-
Qeset plastike, prodhuesit bindin Kuvendin: Të rishqyrtohet, penalizon eksportin! Pëllumbi: Do diskutojmë me aktorët në terren
Prodhuesit kanë kundërshtuar ligjin për heqjen e qeseve plastike teksa ishin në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese. Sipas tyre nëse do të frenohej prodhimi i qeseve do të penalizohej eksporti, ndërsa komisioni vendosi të ridiskutojë me hartuesit e projektligjit për disa ndryshime të bëra nga biznesi i vendit.
7 Shkurt 2022, 22:30 -
Nga 1 qershori jo më qese plastike, ministrja e Turizmit: Gjoba deri 1.5 mln lekë për bizneset, deri 100 mijë lekë për qytetarët! Opozita: Vendimi godet prodhuesit e qeseve
Pas 3 vitesh i pezulluar, qeveria i rikthehet edhe një herë ndalimit të përdorimit të qeseve plastike. Prej 1 qershorit 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike. Gjoba deri 1.5 mln lekë për bizneset, deri 100 mijë lekë për qytetarët.
2 Shkurt 2022, 20:48 -
Ekonomi
Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2022, 500 milionë euro i merren turizmit dhe i shkojnë fondit rezervë për bashkitë
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar dhe ka miratuar nen për nen paketën fiskalet vitit 2022, vetëm me votat e mazorancës. Projektligji për taksën kombëtare,- ku përfshihet taksa 65 lekë për karburantin që furnizohen jahtet dhe taksën për qumështin pluhur dhe nënproduktet e tjera, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pa asnjë diskutim apo kundërshtim nga deputetët.
18 Nëntor 2021, 11:57 -
Ekonomi
Ndotja e mjedisit, ministrja e Turizmit: Task-forcë për pastrimin e plehrave në verë në 4 bashki bregdetare! 199 landfille të paligjshme në Shqipëri
Gjatë verës bashkitë që veç banorëve të tyre presin edhe turistë që zgjedhin bregdetin, kanë ndotjen më të madhe në vend. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të ngrihet një taskë Forcë me fond 205 milionë lekë të rinj, për të pastruar bashkitë më problematike, të Kavajës, Durrësit, Himarës e Sarandës. Ajo zbuloi se në vend janë 199 vende të paligjshme të depozitimit të mbetjeve.
9 Nëntor 2021, 14:23 -
Ekonomi
Biznesi kundër taksës së gazit dhe rimbursimit të TVSH! Jaka: S'mund të taksosh qumështin pluhur pa taksuar produktet e tjera me këtë bazë! 88% e kësaj industrie është informale
Bizneset në të gjitha sektorët e ekonomisë në sinkron me njëri-tjetrën kundërshtuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese paketën fiskale të vitit 2022. Sipas tyre paketa është e pa-konsultuar, rëndon biznesin dhe duhet të rishikohet.
8 Nëntor 2021, 13:44 -
Ekonomi
Bizneset kundër paketës fiskale: Na godet, tërhiqeni! Agrobiznesi: Taksat për bujqësinë do rrisin importin
Bizneset në të gjitha sektorët e ekonomisë në sinkron me njëri-tjetrën kundërshtuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese paketën fiskale të vitit 2022. Sipas tyre paketa është e pa-konsultuar, rëndon biznesin dhe duhet të rishikohet.
8 Nëntor 2021, 10:49 -
Ekonomi
Debate në Komision/ Ministria e Financave: Është abuzuar me gazin! PD kundër taksës 6%: Rëndon familjet!
Opozita është kundër vendosjes së taksës së gazit për konsum familjar, me argumentin se rëndon buxhetin familjar, ndërsa zëvendësministrja e Financave tha se vendimi është marrë për shkak të abuzimeve.
5 Nëntor 2021, 22:09 -
Politikë
"Do krijojmë akademi barinjsh!"/ Korreshi-Krifcës: Kryebaresha nga Blloku, do rimbursoni guna leshi për barinjtë e rinj?
Korreshi shkruan se qeveria nuk mund të ketë një ministre Bujqësie që ka lindur në bllok. Teksa e quan atë Kryebareshë, e pyet ministren Krifca nëse do të rimbursojnë guna leshi për barinjtë e rinj.
5 Nëntor 2021, 20:00 -
Ndryshon ligji/ Sigurimi për automjetet të caktohet në bazë të shkeljeve që kanë bërë drejtuesit! Deputetët e shtyjnë, është i paqartë
Ka pasur debate në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për aplikimin sistemit bonus-malus, që parashikon se kosto e sigurimit për automjetet të përcaktohet në bazë të riskut që ka çdo drejtues mjeti. Ky projektligj i ri parashikon rritje të vlerës së dëmshpërblimit dhe ulje të afateve për të marrë paratë nga shoqëritë e sigurimit.
17 Shkurt 2021, 20:49 -
Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit
Pavarësisht kundërshtive të Ministrisë së Financave për heqjen e taksës së rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës për vitin 2021.
7 Dhjetor 2020, 20:29 -
Feja dhe etnia me dëshirë! CENSI miratohet në komision! INSTAT rrëzon Beqajn: Orientimi seksual vetëm në anketë
Është miratuar pas dy vitesh në Komisionin e Veprimtarisë projektligji për Censin e Popullsisë dhe të Banesave. Diskutimet u përqendruan tek deklarimi i etnisë dhe fesë, edhe pse ajo do të jetë një përgjigje me dëshirë. Ndërkohë propozimi që ka bërë më shumë bujë ka qenë i deputetit Ilir Beqaj i cili kërkoi që në pyetësor të përfshihet edhe orientimi seksual por që nuk është pranuar. Censi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
3 Nëntor 2020, 16:22 -
Tatim nga 15%-50% për hidrokarburet, financat: Deri tani tatim fitimi nuk ishte i njëjtë për çdo kompani
Kompanitë që operojnë në sektorin e operacioneve hidrokarbure do të paguajnë tatim fitim nga 15% deri në 50% nga viti 2021. Në këtë tatim do të përfshihen edhe nën-kontraktorët ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Praktikë që deri më sot ka sjellë një gropë financiare në buxhetin e shtetit.
13 Tetor 2020, 09:26