-
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Do shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur nëse vërtetohet që Serbia ishte pjesë e sulmit ndaj Kosovës
Maqedonia e Veriut do të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në nismën ‘Ballkani i Hapur’ nëse vërtetohet se Serbia ka qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i varë polici Afrim Bunjaku.
5 Tetor 2023, 08:37 -
Frrok Çupi: Konflikti i Ballkanit qenka shqiptar?!
Të gjithë, miq e armiq, fqinj e më të largët, kanë zënë vend në shkallët e amfiteatrit ku luhet konflikti. A nuk mungi në Tiranë kryeministri shqiptar i Kosovës veç për arsyen se po bëhet gati të hapë konflikt me shqiptarët e Shqipërisë? Të gjithë liderët e tjerë erdhën për Samitin e Berlinit; shqiptari jo te shqiptarët
19 Korrik 2023, 10:19 -
Kryeministrja e Serbisë: Do të flas në Tiranë me Ramën për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, e cila do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të zhvillohet me liderët e Rajonit, në një intervistë për mediat serbe tha se me kryeministrin Rama do të diskutojë për nismën e Open Balkan. Sipas kryeministres së Serbisë, pavarësisht deklaratave, ajo mendon se Rama nuk është kundër nismës së Open Balkan, e shtoi se e ardhmja e kësaj nisme do të jetë më e ndritur
17 Korrik 2023, 08:12 -
Turi ballkanik/ Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit! Mesazh Kurtit: Me kanun edhe hasmit kur vjen në shtëpi i hapet dera
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërmori sot një tur ballkanik dy ditor për t’i dhënë një shtysë të re procesit të Berlinit. Ndalesa e parë ishte në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
6 Korrik 2023, 07:34 -
Zbardhet axhenda, Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit! Turi nis nga Shkupi! Pas refuzimit të Kurtit, në Kosovë do ta presë Osmani
Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë Tur Ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Nesër e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë.
5 Korrik 2023, 18:07 -
Refuzimi i Kurtit për takimin me Ramën, Spaho në Report Tv: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij
Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka komentuar një sërë tematikash të fundit nga aktualiteti në Report Tv. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, Spaho komentoi anulimin e Open Ballkan. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë përfitim nga kjo nismë
5 Korrik 2023, 14:38 -
Procesi i Berlinit dhe e ardhmja e 'Open Balkan', Rama tur Ballkanik në datat 6 dhe 7 korrik
Report Tv mëson se kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar
4 Korrik 2023, 10:44 -
Drafti për politikanët të lidhur me ish-Sigurimin, Balla: Kemi konsensus për 94 vota, s'mund të jenë spiunët kryetar partie! Open Balkan? E mbylli misionin
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit ku foli për disa nga projekt ligjet që janë miratuar apo priten të miratohen. Balla u pyet fillimisht për drafin për politikanët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit ku tha me bindje se ka 94 vota të arrira me konsensus që këto projekt ligje të miratohen.
3 Korrik 2023, 11:26 -
Ballkani i Hapur, dyshja Berisha-Meta: Rama veproi si agregat i Vuçiç! Open Balkan mbaroi por jo ‘Kali i Trojës’
Në dyshohen opozitare Berisha-Meta ‘Ballkani i Hapur’ përfaqëson projektin simbol të asaj që ata e quajnë tradhtia e Ramës. Ish-Kryeministri Berisha thotë se projektin e mbështetën vetëm rusët dhe Sorosi.
3 Korrik 2023, 09:57 -
Mero Baze: Albin Kurti e ka ndihmuar Vuçiçin me aktet e tij, 100 herë më shumë se Ballkani i Hapur
Kryeministri Edi Rama i ka gjetur ne befasi të gjithë ata që donin të justifikonin armiqësinë e Albin Kurtit ndaj Shqipërisë, me Ballkanin e Hapur. Deklarata e tij se Ballkani i Hapur e kreu misionin dhe se duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit, nuk është asgjë e re për politikën shqiptare. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk kishin asnjë pikë që binte ndesh me njëri- tjetrin, por ishte një proces me dy shpejtësi të ndryshme, lokale dhe rajonale.
1 Korrik 2023, 20:36 -
Fundi i Ballkanit të Hapur!
Në fakt që në fillimet e tij, Ballkanin e Hapur, unë e kam konsideruar si mjet shantazhi nga Rama kundrejt BE, duke i kërcënuar këto të fundit, se ai kishte të gjitha mundësitë të krijonte struktura ose forma paralele që do të ishin jashtë kontrollit të përfaqësuesve të Bashkimit Europian e pse jo, nëse ky i fundit nuk do të reflektonte për integrimin e plotë të Rajonit do të përballej edhe me rezistencë e me forma kundërshtuese.
1 Korrik 2023, 20:21 -
Ulen çmimet e roaming-ut mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
Operatorët telefonikë nga Ballkani Perëndimor dhe nga vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet çmimeve për shërbimet e telefonisë mobile brenda dhe jashtë vendit në të dy drejtimet, ka njoftuar Komisioni Evropian.
3 Maj 2023, 15:25 -
Milatoviç: Mali i Zi më mirë të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur sesa e atij të mbyllur! Bashkëpunimi ekonomik rajonal, tepër i rëndësishëm
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milantoviç ka konfirmuar qasjen e tij pozitive ndaj Ballkanit të Hapur, duke u shprehur se më mirë që shteti i vogël ballkanik të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal sesa të jetë i izoluar në një Ballkan të mbyllur.
20 Prill 2023, 12:38 -
Rama, Vuçiç e Kovaçevski bisedime në Itali për 'Open Balkan'! Kreu i qeverisë: Takimi i radhës mbahet në fund të majit! Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 24.8%
Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për Ballkanin e Hapur.
2 Prill 2023, 17:47 -
Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripohuar marrëdhëniet e ‘qeta’ me homologun e tij Ramën. Edhe pse prej kohësh spekulohet një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, Kurti sqaroi se pavarësisht disa mospajtimeve, Kosova dhe Shqipëria do duhet të bashkëpunojnë, e si rrjedhojë nuk është në interes të asnjë pale të ketë një raport të ngrirë
31 Mars 2023, 09:35 -
Kreshnik Spahiu: Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me 'Ballkanin e Hapur' dhe u hap me 'Serbinë e mbyllur'
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi Ramën. Tashmë jo zemërthyer me kryeministrin e Shqipërisë por i penduar dhe kokë ulur. Patriotizmi dhe nacionalizmi i tij brenda një viti janë venitur dhe janë transformuar në internacinalizëm socialist. “Patrioti” i madh që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap me Serbinë e mbyllur.
24 Mars 2023, 20:06