-
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Trafik droge në Francë më 2022 (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me autoritetet e Lionit dhe drejtësisë franceze, çmontuan grupin me 19 persona. Dosja dërgohet në GJKKO për proces ndaj 3 të dyshuarve, me akuza të rënda. Hetimet nisën më 2023 në Shqipëri dhe më 2022 në Francë. Dy prej tyre me nga dy identitete
30 Dhjetor 2024, 10:54 -
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka vendosur në masën e arrestit në burg për Sh.C., oficer i policisë gjyqësore në Komisariatin e Dibrës, pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 3000 euro për të favorizuar një të pandehur në një çështje penale.
28 Dhjetor 2024, 16:01 -
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni. Do vriteshin vëllezërit Nela për hakmarrje, strehuan dhe killerin e penduar Nuredin Dumani. Akuzë dhe për narkotrafik. Bujar Ajetit i pushohet çështja vetëm për armëmbajtje
27 Dhjetor 2024, 16:23 -
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin! Vendimi më 3 janar (EMRI)
Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e SPAK kundër vendimit të gjyqtares së së GJKKO-së Floreja Davidhi për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
27 Dhjetor 2024, 12:38 -
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj, të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterike
25 Dhjetor 2024, 20:37 -
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
Megjithëse ka kaluar dy ditë nga vendimi i formës së prerë, i Gjykatës së Posaçme të Apelit që dënoi me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn, vendimi ende nuk është ekzekutuar. Policia nuk ka mundur të gjejë të dënuarin në banesën e tij. Sipas TIMS, Frrokaj rezulton në Shqipëri.
25 Dhjetor 2024, 13:07 -
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, jep 2 vite dhe 8 muaj burgim, GJKKO e shkallës së parë dha 1,4 vite për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës. Frrokaj ka përfituar nga amnistia në muajin Prill për çështjen e parë, duke u liruar. Dy zyrtarët e tjerë dënohen respektivisht me 1,4 vite dhe 5 vite shërbim prove, u prish pafajësia. Largim dhe nga funksionet publike për 5 vite
23 Dhjetor 2024, 14:17 -
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
SPAK ka pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Të tre tashmë akuzohen për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që rrit ndjeshëm masat e dënimit në shpallen fajtor.
23 Dhjetor 2024, 11:03 -
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
Drejtuesit e 'Djathtas 1912' në deklaratën për mediat"Djathtas 1912" deklaroi sot mbështetjen dhe votën pro në Kuvendin e Shqipërisë, për ‘çdo nismë l
21 Dhjetor 2024, 18:10 -
‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
Themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë, tha se partia e tij mbështet SPAK dhe zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Ai hodhi akuza se partitë e tjera poltike po minojnë punën e këtij institucioni të drejtësisë. E para parti që shpreh votën pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK: Të vetmit që luftojnë korrupsionin!
21 Dhjetor 2024, 12:50 -
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
21 Dhjetor 2024, 10:50 -
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
Treshja e të pandehurve u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Tre krimet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020, ndaj po kaq personave, mes tyre dhe Sanxhaktari
20 Dhjetor 2024, 13:47 -
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës
20 Dhjetor 2024, 13:11 -
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Biznesmeni kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, të datës 23 dhe 29 Korrik 2023, që e linte atë dhe të tjerët në paraburgim me akuzat përkatëse, të Apelit të GJKKO, i marrë më 31 Gusht të vitit të kaluar dhe të Gjykatës së Lartë, më 22 Dhjetor 2023
19 Dhjetor 2024, 15:07