Kryeinfermierja e Infektivit për Report Tv: Dita ndërkombëtare e jona të shërbejë si reflektim për kushte dhe paga më të mira! (VIDEO)

TIRANË- Dita ndërkombëtare e infermierëve, për kryeinfermieren e spitalit Infektiv në QSUT, Merita Zefa duket të shërbejë si reflektim për kushte më të mira pune dhe rritje pagash. Nga seminaret e vitit të kaluar, sot kjo ditë për Meritën dhe shumë kolege të tjera është brenda spitalit infektiv, aty ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shërbim të pacientëve të prekur me koronavirus mes sakrificave të shumta!  

"Çdo kush do donte që të të kemi kushte edhe më të mira, paga edhe më të mira. Kush nuk do e donte, e kemi pagën e premtuar nga Rama dhe jemi falenderues. Këto kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim për kushte më të mira dhe pagë", tha ajo.

Më nje ndjenjë krenarie dhe një buzëqeshje në fytyrë, që nuk e reflektojnë aspak lodhjen e bërë, Merita shprehet se nuk i priste buqetat me lule të dhuruara nga deputetët e PS-së. Një gjest simbolik, por që për të, thotë shumë.

"Nuk e prinim që do na bënin kaq shumë surpriza, po rikujtonim çfarë kishim bërë më parë. U suprizuam shumë, u gëzuam me aq pak gjëra dhe i falenderojmë shumë. Ne jemi një staf që kemi punuar në këto momente të vështira, kemi pasur frik, ndoshta më shumë stres. Kemi punuar me diagnoza të rrezikshme dhe më parë, dimë si të mbroheshim të visheshim, por mesa duket ia kemi dalë me sukses", u shpreh Merita.

Edhe pse është në vijën e parë të luftës me COVID-19, kur ndalet te sakrificat që i janë dashur të bëjë, lista është shumë e shkurtër.

"Sakrificat janë të ndryshme, këto pacientë janë persona të vetëm që nuk gëzojnë asnjëlloj shërbimi nga familjarët e tyre, ku çdo gjë e marrin nga infermierët, shtrihen, ushqehen, për nevojat personale. Ne ndihemi të vlerësuar, por edhe vetëkrenar për atë se çfarë kemi bërë, se shikojmë që ia kemi dalë me sukses, kemi pasur një unitet dhe stafi mjekësor dhe të gjithë së bashku. Përveç falenderimit për infermierët, të kenë kujdes se kjo nuk është diçka si e prerë", përfundoi Merita.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri