Situata e COVID/ Rama: S’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit, por s’përjashtohet si mundësi! 2 arsyet pse u mbyllën Universitet dhe jo baret

Situata e COVID/ Rama: S’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit, por s’përjashtohet si mundësi! 2 arsyet pse u mbyllën Universitet dhe jo baret

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Në ndryshim nga Italia, Kosova, Britania e Madhe si edhe shtete të tjera në botë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri më tani nuk janë planifikuar të merren masa shtrënguese gjatë festave të fundvitit, megjithatë nuk përjashtohet si mundësi. E gjitha varet se shifrat nga COVID, ka sqaruar kreu i qeverisë, duke theksuar se vendime të tilla nuk merren në plane afatgjatë.

Në bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, Rama ka argumentuar edhe vendimin se përse u mbyllën Universitetet dhe jo bare. Arsyet janë dy. Së pari, sepse Universitet janë vatra me koeficent të madh rreziku si edhe është parë edhe në këndvështrimin ekonomik, pasi mbyllja e këtyre bizneseve do i çonte drejt falimentimin. 

Në përgjigje të akuzave të opozitës se situate ka dalë jashtë kontrollit, Rama tha se Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur sa i përket menaxhimit të pandemisë. Ndalur te një tjetër akuzë e kundërshtarëve politik, më së shumti nga presidenti Ilir Meta, Rama theksoi se fenomeni i largimit të qytetarëve nuk është vetëm shqiptar, por po ndodh në të gjithë botën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
‘Situata ka dalë jashtë kontrollit’/ Rama-opozitës: Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur

1574922764_edirama.jpg

Mes akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë.

A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ?

Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

Cfarë është bërë mirë e cfarë është bërë keq në këto 8 vite?

7 vite e 2 muaj, se cdo muaj është muaj pune e cdo muaj mund të bëhet më shumë. Kemi ndryshuar trajektoren në sensin e të ardhmes, është një kantier i hapur, nëse e krahasojmë me ku ishim s’ka krahasim për mirë. Nuk jemi aty ku duam, ndaj duhet të punojmë ende me vullnet e durim.

Ora 17:35
Masa shtrënguese për festat e fundvitit/ Rama: S’i kemi planifikuar, por nuk përjashtohet si mundësi

1586174391_edi.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk janë planifikuar masa shtrënguese për festat e fundviti, por nuk përjashtohet si mundësi. E gjitha kjo varet nga ecuria e virusit, shtoi kreu i qeverisë.

“Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë. Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraprirë masa shtrënguese,por nuk i përjashton masat shtrënguese”, tha Rama.

Ora 17:30
Akuzat e opozitës se po shpopullohet vendi/ Rama: S’është vetëm fenomen shqiptar! Shqipëria më e mirë se 7 vite më parë

1584380213_RAMA.jpg

Kryeministri Edi Rama është ndal;ur të flasë edhe për largimin e shqiptarëve, një akuzë shumë e artikuluar nga opozita, por edhe presidenti Ilir Meta. Rama tha se një fenomen i tillë nuk është vetëm shqiptar.

“Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë më shpejt nuk është një fenomen shqiptar por një fenomen i shtrirë jo vetëm në Evropën ish-komuniste por dhe në disa vende të BE-së. Për shembull, është shembulli i Portugalisë, që ka regjistruar në vitet e fundit një numër largimesh që është i konsiderueshëm.

Në kohën që jetojmë dhe me gjithë transformimin që ka sjellë epoka e globalizmit dhe lidhja shumë e shpejtë e njerëzve në çdo cep, në mënyrë virtuale, është shumë i madh dhe shumë tërheqës po ashtu tundimi pse duhet të rri në këtë zonë le të themi të varfër, rurale dhe të pres që zhvillimit të arrijë tek unë kur unë e gjej transformimin 2 orë larg që këtu. Nuk ka formula magjike, receta çudibërëse sepse nuk na kërkohen ne por përgjigjja është të bëjmë më të mirën tonë me sa më shumë ambicie, sa më shumë punë e durim. Edhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu natyrisht nuk bëhet dot. Është çështje zgjedhjeje. Ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë transformimi. Shqipëria është shumë më mirë se 7 vite më parë në të gjitha drejtimet. Alternativa është kthim mbrapa”, tha Rama.

Ora 17:25
Rama: Dy arsyet se përse u mbyllën universitet dhe jo baret!

1585677826_edi.jpg

Kryeministri Edi Rama nuk ka ditur të japë një përgjigje se kur do të hapen Universitetet, kjo sepse nuk dihet se  si do jetë ecuria e virusit. Në bashkëbisedimin me studentët, Rama mohoi lajmet që qarkullojnë se Universitetet do të qëndrojnë të mbyllura deri në pranverë. Pse janë mbyllur universitetet dhe jo baret, kreu i qeverisë dha 2 arsye kryesore.

Gjatë diskutimeve, bëhet e njëjta pyetje, pse baret janë hapur dhe universitet është mbyllur?

Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dh eështë vepruar kështu. Universtietet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur. Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm.

Kur do të hapen universitetet?

Të gjitha vendimet, jo këtu po kudo, edhe pse kanë impakt të madh, në këto kushte merren pak ditë ditë përpara. Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet që ndryshojnë strategjinë e të jetuarit, të shkuarit në shkollë, duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Kjo është normalja në normalitetin e situatës. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi, për të kaluar online, por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata. Të gjitha vendet ndjekin afate me hamendje dhe me shpresën dhe qëllimin që gjërat do të ndryshojnë në një kohë të caktuar. Se po të ishte bërë të bërë dicka drastike, do ishte që të mbyllemi të gjithë në shtëpi deri kur të iki virusi, por kjo është e pamundur.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!