Kryebashkiakja e Lushnjës nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe as kur doli 2 orë e gjysëm më pas. Mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes së saj në SPAK, megjithatë bëhet me dije se Sefa është pyetur nga prokurori Sotir Kllapi, i cili po heton shpërthimin e 1 marsit 2024 në biznesin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë
14 Janar, 14:02 -
Shpërthimi me 2 të vdekur në magazinën në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet 2 orë në SPAK: Isha si person në hetim (VIDEO)
Për herë të parë, deputeti i PS, Bujar Çela pyetet në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij. Deputeti nuk foli gjatë për mediat, por theksoi se aty ishte si person në hetim.
30 Tetor 2024, 09:59 -
Festohet 80- vjetori i çlirimit të Lushnjës, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve
Jubilari i vitit të 80 të çlirimit të qytetit të Lushnjes mblodhi në varrezat e dëshmorëve të qytetit veteranë, pasues të familjeve të dëshmorëve nxënës shkollash dhe banorë nga e gjithë Myzeqeja.
18 Tetor 2024, 18:53 -
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
PD pretendon se janë konsumuar dy vepra penale. Grupi Parlamentar konfirmon se ka depozituar që prej ditës së djeshme kallëzimin për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi, si dhe disa ministra
2 Tetor 2024, 11:06 -
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, SPAK kërkon riekspertim! GJKKO lë në fuqi pezullimi për 5 zyrtarët e IMT-së
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuq vendimin e Shkallës së Parë për personat e vënë në hetim lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.
16 Maj 2024, 14:28 -
U plagos nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnje, deputeti socialist Bujar Çela i kthehet politikës, merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar
Bujar Çela deputeti i Lushnjes i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 mars I është kthyer aktivitetit të tij politik.
8 Prill 2024, 14:14 -
Çuçi mbledh grupin e PS, i pranishëm dhe Bujar Çela! Kërkon prezencë të deputetëve në seancat plenare
Partia Socialiste mblodhi këtë hënë Grupi parlamentar të PS-së për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.
8 Prill 2024, 10:47 -
‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia! 11 vite burg për Enver Divën e Besjan Xhixhën! Altin Ndoci i pafajshëm
GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Po për dosjen Plumbi i Artë, janë dënuar me 11 vite burg Besjan Xhixha dhe Enver Diva, të shpallur fajtor për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan. Për Altin Ndocin, GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat.
2 Prill 2024, 12:03 -
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, GJKKO liron nga qelia sipërmarrësin Gjini: Arrestimi i paligjshëm! Lihet në fuqi pezullimi i 5 punonjësve
Në GJKKO janë rivlerësuar masat e marrë për dosjen e shpërthimit në kapanonin e deputetit Bujar Çela, pasi më parë prokuroria dhe gjykata e Fierit kishin shpallur mokompetencë. GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, ndërsa ka konfirmuar pezullimin për 4 punonjësit të IMT Lushnjë dhe një inspektori të bashkisë. SPAK ende nuk ka një akuzë të formuluar për deputetin.
18 Mars 2024, 09:51 -
Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, 3 akuza për deputetin Bujar Çela, dosja drejt SPAK! Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë dhe IMT-së (EMRAT)
Dosja e shpërthimit në kapanonin e deputetit të PS Bujar Çela në Lushnjë do të kalojë në SPAK. Prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit Çela, ndërsa gjykata vendosi pezullimin nga detyra të kreut të IMT në Lushnjë, 3 punonjësve në këtë institucion dhe një inspektori në Bashki.
7 Mars 2024, 16:49 -
Shpërthimi te kapanoni në Lushnjë, burg për sipërmarrësin Leonard Gjini, i autorizuar nga Bujar Çela për ndërtim kapanoni
Gjykata e Fierit la në burg sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve më 1 mars në Lushnjë. Çështja pritet të hetohet nga SPAK pasi gjykata e Fierit shpalli moskompetencë dhe i kaloi aktet për gjykim në GJKKO
7 Mars 2024, 14:54 -
Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve! Sekuestrohen dokumentet e bashkisë! Pritet marrja në pyetje e deputetit PS-së, Çela
Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur në kapanonin në ndërtim në Lushnje ku më 1 mars ndodhi shpërthimi që I mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë.
5 Mars 2024, 10:59 -
Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Magazina në pronësi të Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, asnjë kontroll nga autoritetet
Report Tv siguron dosjen hetimore mbi shpërthimin e fuqishëm në Lushnjë ku vdiqën atë e bir dhe u plagosën 7 persona, mes të cilëve deputeti Bujar Çela. Në dokument thuhet se leja e ndërtimit në emër të Çelës ishte tejkaluar, ndërsa nuk ka pasur asnjë kontroll nga autoritetet.
4 Mars 2024, 16:15 -
Shpërthimi me 2 të vdekur në Lushnjë, nisin hetimet për 3 vepra penale! Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe deputetin PS-së, Bujar Çela
Prokuroria e Fierit ka marrë në duar materialet e referuara nga policia e Lushnjës në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një biznes pasditen e së premtes ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë. Materialet i janë referuar për tre vepra penale ndërsa hetuesit janë në pritje të përgjigjeve te ekspertëve të cilët po kryerjen disa ekspertiza që do të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes
3 Mars 2024, 10:48 -
Shpërthimi në Lushnje/ 'Dje pa vetëdije, sot në reanimacion tek Trauma!' Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, Nasufi: Ka ende cifla në trup
Tre deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela. Deputeti socialist është pronar i kapanonit tek 'Rrethrrotullimi i Plasmasit' në Lushnje, ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën gjithsej 7 persona.
2 Mars 2024, 12:10 -
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkaktoi 2 të vdekur e 7 të plagosur në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela në Lushnje. Ende s'ka një version zyrtar, por Report Tv mëson se po hetohet shkelja e rregullave në punë, dhe shpërdorimi i detyrës për dhënien e lejes së ndërtimit për magazinë me strukturë metalike, poshtë telave elektrikë të tensionit të lartë. Mes të plagosurve dhe vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje.
2 Mars 2024, 09:01 -
U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Çela i nënshtrohet operacionit! Mjeku: Gjendja stabël, por ka dëmtime në bark! Jashtë rrezikut dhe punonjësi
Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, i është nënshtruar operacionit në spitalin e Traumës.
1 Mars 2024, 19:53