-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
Qytetarët që vijnë nga veriu i vendit dhe Kosova në Tiranë prej ditës se sotme paguajnë 5 euro vajtje-ardhje, për të kaluar në autostradën Thumanë-Kashar me gjatësi vetëm 21 km. Kjo është rruga e dytë që bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit duke rënduar xhepat e qytetarëve. Taksën e mbledh kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt, i cili ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot.
3 Janar, 13:55 -
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
Biznesmeni Bashkim Ulaj feston këtë fundvit pa pasur pengesa as akuza nga Sali Berisha e opozita. Një ditë nga mbyllja e 2024, qeveria miratoi koncesionin për projektimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë. Merr statusin special për ndërtimin hotelit me 5 yje në bregdetin e Velipojës. Miratohen dhe 2 kontratat koncesionare për ndërtimin e 2 segmenteve të korridorit Blu.
31 Dhjetor 2024, 00:27 -
Në të gjithë Korridorin Blu kalimi do të jetë me pagesë! 3 koncesione të reja nisin në 2025, kostoja rreth 1 miliardë euro
Kalimi në të gjithë autostradën adriatiko-joniane, quajtur ndryshe Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Tre kontratat koncesionare të këtij korridori nisin ndërtimin vitin e ardhshëm dhe arrijnë në vlerën 100.1 miliardë lekë.
19 Nëntor 2024, 22:16 -
Rruga e Adriatikut në Kurbin e degraduar, e mbushur me mbeturina! Banorët: Ndihemi të harruar nga shteti
Me një gjatësi prej 7 km rruga që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostradën Milot-Thumanë prej vitesh është degraduar tërësisht. Me gropa dhe e mbytur nga mbeturinat, banorët ankohen se ndihen të harruar nga shteti ndërsa kërkojnë zgjidhje të shpejtë pasi problemi kryesor për ta është mungesa e infrastrukturës rrugore
1 Prill 2023, 16:25 -
Me shpejtësi deri në 166 km/h dhe parakalime të gabuara! Kontroll në Rrugën e Kombit, policia pezullon 82 patenta, gjobiten 123 shoferë
Jo vetëm duke lëvizur me shpejtësi jashtë normave nga 145 km/h deri në 166 km/h, por edhe duke bërë parakalime të gabuara, Policia Rrugore ka vazhduar me ndëshkimin e shumë shoferëve në Rrugën e Kombit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
23 Maj 2022, 19:50 - Kronikë
-
Aksident në aksin Milot-Thumanë, makina përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë në spital një 24-vjeçar
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin Milot-Thumanë. Policia njofton se 24-vjeçari me iniciale D.Gj. drejtues i një mjeti tip ‘BMW’ banues në Laç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.
31 Janar 2021, 18:22