-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj, të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterike
25 Dhjetor, 20:37 -
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
Megjithëse ka kaluar dy ditë nga vendimi i formës së prerë, i Gjykatës së Posaçme të Apelit që dënoi me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn, vendimi ende nuk është ekzekutuar. Policia nuk ka mundur të gjejë të dënuarin në banesën e tij. Sipas TIMS, Frrokaj rezulton në Shqipëri.
25 Dhjetor, 13:07 -
Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja
Rana e HedhunVendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të GJKKO çon drejt konfiskimit edhe sipërfaqen me 66 mijë metra katrorë truall në zonën e bregdetit të Lezhës, te “Rana e
23 Dhjetor, 15:23 -
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, jep 2 vite dhe 8 muaj burgim, GJKKO e shkallës së parë dha 1,4 vite për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës. Frrokaj ka përfituar nga amnistia në muajin Prill për çështjen e parë, duke u liruar. Dy zyrtarët e tjerë dënohen respektivisht me 1,4 vite dhe 5 vite shërbim prove, u prish pafajësia. Largim dhe nga funksionet publike për 5 vite
23 Dhjetor, 14:17 -
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
SPAK ka pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Të tre tashmë akuzohen për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që rrit ndjeshëm masat e dënimit në shpallen fajtor.
23 Dhjetor, 11:03 -
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
Drejtuesit e 'Djathtas 1912' në deklaratën për mediat"Djathtas 1912" deklaroi sot mbështetjen dhe votën pro në Kuvendin e Shqipërisë, për ‘çdo nismë l
21 Dhjetor, 18:10 -
‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
Themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë, tha se partia e tij mbështet SPAK dhe zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Ai hodhi akuza se partitë e tjera poltike po minojnë punën e këtij institucioni të drejtësisë. E para parti që shpreh votën pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK: Të vetmit që luftojnë korrupsionin!
21 Dhjetor, 12:50 -
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
21 Dhjetor, 10:50 -
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
Treshja e të pandehurve u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Tre krimet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020, ndaj po kaq personave, mes tyre dhe Sanxhaktari
20 Dhjetor, 13:47 -
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës
20 Dhjetor, 13:11 -
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Biznesmeni kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, të datës 23 dhe 29 Korrik 2023, që e linte atë dhe të tjerët në paraburgim me akuzat përkatëse, të Apelit të GJKKO, i marrë më 31 Gusht të vitit të kaluar dhe të Gjykatës së Lartë, më 22 Dhjetor 2023
19 Dhjetor, 15:07 -
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
Në kërkim prej vitit 2021, Mikael Qosja mbante edhe mbiemrat Kamami dhe Stefo. Dyshohet se fshihet në Spanjë, pezullimi sepse nuk është njoftuar ende për procesin. I dyshuar si një nga autorët e vrasjes së trefishtë në Dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, (vëllai i të penduarit Erion Alibej), Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk, Erdal Durunay
18 Dhjetor, 14:03 -
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
Konfiskohen 4 pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e Alket Hatijas. I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë gati dy dekada më parë. Operacioni kodohet 'Konfiskimi'
18 Dhjetor, 12:15 -
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme. SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur. Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim, si dhe Radovan Çelës e Astrit Vladit
18 Dhjetor, 11:58 -
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
Seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit u shty pasi Gjykata e Posaçme u la kohë avokatëve të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë. Mediu tha pas seancës se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.
18 Dhjetor, 10:56 -
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me sulmet e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.
17 Dhjetor, 19:27 -
Kryemadhi: Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë, atëherë s'isha as e fejuar dhe as e martuar! Jetoj me të që nga 1998
Pas vendimit të Apelit të GJKKO që i hoqi sekuestron e vilës së nënës, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë p
17 Dhjetor, 14:02 -
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
Gjykata e Posaçme e Apelit mori vendim t’i kthejë vilën Fatime Kryemadhit, por jo vajzës së saj Monika. Ish-kryetarja e LSI paralajmëroi padi deri në Strasburg dhe pohoi se prokurori e pranoi se të dyja vilat ishin të ligjshme.
