-
''Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën!' Bardhi shkon në SPAK! Në hyrje makina e tij përplaset me një motor
Në orën 15:00 Gazment Bardhi u paraqit në SPAK për kallëzimin e tij për shantazh pas emailit me përgjime ku shkruhej se Vis Martinaj do i jepte Bardhit 100 mijë € përmes Erigers Mihasit. Në moment teksa po hapte derën e makinës u përplas me një motor poste që po kalonte aty. Nuk pati të lënduar nga aksidenti.
2 Tetor 2024, 15:10 -
Mesazhet mes Vis Martinajt dhe Mihasit për Gaz Bardhin! Deputeti: Gati t'i dorëzoj telefonin Dumanit
Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas kallëzimit të deputetit të PD, Gazment Bardhi se në celularin e tij kanë mbërritur disa komunikime, sipas tij të manipuluara, ku Ervis Martinaj i thotë Erigers Mihasit në Sky ECC, që me porosi të Zenit t’i japë 100 mijë
2 Tetor 2024, 18:00 -
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko tenton ti afroht tek kafazi i qelqtë ku ishte i pandehuri. “Ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkoi të 'mos korruptohet'
2 Tetor 2024, 14:31 -
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dorëzoi për këqyrje telefonin në SPAK, e pas verifikimeve, në dalje u tha gazetarëve se prokurorët i konfirmuan se bisedat nga SkyEcc ku pretendohet se Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për fushatë me kërkesë të Shkëlzen Berishës, janë të sajuara dhe nuk ekzistojnë
2 Tetor 2024, 13:46 -
Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, lista e plotë me dënimet
Për një nga të pandehurat u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë. Në Maj të këtij viti, GJKKO vendosi ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar për trafik të drogës në 6 qytete më 2022, pasi u kaluan afatet e paraburgimit. Për një u shpall moskompetenca dhe një tjetër u kalua në shërbim prove
2 Tetor 2024, 13:04 -
Vangjush Dako dhe 3 të tjerë do gjykohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë shpallet moskompetenca dhe i kalojnë Gjykatës së Durrësit
Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre. Dako u hetua dhe arrestua nga SPAK më 2023, por u lirua në muajin Shkurt të këtij viti për tejkalim afatesh. Procesi ndaj tij vijon në GJKKO
2 Tetor 2024, 11:39 -
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
PD pretendon se janë konsumuar dy vepra penale. Grupi Parlamentar konfirmon se ka depozituar që prej ditës së djeshme kallëzimin për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi, si dhe disa ministra
2 Tetor 2024, 11:06 -
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës,Bardh Spahia paraqitet në SPAK me avokat! Del pas 30 minutave e mbyll gojën: S'ka asgjë për interes publik (VIDEO)
Ish-deputeti i PD u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës. Më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për "shpërdorim detyre" në fushatën elektorale të 14 Majit
2 Tetor 2024, 10:02 -
‘Metamorfoza’/ Seancë maratonë te GJKKO, avokatët përplasen me Dumanin për përgjimet e SKY ECC! 3 nga të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve të SKY ECC. Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
1 Tetor 2024, 17:09 -
Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK i sekuestroi pasuritë ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri, shtyhet gjyqi! Kompania ‘Arlis’ kërkon kthimin e 5 apartamenteve: Kontrata u prish!/
GJKKO shtyu seancën për më 9 Tetor dhe i kërkoi firmës “Arlis Ndërtim’, me pronar Armand Lilo, që të sillte formularë që mungonin në materialet e depozituara. SPAK dyshon se Bistri nisi të prishte kontratat e apartamenteve të prenotuara pas hetimeve dhe arrestimit. I janë sekuestruar 22 dyqane, 1 vilë, truall, garazh, automjet. Vlera, 3,1 mln euro
1 Tetor 2024, 13:58 -
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën.
1 Tetor 2024, 13:03 -
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
Gjyqtarja pritet të zëvendësohet. Në seancën e kësaj të marte, SPAK do të vinte me konkluzione dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja, që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc. Për 7 të tjerët, më Tetor 2023, GJKKO dha 122 vite burgim. Grabitja e bujshme, në Prill 2019, u vra Admir Murataj
1 Tetor 2024, 12:42 -
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit! Ish-gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha shkon në SPAK
Hoxha është larguar në datën 25 korrik të këtij viti nga detyra, pas seancës së zhvilluar në KPA dhe ankimimit nga Komisioneri Publik. Kryesonte trupën gjykuese që dha vendimin e pafajësisë për vrasjet para kryeministrisë së drejtuar nga Berisha, më 2011 në bulevard
1 Tetor 2024, 11:51 -
"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: 'Jepi 100 mijë euro për fushatën!' Bardhi: Shantazh!
