-
Eurodeputeti austriak takon Bislimin: Pas negociatave të djeshme, ende mbetët një rrugë e gjatë për të bërë
Lucas Mandl, eurodeputet austriak, është takuar me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe me ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin. Përmes një postimi në Twittetr, ai ka komentuar negociatat e djeshme mes Kurtit dhe Vuçiç ku thekson se ka ende shumë “rrugë’ të gjatë për të bërë, e cila duhet të arrihet me kompromisin e të dyja palëve.
28 Shkurt 2023, 11:47 -
Zv/kryeministri i Kosovës në Parlamentin Evropian: Jo autonomi për Asociacionin! Kosova ka bërë përparim të madh
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur sot në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Ai është pyetur nga eurodeputetët edhe për Asociacionin e Komunave serbe. Ai ka thënë se marrëveshja e Brukselit e kërkon një mekanizëm që funksionon si institucion joqeveritar, e jo si autonomi për serbët.
28 Shkurt 2023, 11:30 -
Pak orë para takimit të madh në Bruksel, a po i bëhet Kurtit presion për Asociacionin
Orët tashmë na ndajnë nga takimi i nesërm që po konsiderohet të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E megjithatë, ende pa nisur ai takim, presioni për Asociacionin nga ndërkombëtarët është shtuar
26 Shkurt 2023, 17:20 -
Nesër takimi me Vuçiç/ Scholz, Macron dhe Meloni letër për Albin Kurtin: Zbatimi i propozimit evropian, themelor për paqen në rajon
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman, Olaf Shcolz kanë dërguar një letër të përbashkët për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para takimit që ky i fundit mban nesër në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi.
26 Shkurt 2023, 13:47 -
Chollet pas bisedës më Kurtin: Koha që të diskutojmë për Asociacionin
Të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian
25 Shkurt 2023, 09:16 -
Vuçiç i prerë për asociacionin: Të formohet ose s’ka dialog, kaq ishte! Ndryshimin e emrit e diskutojmë në Bruksel
Në prag të takimit me Albin Kurtin në Bruksel, presidenti i Serbisë nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga ana tjetër, mediat aludojnë se kërkesa e Kurtit për ndryshim të emrit të asociacionit mund të shtrohet në takimin e 27 shkurtit.
23 Shkurt 2023, 14:31 -
Një emër tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Miodrag Milliqeviç.
22 Shkurt 2023, 21:56 -
Daçiç: Njohja e Kosovës e pranueshme! S'ka negociata pa u përmbushur Marrëveshja e Brukselit
Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel është konfirmuar për datën 27 shkurt. Por, kryediplomati serb Daçiç beson që s’do të ketë kurrfarë negociate pa Asociacionin. Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është shprehur se qëndrimi i Beogradit në lidhje me dialogun me Kosovën është “kristal i qartë” dhe se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme pa u përmbushur Marrëveshja e Brukselit.
19 Shkurt 2023, 11:40 -
Del plani i zbatimit të Marrëveshjes Bazë për dialogun: Serbia s’do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare
Ndonëse kryeministri Albin Kurti i ka vendosur të gjitha “letrat mbi tavolinë” për ndërkombëtarët, mediat e Kosovës kanë publikuar ditën e sotme planin e zbatimit të marrëveshjes bazë për dialogun Kosovë-Serbi. Në të përfshihen propozimi franko-gjerman dhe për asociacionin e komunave serbe.
15 Shkurt 2023, 13:40 -
Eksperti i Ballkanit Perëndimor: Alternativa tjetër e Asociacionit është ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Plani franko-gjerman, zhgënjyes
Eksperti i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, James Ker-Lindsay ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është mënyra më pak e dhimbshme që Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë.
14 Shkurt 2023, 22:29 -
Kuvendi seancë për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregon si e kërcënuan diplomatët për planin franko-gjerman: Do ndëshkoheshim nëse e refuzonim
Teksa në Kuvend po diskutohet dialogu me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë para Parlamentit se është kërcënuar nga diplomatët nëse Prishtina refuzonte planin franko-gjerman. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë e “detyruar” për dy vendet, Kurti shtoi se ndërkombëtarët përmendën madje edhe ndëshkime në rast se nuk do të pranonin të arrinin një konsensus për propozimin e Macron dhe Scholz.
13 Shkurt 2023, 13:24 -
Kryeministrja Brnabiç: Asociacioni i komunave me shumicë serbe kusht për të vazhduar bisedimet
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Brnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.
11 Shkurt 2023, 07:41 -
BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.
10 Shkurt 2023, 08:10