-
Ekonomi
'Moratoriumi' i gjobave prej fiskalizimit, bizneset bënë evazion fiskal, nuk lëshuan kuponë tatimor! Ministria e Financave: Shifrat nuk e reflektojnë këtë gjë
Vendimi i qeverisë për të mos pasur gjoba për biznesin në lidhje me fiskalizimin deri më 1 janar 2022, duket se ka sjellë edhe abuzimin dhe përfitimin e këtyre të fundin. Shumë biznese janë duke bërë evazion fiskal, për shkak se nuk po lëshojnë kuponë tatimorë. Për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, deri dje drejtoreshë e Tatimeve, kjo situatë nuk është evidentuar, pasi sipas saj, të ardhurat nuk e reflektojnë këtë tendencë të mos lëshimit të faturave, madje të ardhurat kanë qenë në rritje si në biznesin e vogël edhe atë të madh.
30 Shtator 2021, 11:47 -
Kronikë
Fiskalizimi/ Bizneset e vogla në Shkodër: Të shtyhet me 5 vite për kategorinë tonë, po falimentojmë, mos bëni eksperimente me ne
250 biznese të vogla të Zdrales në Shkodër kërkojnë nga Ministria e Financave shtyrjen me 5 vite të procesit të fiskalizimit për biznesin e vogël dhe mos penalizmin e këtij biznesi. Për tregtarët e Zdrales procesi i fiskalizimit sjell kosto të mëdha shtesë që nuk janë në gjendje t'i përballojnë dhe mund t'i çojnë drejt falimentimit.
14 Shtator 2021, 10:10 -
Ekonomi
Nga sot nis faza e 3-të e fiskalizimit, duhet ta zbatojnë mbi 78 mijë biznese! Denaj: Aplikoni në e-Abania për certifikatë elektronike
Nga sot ka nisur zyrtarisht faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet Biznes-Konsumator. Më shumë se 78 mijë biznese duhet të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje që ju bëjnë qytetarëve. Kjo është faza e tretë e këtij procesi për transaksionet me para në dorë midis bizneseve dhe konsumatorëve.
1 Shtator 2021, 11:05 -
Ekonomi
Nga 1 shtatori nis faza e 3-të e fiskalizimit, duhet ta zbatojnë mbi 78 mijë biznese
Prej ditës së mërkurë më shumë se 78 mijë biznese duhet të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje që ju bëjnë qytetarëve. Kjo është faza e tretë e këtij procesi për transaksionet me para në dorë midis bizneseve dhe konsumatorëve.
31 Gusht 2021, 15:27 -
Ekonomi
Asistencë në vendin e ushtrimit të aktivitetit, DPT vijon zbatimin e planit të masave për Fiskalizimin
Ky plan masash do të zbatohet prej datës 1 Shtator e në vijim, për një periudhe 3-mujore, gjatë së cilës punonjës të trajnuar të Administratës Tatimore do të ofrojnë ndihmën e tyre për tatimpaguesit për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit
25 Gusht 2021, 15:17 -
Ekonomi
Procesi i fiskalizimit, Drejtoria e Tatimeve: Deri më tani 13,633 biznese dhe 9 milionë fatura të fiskalizuara, do të jemi mbështetje për çdo problematik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë lajmin se deri më tani janë 13,633 biznese të Fiskalizuara dhe janë kryer mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara.
29 Korrik 2021, 11:15 -
Ekonomi
Vështirësia e ndërrimit të kasave me fiskalizimin, Drejtoria e Tatimeve zgjidh problemin: Formulari do të jetë shumë i thjeshtë, çregjistrimi përgjegjësi e kompanive
Pas ngritjes së problematikës në Report Tv që bizneset hasin vështirësi në ndërrimin e kasës fiskale pasi 4 kompanitë që ishin ën treg para se ai të liberalizohej e bënin gati të pamundur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur zgjidhjen.
15 Korrik 2021, 12:05 -
Ekonomi
Bizneset duhet të fiskalizojnë faturat deri më 31 gusht! Tatimet: Do lëshohen blloqe tatimore deri në 15 gusht
Të gjitha bizneset do të kenë mundësi që deri në fund të gushtit të lëshojnë fatura nëpërmjet kasave fiskale si dhe të përdorin blloqet tatimore. Drejtoria e Tatimeve thotë se bizneset që nuk kanë nisur fiskalizimin në 1 korrik, dhe vijojnë me sistemin e vjetër kanë afat deri në 31 gusht që të fiskalizojnë transaksionet e tyre.
14 Korrik 2021, 19:57 -
Ekonomi
Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot zgjidhim problemet me formularin për kasat e vjetra! Kemi zgjeruar tregun
Çregjistrimi i kasës fiskale kur ajo nuk përshtatet me fiskalizimin dhe blerja e softuerit të ri ka vënë në vështirësi bizneset. Shkak për këtë është bërë formulari i çregjistrimit në të cilin nuk parashikohet që biznesi mund të kalojë nga një kompani në tjetrën për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Drejtoreshe e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha në Report TV se ky problem do të zgjidhet brenda ditës së sotme.