Bëhet fjalë për transkriptimin e disa mesazheve të pretenduara të nxjerra nga Sky-Ecc që i kanë derguar deputetit mbrëmjen e 28 Shtatorit nga përdoruesi anonim "Mbreti Zog", dhe për të cilat kërkon hetime nga Prokuroria e Posaçme. Bardhi pretendon se në mesazhe sajohen ngjarje dhe përmenden persona të krimit të organizuar si Ervis Martinaj, i humbur dhe Rigers Mihasi, i vrarë. I cilëson intimidime dhe të rreme.
30 Shtator 2024, 12:19 -
FOTO/ Në kërkim prej vitesh për të kryer dënimin me 2 vite burg, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet duke bërë shqiponjën krah aleatit të Berishës
Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
29 Shtator 2024, 09:34 -
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.
27 Shtator 2024, 15:41 -
Apeli la në fuqi 1 vit burgim për Ervin Salianjin, PD bën padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt! Kërkon hetim pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia, firmos dhe deputeti
E ka firmosur edhe deputeti demokrat Ervin Salianji. Padia do dorëzohet në SPAK dhe i referohet faktit se vëllai i ligjvënësit është dënuar për drogë në Itali dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit procedurial sipas ligjit. Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i Ligjit Antimafia dhe do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror.
27 Shtator 2024, 13:15 -
Dënimi i Salianjit, Berisha thyen masën arrest shtëpie, thërret në shtëpi 5 deputetët e PD! Shikoni momentin kur Bardhi, Noka e të tjerët dalin nga pallati (VIDEO)
Sipas Kodit Penal, Berishës i ndalohen takimet në banesë pa lejen e SPAK dhe GJKKO, ndodhet nën arrest për dosjen "Partizani". Grupi i Partisë Demokratike është parë teksa dilnin nga godina, kurse makinat ishin të parkuara në rrugicë. Mes atyre që u panë ishin kreu i grupit Gazment Bardhi, deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi
27 Shtator 2024, 12:49 -
SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO
Për grupin e Laert Haxhiut kërkohet zgjatje e hetimeve nga SPAK për 3 muaj. Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO, teksa prokurorisë së posaçme i jepet 45 ditë kohë për të përfunduar hetimet.
26 Shtator 2024, 11:25 -
Lufta kundër rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, DEA do hapë zyrë në Tiranë
DEA amerikane pritet që të hapë zyrë në Tiranë në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Tashmë, nuk do të ketë vetëm një asisten që operon në vendin tonë, por në vijim pritet që DEA të ketë një zyrë të sajën në vendin tonë.
26 Shtator 2024, 11:20 -
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
Dy shqiptarët e arrestuar si pjesë e organizatës së trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE e Itali do të dalin në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.
26 Shtator 2024, 11:08 -
'Iu pata thënë fëmijëve, zbatoni ligjin', Berisha: Më akuzojnë pse vajza më pagoi pushimet, në 30 vjet një herë kaluam pushime familjarisht
Pasi SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat, ndërsa sulmoi dhe prokurorët. Mes të tjerash, ai
25 Shtator 2024, 18:28 -
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
Sapo SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat
25 Shtator 2024, 13:12 -
“Mbi 1 mijë funksionarë të pandehur”, studimi për punën e SPAK dhe GJKKO: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 - 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
25 Shtator 2024, 12:47 -
Mbyllen hetimet për 'Partizanin'/ Avokati: Berisha rrezikon të paktën 15 vite burg, të hetohen dhe ministrat e tij! Meta i mbaruar si politikisht ashtu dhe juridikisht
Për Marsela Karapançon, avokati thekson se Berisha do merret në statusin e personit të pandehur, ndërësa për Metën thotë se është drejt fundit si politikisht ashtu dhe juridikisht.
24 Shtator 2024, 19:45 -
I arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros për masë më të butë sigurie
Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie për abuzim me pronat në bregdetin e Himarës, gjatë kohës kur drejtonte këtë bashki.
24 Shtator 2024, 16:31