-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
Të rinjtë, të cilët janë pjesë e partive politike kanë komentuar zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe jo vetëm. Nikola Kedhi, nga departamenti ‘Brain Gain’ në PD, u shpreh se këto zgjidhje janë vendimtare. Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës është më e keqja që ka pasur vendi.
16 Janar, 19:31 -
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
Të tjera detaje janë zbuluar nga marrëveshja mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për energjinë e rinovueshme. Korniza trepalëshe e partneritetit strategjik përshkruan fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, ndërsa përfshihen kompani gjigande të energjisë.
16 Janar, 18:21 -
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
Partia socialiste vijon të jetë e preferuara e elektoratit në Shqipëri. Sipas sondazhit të Report TV rezulton se 50.5% do t’i jepte sot votën të majtës. Madje në Janar ka një rritje me 2.4% krahasuar me dhjetorin. Të dhënat tregojnë gjithashtu se edhe Diaspora voton PS. Aktualisht ka një rritje të mbështetjes ndaj Ramës nga emigrantët me një pëlqyeshmëri prej 56.1% të tyre.
16 Janar, 17:24 -
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
Vila e ish-dikatorit në zonën e ish-bllokut, është shënderruar në një ambient të hapur e kulturor, e nga sot do të jetë rezidencë artistike për të pritur artistët shqiptarë dhe të huaj në organizimin e ngjarjeve kulturore.
16 Janar, 16:34 -
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë nesër (16 janar) në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
16 Janar, 16:00 -
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
Kreu i PD-së, nën akuzë prej më shumë se një viti për dosjen e aferës “Partizani”, ‘ndërron kostum’ dhe premton luftë korrupsionit. Thotë se do e shpallë ‘vepër penale të rëndë’ nëse do fitojë. Deklaron hetim ndërkombëtar dhe sekuestrim për pronat e zyrtarëvve, (duke harruar çështjet e tij dhe familjes). Luftë dhe kullave që i quajti monumente të krimit të narkoeuros dhe korrupsionit
16 Janar, 12:58 -
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
Projekti i ri parashikon hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë, me një strukturë hotelerie në dispozicion për pacientët dhe familjaret e tyre, por dhe për studentë, mjekë e ekspertë që kanë bashkëpunim me spitalin.
16 Janar, 12:31 -
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
Ky projekt është një nga disa projekte të tjera ku përfshihen zoti Trump dhe familja e tij e zgjeruar, që lidhen drejtpërdrejt me entitete qeveritare të huaja dhe që do të ecin përpara edhe pse Trump do të jetë përgjegjës për politikën e jashtme në lidhje me këto vende.
16 Janar, 11:39 -
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook. Komentuesi ‘ankohet’ se Rama po del shumë në ekran, duke i shkruar në koment se është bërë bozë.
16 Janar, 10:31 -
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
Kryeministri Rama tregoi se “para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane”.
15 Janar, 18:32 -
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
U nënshkrua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. Marrëveshja bashkon Shqipërinë, Italinë e Emiratet Arabe në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
15 Janar, 10:01 -
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
Në gjunjë dhe me foulard (shall mëndafshi i lehtë) si dhuratë. Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.
15 Janar, 09:35 -
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi ku do të firmosë marrëveshjen së bashku me kryeministren e Italisë dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Qeveria synon që brenda mandatit të 4-të prodhimi i energjisë diellore të shkojë në 30 %
15 Janar, 08:56 -
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre
14 Janar, 19:20 -
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve.
14 Janar, 17:12 -
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime qarkut të Tiranës me Blendi Gonxhen dhe Pandeli Majkon. Mbështetje ka çuar edhe në Fier e Vlorë.
14 Janar, 16:11 -
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
DOKUMENTI/ Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar ditën e djeshme me një kërkesë zyrtare kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimet për çështjen “Xibraka”.
14 Janar, 15:20