-
Ndërron jetë nga COVID vëllai ish-deputetit të PD-së, QSUT reagon pas denoncimit të vajzave: I janë kryer të gjitha shërbimet, ishte në gjendje shumë të rëndë
QSUT sqaron se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.
16 Shkurt 2021, 13:44 -
'Më morën portofolin me lekë të babait tek Infektivi!' Vajzës i kthehen sendet personale pas shqetësimit të ngritur në media! QSUT: Nuk kishte mjet identifikimi
Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo. Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj
16 Shkurt 2021, 12:35 -
Skandali i 'Tires'/ Urdhër i ri në spitalin Infektiv, nga sot nuk lejohet që të futen ushqime te pacientët nga të afërmit
Sipas një urdhri të ri në spitalin Infektiv, duke nisur nga dita e sotme nuk do të lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar. Ky urdhër i ri u është komunikuar familjareve sot të cilët shkonin në spital për të sjellë ushqime për të afërmit që kanë të shtruar. Të afërmit do të lejohen që tu dërgojnë familjarëve të shtruar vetëm sende personale, si rroba.
11 Shkurt 2021, 11:03 -
I vodhi pacientit me COVID 60 mijë lekë, lihet në burg infermierja e Infektivit: Jam penduar, e bëra për arsye ekonomike! Tentonte vazhdimisht në bankomate por llogaria s'kishte më para
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin, e cila i vodhi 60 mijë lekë nga pacienti me COVID i cili më pas humbi jetën.
28 Janar 2021, 11:40 -
532 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë/ Humb jetën aktori Valter Gjoni, i infektuar edhe rektori i Vlorës
Gjithashtu në 24 rë janë shëruar nga koronavirusi 100 persona, por numri i të shtruarve ka vijuar të rritet, ku në 3 spitalet COVID ndodhen 389 pacientë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar nbë gjendje të rëndë.
14 Nëntor 2020, 16:22 -
'Me orë të tëra për një lajm të mirë'/ Pacientet me COVID brenda spitaleve, familjarët në ankth jashtë!
Infektivi dhe Shefqet Ndroqi janë spitalet që trajtojnë të prekurit me covid-19, por ndërsa pacientët janë brenda, jashtë qëndrojnë familjarët që presin të marrin lajme për të afërmit apo për tu sjellë sende personale e ushqime. Panorama është e njëjtë çdo ditë në këto dy spitale, me qytetarë me maska që presin me orë të tëra dhe në duar mbajnë qeset e mbushura plot.
11 Gusht 2020, 21:28 -
PD: Gënjeu me pamjet te Infektivi, Manastirliu të japë dorëheqjen, SPAK të nisë hetimet, në shëndetësinë e Ramës serumet në shishe uji
Në videon e postuar dje nga ministrja, që Spahia i kërkon dorëheqjen, shfaqen disa të sëmurë duke rënkuar, mes tyre një e moshuar, që sipas ministrisë ishte te Infektivi, por ish-deputeti demokrat thotë se qytetari e ka njohur gjyshen e tij, e cila nuk ka qenë e infektuar me COVID dhe se gjithçka që paraqet ministria është false.
19 Korrik 2020, 14:43 -
Apeli i Piperos: Po preken edhe moshat e reja, ju lutem na dëgjoni, maskë e distancim! Mjeku i familjes duhet të përfshihet më shumë
Në total në Shqipëri janë kryer 3380 teste serologjike në personel shëndetësor, ku 6% e tyre kanë rezultuar pozitiv. Pipero, thotë se niveli i pozitivitetit në botë është më i lartë se në Shqipëri
26 Qershor 2020, 12:03 -
COVID-19 merr 3 jetë në 24 orë! Edhe 2 pacientë tek Infektivi nuk ia dolën, shkon në 41 numri i viktimave
Prej disa ditësh në vendin tonë vijon të rritet jo vetëm numri i të infektuarve por edhe numri i viktimave me koronavirus, ku gjatë pasdites së sotme kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke bërë që në 24 orë të regjistrohen 3 të vdekur me COVID-19. Viktimat janë një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra, të dy vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin të shtruar te Spitali Infektiv.
18 Qershor 2020, 20:05 -
'Infektivi' pajiset me 30 respiratorë të rinj për pacientët me COVID, ndihmë nga Norvegjia, Zvicra dhe OKB-ja
30 respiratorë të rinj i janë shtuar 'Infektivit' nga mbështetja e Zvicrës, Norvegjisë dhe PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në ndihmë të personave që janë në terapi intensive me COVID-19.
16 Qershor 2020, 13:31 -
Kryeinfermierja e Infektivit për Report Tv: Dita ndërkombëtare e jona të shërbejë si reflektim për kushte dhe paga më të mira! (VIDEO)
Dita ndërkombëtare e infermierëve, për kryeinfermieren e spitalit Infektiv në QSUT, Merita Zefa duket të shërbejë si reflektim për kushte më të mira pune dhe rritje pagash. Nga seminaret e vitit të kaluar, sot kjo ditë për Meritën dhe shumë kolege të tjera është brenda spitalit infektiv, aty ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shërbim të pacientëve të prekur me koronavirus mes sakrificave të shumta!
12 Maj 2020, 13:26 -
E shoqëruar nga mjekët nënë Hikja lë Infektivin, mposht koronavirusin (VIDEO)
77-vjeçe, por mosha nuk e penalizoi aspak nënë Hiken për të dalë triumfuese nga beteja e saj me koronavirusin. Sot nënë Hikja nga Fushë-Kruja ka lënë spitalin Infektiv për t'iu bashkuar familjarëve të saj.
3 Maj 2020, 18:43