-
Papërgjegjshmëria e Kryemadhit te Varrezat e Dëshmorëve/ Braçe: Pastaj ankohen për spitalet COVID dhe vendin e denjë në morg
Zv. kryeministri Erion Braçe është treguar i ashpër me papërgjegjshmërinë e treguar ditën e sotme nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një kohë kur opozita po akuzon se situata e COVID ka dalë jashtë kontrolli, Kryemadhi dhe përfaqësues të partisë së saj kanë "kontribuar" më së miri.
29 Nëntor 2020, 16:11 -
Tirana 'thyen' rregullat s'ka distancë dhe disa pa maska! Qytetarët e grumbulluar te sheshi 'Skëndërbej' për foto tek pema (VIDEO)
Fundjava e gjeti sheshin Skënderbej dhe Liqenin Artificial të mbushur plot me qytetarë, pa distancë, një pamje që bie ndesh me gjithë rregullat anti-covid. Ndonëse jemi në një situatë ku kujdesi duhet shtuar, kryeqytetasit duke neglizhent.
29 Nëntor 2020, 15:50 -
Kryemadhi 'ndahet' me Bashën në ditën e Çlirimit! Mbledh 'grumbull' partinë te 'Varrezat e Dëshmorëve' dhe shkel përsëri masat anti-COVID
Ndonëse pjesë e koaliciont të opozitës, kryetarja e LSI i qëndron traditë të së majtëve për ta festuar ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor ndryshe nga çfarë ka bërë kreu i PD Lulzim Basha, i cili e ka uruar dje.
29 Nëntor 2020, 11:20 -
Shkelën rregullat anti-COVID/ Gjobiten 2 lokale në Krujë dhe në Durrës! Nga ceremonia mortore te festat
4 subjekte, 2 në Durrës dhe 2 në Krujë janë gjobitur pasi kanë shkelur masat anti-COVID, duke organizuar festa dhe ceremoni mortore. Në Krujë ka marrë gjobë subjekti në pronësi të S. RR., në fshatin Larushk, dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore
29 Nëntor 2020, 10:59 -
VIDEOLAJM/ Aktiviteti për polifoninë, Presidenti Meta në Vlorë me qindra qytetarë, shumica pa maska dhe ngjitur me njëri-tjetrin
Në një aktivitet i organizuar në Vlorë për 15-vjetorin e futjes së polifonisë në Vlorës, ku është i pranishëm edhe Presidenti Meta është shkelur çdo rregull anti COVID.
28 Nëntor 2020, 12:23 -
COVID dhe uniformat blu/ Sadetin Fishta për Report Tv: Rreth 700 policë të infektuar, 19 të intubuar, 11 humbje jete! Duhet trajtim i veçantë
Një prej kategorive më të ekspozuara në përballjen me COVID-19 janë punonjësit e Policisë së Shtetit. Një numër i tyre janë të infektuar dhe fatkeqësisht ka pasur edhe shumë humbje jete. Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, në një intervistë për Report Tv, shprehet se bëhet fjalë për rreth 700 policë të infektuar me koronavirus, nga të cilët 11 kanë humbur jetën.
27 Nëntor 2020, 12:27 -
Mësimi i kombinuar online dhe në klasa/ Kushi: Nis më 1 dhjetor, arsimi fillor dhe maturantët vijojnë në mjediset fizike
Pas kërkesës nga ana e Komitetit të Ekspertëve që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar në sistemin e arsimit parauniversitar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.
26 Nëntor 2020, 14:50 -
Policia ndëshkon të pabindurit që nuk mbanin maskë, 659 gjoba nga 3 mijë lekë, e pësojnë dhe 11 qytetarë që kishin dalë ‘pa leje’ natën (VIDEO)
Sipas raportit ditor të Policisë së Shtetit janë gjobitur me 10 mijë lekë edhe 11 qytetarë të cilat janë kapur jashtë shtëpisë në orën 22:00, pa asnjë arsye dhe pa leje nga portali qeveritar e-albania.
26 Nëntor 2020, 14:42 -
Fqinjët nga sot orë policore për shkak të COVID/ Ndryshon kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Malit të Zi
Nga e hëna në të premte doganat me Malin e Zi do të jenë të hapura nga ora 05:00 deri në orën 19:00, ku mund të kalojnë të gjithë qytetarët, mjaftojnë të kenë testin për COVID negativ, ndërsa jashtë këtij orari do të lejohet të kalojnë vetëm kamionët e transportit të mallrave, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose qytetarët që do të jenë tranzit në territorin e shtetit fqinj.
25 Nëntor 2020, 15:15 -
Ishte me COVID dhe shkeli çdo rregull/ Erion Braçe për Kryemadhin: Ka bërë krim, Kodi Penal parashikon burgim
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zbuloi mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e prekur me COVID. Ajo u shpreh se këtë ja kanë konfirmuar mjekë italianë kur shkoi për tu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa për Presidentin Meta ajo thotë se nuk e ka prekur koronavirusi pavarësisht se e ka puthur në buzë.
25 Nëntor 2020, 12:52 -
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
24 Nëntor 2020, 22:34 -
'Si mund të vlejë jeta sa një gol i parë kolektivisht?' Braçe publikon videon tifozëve në lokal duke parë ndeshjen në kohë COVID-i
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal. Ai shkruan se ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.
24 Nëntor 2020, 21:21 -
Mjeku Gjata në Report Tv: Situata kritike, 3 muajt e ardhshëm prova më e vështirë për mjekësinë tonë! Mos merrni antibiotikë për simptomat e lehta, dëmtoheni
Mjeku Arben Gjata tha se vendi është në një situatë kritike dhe se 3 muajt e ardhshëm do të jetë periudha më sfiduese në historinë e mjekësisë shqiptare. Gjata tha se pacientët me simptoma të lehta nuk duhet të përdorin antibiotikë pasi dëmtohen, por vetëm vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, ndërsa tha se patjetër duhet të komunikoni me mjekun e familjes.
24 Nëntor 2020, 17:31 -
Prezantohet projekti për ‘Lungomare 3’, takimi me banorët pa asnjë masë anti-covid, mbi 15 persona në ambient të mbyllur dhe pa distancë (VIDEO)
Në dëgjesën që u zhvillua në ambientet e një hoteli në Vlroë ishin më shumë se 15 persona dhe pa asnjë distancë mes tyre, ku kishte edhe persona pa maska.
24 Nëntor 2020, 17:23 -
Mjeku për Report Tv: Pacientët kanë frikë të shtrohen në spitalet COVID, qëndrimi në shtëpi në gjendje te rënduar, i gabuar
Koha e pritjes së pacientëve që qëndrojnë në autoambulanca është reduktuar, thotë mjeku i urgjencës Ilir Allkja që shoqëron pacientët nga banesa e tyre për në spitalet covid. Shqetësim kryesor sipas mjekut, mbetet fakti që qytetarë kanë frikë të shtrohen në spitale, ndaj qëndrojnë në banesa derisa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet.
24 Nëntor 2020, 16:52 -
'Vendimi për të na mbyllur, tendencioz', Rita Gjeka për Report Tv: U hapën kinematë, nuk e kuptoj pse jo teatrot (VIDEO)
Prej 10 muajsh në teatrin "Migjeni" të Shkodrës nuk është dhënë asnjë shfaqje. Ky është një vendim tendencioz, shprehet drejtoresha Rita Gjeka në intervistën për Report Tv. Ajo tha se bashkë me kinematë duhet të ishin hapur edhe teatrot së paku për periudhën shtator-tetor.
24 Nëntor 2020, 15:30