Bota
-
Komisioneri i tregut të Brendshëm, Thierry Breton, bëri me dije se BE nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e COVID-19 me AstraZeneca pas qershorit.
9 Maj 2021, 18:38 -
Dita ndërkombëtare e nënës, ja pse e festojmë sot
9 Maj 2021, 14:52Sot është dita ndërkombëtare e nënës! Megjithëse një ditë nuk mjafton për të festuar atë...më të bukurën, dashurinë më të pastër nga të gjitha, nënën.
-
Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit kundër COVID-19
9 Maj 2021, 13:57Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë të një mendimi, se pushimet e verës në Europë së shpejti do të jenë të mundura edhe për ata që nuk janë vaksinuar.
-
Mbi 135 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën
9 Maj 2021, 11:06Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë.
-
Bie në oqeanin Indian raketa kineze, kaloi mbi Shqipëri pak pas mesnate
9 Maj 2021, 07:35Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat. Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.
-
Mes mosmarrëveshjeve, diplomatët amerikanë, kinezë dhe rusë bëjnë thirrje për bashkëpunim
8 Maj 2021, 21:56Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë bënë thirrje të premten për forcimin e bashkëpunimit global, duke pranuar nevojën e përballjes me sfidat globale në rritje dhe një pandemi të pakrahasueshme, por duke u përplasur njëkohësisht për botëkuptimet e ndryshme dhe se kush është fajtor për kërcënimet ndaj multilateralizmit.
-
Punonjësit e Aeroportit të Malpensas, festojnë rikthimin e fluturimeve me 'Jerusalema' (VIDEO)
8 Maj 2021, 18:29Punonjësit e Aeroportit të Malpensas kanë festuar rikthimin e flututrimeve duke u bërë pjesë e një nga trendeve më të famshme të muajve të fundit, duke kërcyer nën tingujt e Jerusalema.
-
Rregullat e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e vizitorëve duhet të karantinohen
8 Maj 2021, 17:34Pas një fushate tejet intensive të vaksinimit dhe rënies së konsiderueshme të rasteve me COVID-19 Mbretëria e Bashkuar ka bërë publike një listë të vendeve nga të cilat nuk kërkohet karantinimi.
-
Sondazhet në Gjermani surprizojnë, partia e Merkel forcë e dytë! Nëse votohej sot fitonin ‘Të Gjelbrit’
8 Maj 2021, 16:50Në Gjermani ka një ‘revolucion’ te votuesit. Nga sondazhet e fundit ka rezultuar se gjermanët kanë ‘rrëzuar’ 2 forcat kryesore politike duke nxjerrë të parën ‘të Gjelbrit'.
-
Italia, heq karantinimin e detyrueshëm nga 15 maji për qytetarët evropianë
8 Maj 2021, 16:36Në përpjekje për të rigjallëruar turizmin në vend, Italia ka vendosur të heqë karantinën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e tjera të BE. Lajmi është bërë I ditur nga ministrat Di Maio dhe Speranza, të cilët kanë vendosur të heqin rregullin në fuqi prej disa javësh.
-
Një shëtitje e shkurtër brenda shtëpisë madhështore të Bill dhe Melinda Gates
8 Maj 2021, 16:07Divorci i Bill dhe Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë i ka vendosur ata në qendër të vëmendjes së mediave botërore duke ngritur një sërë pyetjesh: Çfarë po ndodh, pse? Çfarë do të ndodh me fondacionin e bamirësisë ? Dhe, sigurisht, çfarë do të bëhet me shtëpinë e tyre gjigande? Rezidenca e Gates, e quajtur Xanadu 2.0, është me të vërtetë një kupolë madhështore.
-
Gafa e Nancy Pelosi, i uron ditëlindjen legjendës me foto të një personi tjetër të vdekur
8 Maj 2021, 13:28Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi ka bërë një gafë në Twitter, pasi ia uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër. Legjenda amerikane e bejsbollit, Willie Mays, kishte 90 vjetorin e lindjes të enjtjen.
-
BE marrëveshje të jashtëzakonshme me Pfizer-BioNTech për 1.8 miliardë doza potenciale vaksinash anti-COVID
8 Maj 2021, 12:58Në përpjekje për të siguruar imunitetin e tufës, Bashkimi Evropian ka njoftuar se kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNTech, për një sasi prej 1.8 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 deri në vitin 2023.
-
Post-brexit, Mbretëria e Bashkuar ndalon në kufi dhjetëra emigrantë evropianë pa viza
8 Maj 2021, 12:40Rreth tridhjetë shtetas evropianë, mes tyre edhe disa shtetas italianë janë ndaluar dhe mbajtur në qendrat e imigracionit deri në shtatë ditë pas përpjekjes së tyre për të hyrë dhe punuar pa leje pune në Mbretërinë e Bashkuar. Shenjë kjo e asaj që mund të ndodhë në epokën pas BREXIT, pasi tanimë qytetarët e BE-së njëjtë si nga vendet e tjera do të duhet të kenë vizë për të hyrë në territorin britanik dhe më pas të kërkojnë ose të fillojnë një punë në Londër ose në një qytet tjetër.
-
Më 10 maj, ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
8 Maj 2021, 11:34Ministrat e Jashtëm e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën më 10 maj për të diskutuar marrëdhëniet transatlantike dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
-
Liderët evropianë thirrje SHBA-së dhe Britanisë që të eksportojnë vaksinat e tyre në vendet në nevojë, njëjtë si BE
8 Maj 2021, 11:09Në një kohë që patenta e vaksinave është bërë çështja e ditës, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të eksportojnë më shumë nga vaksinat e saj jashtë vendit dhe jo të grumbullojë furnizime për Amerikanët.
-
Tension në Jerusalem, 205 të plagosur nga përleshja mes palestinezëve dhe policisë izraelite
8 Maj 2021, 10:28Besimtarët palestinezë u përleshën me policinë izraelite mbrëmjen e së premtes në kompleksin e xhamisë Al Aksa, një vendndodhje e shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.
-
9 rajone në Italinë qendrore në gatishmëri për shkak të raketës kineze jashtë kontrollit, në hartën e rënies së mundshme përfshihet edhe Shqipëria (VIDEO-LIVE)
8 Maj 2021, 10:08Mbetjet e një rakete të madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë 9 maj.
-
Ja si Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet
8 Maj 2021, 08:52Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme. Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani mbi efektivitetin e tij.
-
Koronavirusi, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm: E sigurt dhe efikase
7 Maj 2021, 17:33Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm.