17 Dhjetor, 11:34 -
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmtonte imazhin pasi kishte dëshmi kofidenciale. Kjo kërkesë hasi kundërshtimin e avokatëve dhe vetë të pandehurve. E cilësojnë Dumanin si mashtrues. GJKKO vendos që dëshmitë e 3 bashkëpunëtorëve të dëgjohen me dyer të mbyllura, pala tjetër ikën nga salla
17 Dhjetor, 09:40 -
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
Me vendim të GJKKO-së, janë konfiskuar 27 pasuri të klanit Farruku, ndërsa është hequr sekuestroja për 40 pasuri të tjera. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farrukut, si dhe të afërmve të tyre.
17 Dhjetor, 09:04 -
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Më datë 6 janar 2025 do vendoset nëse dosja e Berishës do të kalojë për gjykim. Sot Prokuroria përfundoi leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
16 Dhjetor, 11:20 -
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO
SPAK ka ankimuar vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Teksa bëhej ky ankimim, Berisha nga selia e PD akuzoi Altin Dumanin si kreu i një organizate kriminale. Sulmoi edhe Vettingun duke thënë se ishte një proces që ktheu drejtësinë në degë të ekzekutivit.
16 Dhjetor, 13:07 -
Meta xheloz se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time
Monika Kryemadhi habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO. Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Shku
16 Dhjetor, 13:23 -
‘Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend’, Kryemadhi: Vrava gjurin në palestër
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar se përse u paraqit me bastun në Apelin e GJKKO. Kryemadhi tha se ka vrarë gjurin në palestër, ndërsa me shaka shtoi se është trendi dhe i pëlqen."Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen sh
16 Dhjetor, 12:50 -
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
Ish-kryetarja e LSI Monika Krymadhi u paraqit sot në Apelin e Gjykatës sw Posaçme duke u mbështetur në një bastun, për të kundërshtuar masën e sekuestros për 2 vilat në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë.
16 Dhjetor, 12:46 -
Konflikti në Kushtetuese/ Berisha mbron Holta Zaçajn, sulmon kryetarin e Gjykatës së Lartë: Narkoshtet
Kreu i PD Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.Ai tha se Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, shkeli ligjin kur nisi procedurat për ta zëvendësuar Zaçajn.Berisha e konsideroi drejtësi bandash dhe narkoshtet.'Ku shkru
13 Dhjetor, 14:48 -
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
Pa kaluar as 2 javë, kur GJKKO ndryshoi masën e sigurisë, duke e liruar nga 'arresti shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha bën thirrje për skenare dhune. Në një konferencë për media Berisha, ditën e sotme u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që jetojnë nëpër botë që të protestojnë jashtë ambasadave shqiptare.
13 Dhjetor, 14:22 -
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
Policia e kryeqytetit ka ndaluar fillimisht një 33-vjeçar të akuzuar për prodhim e shitje droge, me masë “arrest me burg” nga Gjykata, kurse më pas edhe 26-vjeçarin e dënuar me 8 muaj burgim nga GJKKO, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
12 Dhjetor, 15:51 -
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
Tjetër seancë paraprake maratonë te GJKKO për dosjen e Sterilizimit që ka hapur SPAK, me 8 të pandehur. Ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj japin shpjegime, Beqaj përsëri me shishe uji me vete
12 Dhjetor, 15:26 -
GJKKO dënon me 4 vite burg në total 2 të pandehur për korrupsion, Arben Tusha ish-zyrtar i Burgjeve! Përfitojnë gjykim të shkurtuar, njërit i kthehet shërbim prove
SPAK i çoi në gjyq pas denoncimit më 2022 nga një qytetar, që tha se Arben Tusha i mori 600 euro për t'i pastruar dëshminë e penalitetit, pasi punonte te zyra e Gjendjes Gjyqësore. GJKKO ka dhënë 3 vite burgim i konvertuar në 2 vite izolim për Tushën, dhe 1 vit heqje lirie e konvertuar në 8 muaj për Ded Ndojin, por i kthyer përfundimisht në 16 muaj shërbim prove
11 Dhjetor, 15:33 -
Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc
Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të avokatit të Bardhit dhe për shkak të mungesës së tij në Londër. Ish-drejtori i policisë në Shkodër, Sula paditi Bardhin pas akuzave të bëra në Kuvend më 12 shtator, lidhur me komunikimet e zbuluara nga Sky Ecc.
11 Dhjetor, 13:04