-
Durrës- Vetëm një javë kohë, banorët refuzojnë të aplikojnë on-line: Pallatit t'i bëhet vlerësim të thelluar (VIDEO)
Banorët e pallatit nr 8 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit refuzojnë të aplikojnë online në zyrat e Bashkisë për të përfituar rindërtim ose rikonstruksion të banesave të dëmtuara nga tërmeti, pasi sipas tyre pallati nuk është klasifikuar në shkallën e duhur sipas dëmtimit të ka.
21 Shkurt 2020, 18:32 -
28 shkurti afati i fundit për të përfituar nga rindërtimi/ Dy dokumentet e vetme që nevojiten
Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative gjer më 28 shkurt, për të plotësuar formularin online, përmes të cilit përfitojnë nga programi i rindërtimit, më vonë do të jetë e pamundur.
21 Shkurt 2020, 17:12 -
Fondet e Konferencës së Donatorëve, banorët e Thumanës optimistë: InshAllah ndërtohen sa më shpejt shtëpitë (VIDEO)
Banorët e Thumanës janë optimist që banesat e tyre do të ndërtohen, sidomos pas Konferencës së Donatorëve ku Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro për rindërtimin e dëmeve nga tërmetit i 26 nëntorit. Por nuk mungon dhe skepticizmi.
19 Shkurt 2020, 17:23 -
Rama flet me shifra, ja skenari më optimist i qeverisë: Akademinë e Transparencës e kërkova unë
Kryeministri Edi Rama ka folur pas Konferencë së Donatorëve duke e cilësuar shumën e marrë nga prej 1.15 miliardë euro përtej pritshmërive dhe kaloi edhe skenarin më optimist të hartuar nga qeveria e tij.
18 Shkurt 2020, 21:53 -
'Konferenca e Donatorëve i rriti pikë Ramës", Erl Murati: Ky 'Valentin' mes BE e Shqipërisë të shfaqet gjatë integrimit
Në studion e Report TV, analisti Erl Murati e cilësoi Konferencën e Donatorëve një lajm të mrekullueshëm për shqiptarët dhe se mbledhja e 1.15 miliardë eurove ishte meritë e punës në Bruksel nga qeveria shqiptare dhe vetë kryeministrit Rama duke i rritur edhe më shumë pikë vetes.
18 Shkurt 2020, 19:14 -
Ndihmat 1.15 miliardë € për Shqipërinë/ Sa para ka mbledhur BE-ja për Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë?
Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatura e rindërtimit arrin në rreth 1 miliardë euro. Për të ndihmuar qeverinë shqiptare të përballojë kostot e tragjedisë, Komisioni Europian po organizon një konferencë donatorësh, me shpresën se shuma që do të mblidhet do të jetë e mjaftushme për përballimin e dëmeve.
18 Shkurt 2020, 12:37 -
DW: 1,15 miliardё euro për Shqipёrinё, kurrë më parë s'janë mbledhur kaq fonde
17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.
17 Shkurt 2020, 22:24 -
Konferenca e Donatorëve/ Palmer dhe Soreca: E gjithë bota u bë një për Shqipërinë. Fondet tejkaluan pritshmëritë (VIDEO)
Pas konferencës së Donatorëve i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca folën për Report Tv duke shprehur lumturinë e tyre se u arritën të mblidheshin më shumë fonde nga sa ishin pritshmëritë dhe se e gjithë bota u bë një e vetme për të ndihmuar Shqipërinë.
17 Shkurt 2020, 19:47 -
'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
17 Shkurt 2020, 18:59 -
'Nuk përfitova bonus qiraje dhe jam invalid', familja rikthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti (VIDEO)
Familja Kola me 4 anëtarë pasi u largua nga hoteli ku qëndronte e strehuar për më shumë se 2 muaj është rikthyer në banesën e shpallur të pabanueshme tek ish-konviktet në Laç. Kjo familje nuk ka përfituar bonusin e qirasë, për shkak se nuk kanë dokumente për shtëpinë të cilën e kanë blere me një akt noterial disa vite më parë.
17 Shkurt 2020, 17:15 -
Ndikimi i tërmetit, Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare
Banka e Shqipërisë paralajmëron lehtësim të politikës monetare, që mund të sjell ulje të normës bazë të interesit, për shkak të goditjes që ka marrë ekonomia nga tërmeti. Sipas raportit të politikës monetare tërmeti ndikoi negativisht në inflacion dhe si dhe solli ulje ekonomike.
13 Shkurt 2020, 14:59 -
Rama: Tender ndërkombëtar për ndërtimin e shtëpive private për të prekurit nga tërmeti! Gati modelet...Ahmetaj: 10023 banorë ende në çadra!
Mbledhja ka nisur në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në këtë faze po diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti. Kryeministri Rama në fjalën e tij ka theksuar se zonat si Thumana, Laçi dhe Shijaku do të nisin më shpejtë zbatimin e projekteve për shkak se situatat është më urgjente.
12 Shkurt 2020, 09:29 -
Banorët kërkonin vlerësim të thelluar të pallatit, Bashkia e Durrësit: Nuk ka nevojë, ka dëme në muraturë, jo në strukturë
Rreth një javë pas protestës së banorëve, Bashkia e Durrësit ka dhënë sqarime, duke thënë se pallati në të cilën ata jetojnë ka dëme në muraturë dhe jo në strukturë. Për pasojë, njofton Bashkia, nuk ka nevojë për një ekspertizë të theluuar, por fton banorët që të bëjnë aplikimin për të përfituar nga programi i rindërtimit.
9 Shkurt 2020, 15:10 -
Miratohet shembja e dy pallateve në Lezhë, Ndreu: Kemi 2 mln euro donacione
Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar shembjen e 2 pallateve të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se janë siguruar 2 milion euro donacione të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtyre pallateve dhe të 9 banesave në lagjen "Sheher".
6 Shkurt 2020, 20:11 -
Shëngjin- Hiqen nga lista e trajtimit ushqimor dhe duhet të lënë hotelet/Banorët: Ku të shkojmë vetëm të dalim para makinave
Banorët e Kurbinit të cilët janë të strehuar prej 2 muajsh në hotelet e Shëngjinit pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesat janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor si dhe duhet të lirojnë hotelet ku janë strehuar pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me këto subjekte.
5 Shkurt 2020, 19:51