Bota
-
Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre. Ata kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar. Por, Facebook nuk iu përgjigj akuzave.
7 Dhjetor 2021, 07:49 -
Microsoft thotë se ka ndërprerë organizatat e synuara të grupeve të hakerëve kinezë në mbarë botën
7 Dhjetor 2021, 04:36Microsoft ka ndërprerë një grup hakerimi me bazë në Kinë që synonte organizata në SHBA dhe 28 vende të tjera anembanë botës, tha Zëvendës Presidenti i Korporatës për Sigurinë dhe Besimin e Klientit Tom Burt në një postim në blog.
-
Izraeli godet zonën portuale të Latakias në Siri
7 Dhjetor 2021, 03:22Izraeli kreu një sulm ajror në zonën e portit Latakia në Siri, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
-
Bashkëpunimi i dy fronteve ne krizë të Jinping dhe Putin për të ‘vulosur’ fundin e diplomacisë interveniste të Biden
7 Dhjetor 2021, 02:57Krizat aktuale të Ukraniës dhe Tajvanit janë duke u rritur njëkohësisht me këto kriza edhe aleanca e paprecendetë por e parashikueshme e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi jinping.
-
Kina kritikon bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit, pasi asnjë ftesë nuk iu dërgua zyrtarëve amerikanë
7 Dhjetor 2021, 00:50Vendimi i administratës Biden për të bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin është një manipulim politik që nuk ka ndikim në suksesin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Ambasadës Kineze në SHBA, Liu Pengyu në një deklaratë për Sputnik.
-
Britania regjistron 336 raste me Omicron, asnjë nga qytetarët e prekur nuk është i shtruar në spital
6 Dhjetor 2021, 22:26Britania e Madhe ka regjistruar 336 raste të reja me variantin e ri Omicron. Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid bëri të ditur se ky variant i Covid po përhapet me shpejtësi, por fatmirësisht asnjë prej të prekurve nuk është i shtruar në spital.
-
Nju Jork, vaksinimi i detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit privat
6 Dhjetor 2021, 20:20Vendimi i kryebashkiakut Bill de Blasio vjen pasi infeksionet po rriten përsëri në Shtetet e Bashkuara dhe varianti shqetësues, Omicron, për të cilin dihet shumë pak, po përhapet në Nju Jork dhe zona të tjera të vendit. De Blasio tha se masa e re synon të shmangë një rritje të infeksioneve mes tubimeve me rastin e festave të fundvitit në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë, ku virusi ka më shumë gjasa të përhapet.
-
Takimi virtual Biden-Putin, Kremlini nuk heq dorë nga garancitë që kërkon për Ukrainën
6 Dhjetor 2021, 18:28Gjatë takimit Putin-Biden të zhvilluar në muajin qershor në Gjenevë, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Rusia do të kalonte vijën e kuqe, përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës kryesore amerikane, administrata e tij do të përgjigjej dhe se "pasojat do të ishin shkatërrimtare".
-
SHBA, me strategji të re për luftën kundër korrupsionit: Aktorët e korruptuar do t’i gjejmë dhe do të mbajnë përgjegjësi! Yuri Kim: Kancer për shoqërinë
6 Dhjetor 2021, 18:02Që prej qershorit të kaluar korrupsioni po trajtohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një kërcënues i madh i sigurisë kombëtare. SHBA ka ndërmarrë masa të forta, edhe në drejtimin diplomatik me shpalljen ‘non grata’ të aktorëve të korruptuar siç ishte rafsti i ish-Kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
-
COVID-19/ Italia merr masa të reja, të pavaksinuarit nuk do lejohen në ambientet e brendshme të restoranteve, muzeve e teatrove
6 Dhjetor 2021, 17:27Italia po merr masa të reja ndaj personave të pavaksinuar këtë sezon festash, duke i përjashtuar ata nga ambientet e mbyllura të restoranteve, teatrot dhe muzetë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Masat e reja që synojnë të inkurajojnë skeptikët që të vaksinohen, hynë në fuqi të hënën.
