-
GJKKO dënon me 127 vite burg grupin e pesë vrasësve të Behar Sofisë! Ekzekutori i penduar Ernjet Shyti vetëm 7 vjet
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg 5 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e biznesmenit 66 vjeçar Behar Sofia. Për 4 nga të arrestuarit gjykata vendosi ti dënojë me nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, që është njëkohëshit edhe ekzekutori u dha dënimi me 7 vite.
24 Janar 2024, 15:53 -
SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, dërgon për gjykim 5 të pandehurit
Një vit nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Behar Sofia, SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj pesë të dyshuarve si grupi i vrasjeve me pagesë. Në përfundim të hetimeve të SPAK, të dyshuar për këtë krim janë Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti.
26 Prill 2022, 14:02 -
'Menaxheri' i vrasësve me pagesë, identifikohet bashkëpunëtori i katërt i ekzekutorit të biznesmenit Behar Sofia në Tiranë! Ishte në burg se rrahu gruan
Hetuesët për zbulimin e vrasjes së Behar Sofisë 66 vjeç, në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, kanë venë në arrest dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Bujar Leza 45 vjeç, aktualisht në burgun e Fushë-Krujës i arrestuar për dhunë në familje. 45-vjeçari ishte koordinator mes porositësve dhe vrasësve me pagesë. Nga hetimet ka rezultuar se ka gjetur armën dhe biçikletën.
26 Dhjetor 2021, 10:18 -
Skeda për dosjen e Behar Sofisë, lëvizjet e Ernejt Shytit deri në ekzekutim të 66 vjeçarit! 2 të tjerë në kërkim për vrasjen (VIDEO)
2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, me shpresën e hetuesve për të shkuar tek porositësi i vrasësve, që deri më tani i arrestuari si ekzekutor nuk e ka zbuluar. Nisur nga dosja e prokurorisë, Report Tv ka rindërtuar të gjithë intinerarin e kujdesshëm që Ernejt Shyti ka ndjekur derisa qëlloi për vdekje 66-vjeçarin mëngjesin e 25 shkurtit.
16 Mars 2021, 16:28 -
Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen
Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
15 Mars 2021, 09:19 -
Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin (Emrat)
Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë që ekzekutoi Behar Sofinë më 25 shkurt në Tiranë. Në pranga ka rënë vrasësi i biznesmenit si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Në Mal të Zi është arrestuar autori Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Para autoriteteve ai ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa ka treguar se e ka bërë kundrejt pagesës 50 mijë euro, por që s'e kanë marrë këtë shumë pasi ka kryer atentatin.
13 Mars 2021, 09:54