9 Korrik 2021, 12:30 -
Ekonomi
Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi
Përdorimi i parasë fizike në ekonomi vijon të rritet. Banka e Shqipërisë raporton se paraja jashtë bankave në maj arriti në 2.8 miliardë euro duke u rritur me 317 milionë euro nga viti i kaluar. Shkak për këtë rritje sipas bankës është bërë kërkesa për para si pasojë e pandemisë COVID-19.
2 Korrik 2021, 19:56 -
Ekonomi
S’ka ndryshim afatesh për zbatimin e fiskalizimit! Në 1 korrik nisi për transaksionet biznes-biznes, s’ka gjoba deri në 31 dhjetor
Ka nisur zyrtarisht faza e dytë e fiskalizimit prej 1 korrikut 2021, për transaksionet biznes-biznes. Tanimë të bizneset duhet të fiskalizojnë të gjitha faturat e tyre, dhe të lëshojnë fatura elektronike. Ndërkohë deri në 31 dhjetor të këtij viti nuk do të aplikohen gjoba.
2 Korrik 2021, 16:47 -
Ekonomi
Fillon faza e dytë, mbi 34 mijë biznese nisin zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit
Mbi 34 mijë biznese nisin sot zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit. Kjo është faza e dytë e fiskalizimit, e cila konsiston në fiskalizimin e të gjitha faturave biznes-biznes. Pra prej sot nisin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, të cilët duhet të lëshojnë fatura elektronike
1 Korrik 2021, 10:24 -
Ekonomi
S’ka shtyrje të fiskalizimit! Ministrja e Financave: Shtyjmë vetëm afatin e gjobave për të mos ndëshkuar bizneset
Ministrja e Financave Anila Denaj ka shuar të gjitha dyshimet për mundësinë e shtyrjes së afateve të fiskalizimit, si për marrëdhënien biznes-biznes ashtu edhe biznes-konsumator.
29 Qershor 2021, 18:57 -
Ekonomi
Fiskalizimi/ S'ka gjoba për biznesin deri në 31 dhjetor, kontabilistja: Vendim i drejtë, fiskalizimi i domosdoshëm për ekonominë
Gjatë vitit 2020 nuk do të aplikohen gjoba për bizneset që nuk do të respektojnë ligjin për të implementuar fiskalizimin. Ky propozim që vjen nga Ministra e Financave nëpërmjet një projektligji, është i duhuri thonë kontabilistët, pasi ndihmon bizneset të përshtaten me këtë sistem të ri.
24 Qershor 2021, 19:02 - Politikë
-
Ekonomi
Në 1 korrik nis fiskalizimi i faturave biznes-biznes! Ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022
Ministrja e Financave Anila Denaj fton të gjitha bizneset të nisin procesin e fiskalizimit pasi nuk do të ketë shtyrje. Sipas ministres deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të ketë gjoba për shkeljet që mund të konstatohen.
10 Qershor 2021, 16:59 -
Ekonomi
Fiskalizimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve sqaron: S'kemi të bëjmë me një taksë të re, por modernizim të mënyrës së faturimit
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar procesin e Fiskalizimit, ku thotë se nuk kemi të bëjmë me një taksë të re. Nëpërmjet një video, Ibrahimaj shprehet se Fiskalizimi është reforma e lëshimit të faturës elektronike dhe modernizimi i mënyrës së faturimit.
28 Maj 2021, 20:16 -
Ekonomi
Fiskalizimi/ Ibrahimaj: Jemi sa më afër nevojave të biznesit, ju inkurajoj të aplikoni
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe drejtues të tjerë të lartë, morën pjesë ditën e sotme në Forumin e Biznesit me temë “Fiskalizimi”, i thirrur dhe organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Eventi u organizua në kuadër të fushatës që Administrata Tatimore ka ndërmarrë për informimin, sensibilizimin dhe nxitjen e bizneseve për të nisur zbatimin sa më korrekt të Fiskalizimit.
26 Maj 2021, 15:21 -
Ekonomi
Mbi 49 mijë fatura elektronike u lëshuan në 4 muaj! Në janar-prill 2021 fiskalizimi u zbatua nga 7611 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 1 janar të këtij viti e deri në fund të prillit, 7611 biznese kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Sipas tatimeve brenda katër muajsh Janar-Prill 2021 janë lëshuar mbi 49 mijë fatura elektronike.
10 Maj 2021, 11:38 -
Ekonomi
Anulimi i fiskalizimit, ekspertët: Premtim elektoral i PD-së! Kjo reformë duhet përmirësuar, është i nevojshëm për të ulur informalitetin
Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë premtimit elektoral të Lulzim Bashës anulimin e fiskalizimit. Sipas tyre fiskalizimi është i nevojshëm për të ulur informalitetin por duhet përmirësuar që të jetë plotësisht efikas
13 Prill 2021, 19:56