-
Pastrimi i parave/ Në SHBA do të kërkohet më shumë transparencë mbi pronat që blihen me para në dorë
6 Dhjetor 2021, 15:52Tregu amerikan i pasurive të paluajtshme është parë prej kohësh si një ‘stacion’ i qëndrueshëm për zyrtarë qeveritarë të korruptuar nga mbarë globi e aktorë të tjerë të paligjshëm, që kërkojnë të pastrojnë të ardhura të siguruara nga aktivitete kriminale.
-
Varianti Omicron dhe kufizimi i udhëtimeve! Krishtlindje në karantinë për ata që vijnë nga Afrika Jugore
6 Dhjetor 2021, 15:42Krishtlindje në karantinë. Kështu mund të jetë sezoni i festave për ata që vijnë nga vendet e Afrikës Jugore në Aeroportin Heathrow të Londrës. Kjo pas raportimeve për mungesë dhomash në të ashtuquajturat hotele karantine pasi Mbretëria e Bashkuar tani kërkon izolim të detyrueshëm pas mbërritjes nga Afrika Jugore.
-
Austri/ Orteku i dëborës i merr jetën 3 skiatorëve, 2 të tjerë plagosen rëndë
6 Dhjetor 2021, 15:33Policia ka thënë se 3 skiatorët u zunë nga orteku ndërsa dy të plagosurit pjesërisht. Këta të fundit mundën të dilnin nga dëbora. Sipas raportimeve, dy skiatorët humbën jetën menjëherë ndërsa i treti ndërroi jetë në spital.
-
Aksident tragjik në Kenia, autobusi ‘përpihet’ nga uji, humbin jetën të paktën 23 persona
6 Dhjetor 2021, 15:04Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, në një aksident tragjik, pasi një autobus u “përpi” nga uji që kishte përmbytur rrugët nga reshjet e shumta.
-
VIDEO/ Kandidati francez për president sulmohet në tubimin e tij të parë të fushatës! Një protestues e tërheq me forcë dhe e godet
6 Dhjetor 2021, 14:43Ndërsa 63-vjeçari lëvizte mes turmës për të shkuar drejt podiumit e për të mbajtur fjalën e tij, një burrë e kapi për nga qafa përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin. Sipas mediave të huaja ai ka pësuar lëndime te kyçi i njërës dorë dhe se mjekët i kanë rekomanduar 9 ditë pushim.
-
Covid-19/ Gjendja në burgjet e Evropës gjatë pandemisë
6 Dhjetor 2021, 13:30Burgjet krijojnë terrene pjellore për përhapjen e viruseve, megjithatë administratat e tyre nuk i kanë bërë sa duhet publike rastet me Covid 19, vdekjet dhe vaksinimet në burgjet e Evropës. Hulumtimet e DW nga 32 vende.
-
Hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës, kush ishte Bob Dole
6 Dhjetor 2021, 12:10Ish senatori republikan, Bob Dole, hero i Luftës së Dytë Botërore, mik i çështjes shqiptare, vdiq dje në moshën 98 vjeçare. Ai u nda nga jeta vetëm 10 muaj pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në mushkërive.
-
Përtej migrimit, si po përballen vendet me popullsinë në plakje
6 Dhjetor 2021, 12:02Në vitin 1950, mosha mesatare e atyre e banorëve në rajonet sot më të zhvilluara të botës ishte 29 vjeç. Shumica e tyre po përjetonin bumin e lindshmërisë së madhe të pasluftës, përfshirë Japoninë, e cila pushtoi kopertinën e revistës “Newsweek” për shkak të shqetësimeve mbi urinë masive përballë rritjes shumë të madhe të popullsisë.
-
4 vite burg se theu rregullat anti COVID dhe nxiti protesta, dënimi i parë për ish-udhëheqësen e Mianmarit! Nga nobeliste për paqe në akuzat për gjenocid
6 Dhjetor 2021, 10:54Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është dënuar me katër vjet burg, i pari në një seri vendimesh që mund ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm. Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së dhunës dhe thyerjes së rregullave të COVID, sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.
-
Jemi mësuar ta shohim si aktor në filma aksion, SIlvester Stallone shfaq një tjetër talent, ekspozon pikturat e tij surrealiste në një muze në Gjermani
6 Dhjetor 2021, 10:33Sylvester Stallone është një njeri me shumë talente, aktor, shkrimtar, producent edhe...artist!?
