-
Mblidhet në Mat me urgjencë Këshilli i Sigurisë, kryebashkiaku Malaj: Situata me COVID-19 shqetësuese, të parandalojmë përhapjen
Në Bashkinë e Matit janë konstatuar persona të infektuar me COVID që lëvizin në vende publike, lokale, tregje, rrugë, farmaci, sheshe, etj, duke krijuar premisa për infektimin e qytetarëve. Këtë e ka deklaruar sot Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj, i cili mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurisë për shkak se situata e krijuar nga pandemia është shqetësuese.
3 Dhjetor 2020, 12:14 -
Akademia e Shkencave, 4 rekomandime për përballimin e situatës COVID, Sulçebe: Të frenohet përdorimi masiv i antibiotikëve e kortizonit (VIDEO)
Akademia e Shkencave në ndjekje të menaxhimit të situatës së pandemisë në vend rekomandon testim masive të popullatës, gjurmim të kontakteve të të prekurve dhe shtrëngim të masave për të pasur në kontroll numrin e të prekurve. Akademiku Genc Sulçebe, bëri me dije se në studimin e Akademisë së Shkencave rol kyc kanë mjekët e familjes dhe ata ambulator, ndërsa rekomandon kufizimin e përdorimit masiv të antibiotikëve e kortizonëve.
3 Dhjetor 2020, 10:10 -
Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor
Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta me një vlerë totale 496 milionë lekë. Tenderi i hapur këtë të mërkurë do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti dhe afati i kontratës do të jetë 12 muaj.
2 Dhjetor 2020, 16:14 -
PA AFAT! Ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00! Universitetet online
Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat afat! Pra do të ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00 teksa Universitetet do vijojnë mësim online.
2 Dhjetor 2020, 07:57 -
3 javë nga kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, nesër përfundon ora policore! Komiteti pritet të vendosë masat e reja
Nesër më datë 2 dhjetor do të përfundojë kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.
1 Dhjetor 2020, 21:20 -
Epidemiologu Alimehmeti në Report Tv: Shifrat e të shëruarve nga COVID janë më shumë, të mos mbetemi te vdekjet
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë të dhënë për Report Tv, është shprehur se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë që shumica e të infektuarve me COVID-19 ia dalin me sukses në këtë betejë
1 Dhjetor 2020, 17:54 -
Situata e COVID/ Rama: S’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit, por s’përjashtohet si mundësi! 2 arsyet pse u mbyllën Universitet dhe jo baret
Në bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve.
1 Dhjetor 2020, 17:14 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:51 -
Komisioni i Ekonomisë miraton dy projektligje të rëndësishme! I jep ‘OK’ ratifikimit të marrëveshjes së huas me BERZH për reagimin ndaj emergjencës COVID
Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e radhës dy projektligje, atë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri” si edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”
1 Dhjetor 2020, 16:44 -
Të bëhesh mjek pa 'shkelur' në spitale, i riu nga Kruja rrëfen vështirësitë e mësimit online mes problemeve ekonomike: Laptop s'kam, leksionet i marr në celular
Enriko Paluka është njëri prej shumë studenteve që mëson online nga shtëpia. Ai është student i Mjekësisë dhe ka rrëfyer për Report Tv vështirësitë e mësimit online, e sidomos kur do të duhet të studiosh lëndët e mjekësisë pa bërë praktikë. Po kështu Enriko ka folur edhe për vështirësitë ekonomike.
1 Dhjetor 2020, 16:31 -
PD: 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë! Heshtja e qeverisë është pranim i vjedhjes
Ish deputetja e PD-së, Oriola Pampuri vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me pajisjes dhe mjetet për mbrojtjen anti-covid për bluzat e bardha duke thënë se ato blihen tre herë më shtrenjtë nga normalja dhe se klanet e qeverisë janë duke u pasuruar në kurriz të shqiptarëve.
1 Dhjetor 2020, 15:58 -
Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje (FOTO)
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka mbushur 30 vjeç. Për këtë, ajo ka menduar të organizojë një festë të vogël në Londër. Ajo ndërkohë është gjobitur me 10 mijë euro, për shkeljen e rregullave. Tani të vijmë në Tiranë. Pak ditë më parë, një festë të ngjashme organizoi edhe Bes Kallaku. Ai kishte ftuar mes të tjerëve, edhe vetë presidentin e vendit dhe bashkëshorten e tij.
1 Dhjetor 2020, 15:16 -
Në 4 ditë 1552 qytetarë të gjobitur se u kapën në rrugë pa maskë! 16 të tjerë u ndëshkuan se dolën pas orës 22:00
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë gjobitur pasi janë kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë. Më konkretisht, gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar 1552 qytetarë, të cilët janë gjobitur me 3 mijë lekë.
1 Dhjetor 2020, 15:09 -
Mbante lokalin hapur pas 'orës policore', gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Kuçovë
Pronari i një lokali në Kuçovë është gjobitur me 1 milionë lekë pasi është konstatuar se e ka mbajtur biznesin e tij hapur edhe pas orës 22:00, duke shkelur kështu Aktin Normativ për masat anti -COVID.
1 Dhjetor 2020, 10:04 -
Ora 22:00 në karantinë! Boshatisen rrugët e Tiranës, qytetarët 'kyçen' në shtëpi! Karriget e lokaleve përmbys (FOTO)
Nga ora 22:00 fillon karantina në vendin tonë, rregull ky i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë dhe numrit të vdekjeve.
30 Nëntor 2020, 22:49 -
Braçe publikon foto të flamingove në Divjakë: Mos harroni! Është i vetmi grumbullim që lejohet këto ditë e në vijim në Shqipëri
Në këtë kohë kur grumbullimet me më shumë se dhjetë persona janë të ndaluara për shkak të frenimit të përhapjes së COVID, përjashtim nga ky rregull bëjnë flamingot në parkun Kombëtar në Divjakë. Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga parku në Divjakë ku shihen flamingot të grumbulluara. Në diçiturën me të cilën ka shoqëruar këto foto Braçe shkruan se ky është i vetmi grumbullim që lejohen në këto ditë në vendin tonë.
30 Nëntor 2020, 20:22 -
Mbyllja e hoteleve prej pandemisë/ Flet për Report Tv, Zak Topuzi: Hoteleria me 'llampë të kuqe'! Qeveria të marrë masa si në vendet e rajonit (VIDEO)
Ditën e sotme u njoftua se '15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem. Ky është rasti i dytë pas mbylljes së "Hilton".
30 Nëntor 2020, 15:08 -
Italia 8 miliardë euro ndihmë për bizneset e prekura nga masat kufizuese, 1 mijë euro për punëtorët në disa sektorë
Në një kohë kur të gjitha bizneset në vend janë prekur nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset dhe punëtorët e disa sektorëve.
30 Nëntor 2020, 12:55