-
Politikë
Jorida Tabaku takime me qytetarët në njësinë nr 2: PD, në ndihmë të biznesit! Do të eliminojmë fiskalizimin
Tabaku premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre
31 Mars 2021, 16:13 -
Nga janari deri tani bizneset kanë lëshuar mbi 11 mijë fatura elektronike! Drejtoria e Tatimeve: 1400 subjekte kanë nisur fiskalizimin
Mbi 11 mijë fatura elektronike janë lëshuar nga 1 janari deri më tani. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, aktualisht janë 1400 bizneset që kanë lëshuar fatura elektronike për entet publike. Fiskalizimi ka nisur zbatimin momentalisht vetëm për bizneset që lëshojnë fatura për shtetin.
18 Shkurt 2021, 19:01 -
Fiskalizimi, Denaj nga Shkodra: Lehtësohen transaksionet, raportim në kohë reale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike në Shkodër, ku u shpreh se, objektiv është komunikimi i qasjes që ka qeveria shqiptare dhe ministria ndaj procesit të fiskalizimit.
4 Shkurt 2021, 15:21 -
Fiskalizimi/ Denaj vijon takimet: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane
Që prej 1 janarit procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën e parë të implementimit në vendin tonë nga Ministria e Financave. Vetë ministrja Anila Denaj ka qenë sot në një takim në Drejtorinë e Tatimeve në Berat. E shoqëruar nga drejtori Stavri Ceca, Denaj bashkëbisedoi me përfaqësues të enteve publike.
27 Janar 2021, 13:45 -
Fiskalizimi, Denaj: Lufton informalitetin, vaksinimi shpresë për biznesin (VIDEO)
Fiskalizimi do të sjellë formalizim të ekonomisë dhe do të luftojë informalitetin e abuzimet e kryera deri më tani. Ministrja e Financave Anila Denaj tha nga Fieri se sistemet që do të zbatohen do të mbështesin më shumë biznesin.
21 Janar 2021, 14:44 -
Fiskalizimi, Denaj: Rrit të ardhurat me 10%, e nisëm nga një kënetë! Rama: Edhe një mandat ta përmbyllim! Do pastrojmë çibanët
Fiskalizmi ishte kryefjala e konferencës së kryeministrit Edi Rama, ministres Anila Denaj dhe drejtoreshës së Tatimeve. Sipas tyre kjo reformë do të rrisë të ardhurat dhe do i japë fund abuzimeve. Fiskalizimi nuk do të sjellë kosto shtesë për biznesin, por sipas kryeministrit Rama duhet edhe një mandat tjetër qeverisës për ta përmbyllur.
19 Janar 2021, 11:24 -
Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti
Procesi i fiskalizimit është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.
8 Janar 2021, 14:11 -
Nga 1 janari nisi implementimi i fiskalizimit nga 7600 biznese! Drejtoresha e tatimeve për Report TV: Gradualisht dalin nga tregu kasat fiskale
Nga 1 janari më shumë se 7 mijë biznese po lëshojnë për shtetin fatura elektronike. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj sqaron për Report TV se për ata biznese që nuk kanë blerë softuerin do të përdoret portali Self Care pa pagesë. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
4 Janar 2021, 16:40 -
Udhëzuesit/ Fiskalizimi ndryshon raportimin e bizneseve te Tatimet nga 1 Janari! Procedurat që duhen ndjekur nga tatimpaguesit
Nga 1 Janari 2021, bizneset do i nënshtrohen një mënyrë të re të raportimit pranë Tatimeve si pjesë e procesit të Fiskalizimit që nisi me hyrjen e vitit 2021 me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.
3 Janar 2021, 16:55 -
Tatimet: Si të deklaroni librat e shitjes dhe TVSH gjatë periudhës tranzitore të fiskalizimit
Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G. Transaksionet biznese me biznese pa para në dorë fillojnë në korrik dhe procesi më i rendësishëm për transaksionet me para në dorë fillon nga 1 shtatori.
29 Dhjetor 2020, 07:49 -
Fiskalizimi, Ibrahimaj: Sfidë, por do të ulë evazionin! Faza e parë do të nisë në 1 janar 2021, kontrollet në terren vetëm me bazë risku
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht fatura elektronike do të lëshohet nga biznesi për entet publike. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se kjo reformë do të ulë informalitetin si dhe do të çojë në eliminimin gradual të kontrolleve në terren të bizneseve.
28 Dhjetor 2020, 18:38 -
Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht vetëm faturimi drejt sektorit publik do të jetë elektronik, ndërsa prej 1 korrikut, ky standard bëhet i detyrueshëm edhe për marrëdhëniet pa para në dorë midis privatëve. Të fundit që kalojnë në sistemin e ri, janë pagesat me para në dorë, më 1 shtator 2021. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
5 Dhjetor 2020, 18:46 -
FISKALIZIMI/ Skandal, ish monopolistët e kasave fiskale kërcënojnë konkurrencën që do të ulë kostot e biznesit me sistemin e ri
Procesi i fiskalizimit të shitjeve me para në dorë në Shqipëri ishte i pandryshuar prej më shumë se 10 vjetësh. Qeveria Berisha në vitin 2009 autorizoi 5 kompani për tregtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale që do të mundësonin deklarimin ditor të shitjeve. Nga këto, njëra falimentoi, dhe mbetën 4 kompani që sot e kësaj dite ndajnë një treg që qarkullon mes 10 dhe 15 milionë eurove në vit.
5 Dhjetor 2020, 10:46 -
Meta dekreton shtyrjen e fiskalizimin: Kuvendi duhet të kishte vlerësuar më mirë afatet kohore
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtyrjen e fiskalizimit, që pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 dhe është shtyrë për në 2021. Shtyrja e saj është bërë disa herë për shkak të pandemisë dhe kohës që u duhej subjekteve për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.
5 Gusht 2020, 18:56 -
Fiskalizimi, ngrihet Komisioni i përbashkët mes Tatimeve e AKSHI-t për certifikimin e prodhuesve të aplikacioneve dhe mirëmbajtësit
Në urdhër është përfshirë edhe ngritja e një Komisioni të Përbashkët, i cili do të merret me çertifikimin e subjekteve të interesuar për të prodhuar zgjidhjen softëare-ike apo apilikacionin si dhe do të çertifikojë edhe mirëmbajtësit e zgjidhjeve softuerike.
25 Prill 2020, 12:44 -
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
11 Prill 2020, 10:47