Ekonomi
-
40 milionë dollarë do të vihen në dispozicion të bankave si garanci sovrane në mënyrë që ato të rrisin kreditimin e bujqësisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo mbështetje duhet të përdoret për inovacion në këtë sektor, duke u shprehur se koha e lëmoshës ka mbaruar.
26 Janar 2022, 11:51 -
Kostot e jetesës, si renditen Shqipëria dhe Kosova në botë
26 Janar 2022, 10:17Në raport me New York-un, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të “Numbeo” databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës
-
Turizmi në 2021 nuk arriti shifrat e parakrizës! Deri në dhjetor erdhën 5.6 mln shtetas të huaj, 11% më pak se në 2019
26 Janar 2022, 09:10Patriotizmi dominoi edhe turizmin e vitit 2021. Më shumë se 46% e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin e kaluar ishin nga Kosova. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave pavarësisht rimëkëmbjes së turizmit në vitin e kaluar, përsëri ende jemi larg periudhës së para-krizës.
-
Grumbulluesit miliona euro borxhe fermerëve, nuk zbatojnë fiskalizimin! Braçe: Pyeteni Ramën a mori faturë për domatet që bleu
25 Janar 2022, 15:01Komisioni i Ekonomisë vendosi të shtyjë afatin për gjobat për tre kategori biznesesh që nuk kanë nisur ende fiskalizimin. Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero shpjegoi arsyet e këtij vendimi.
-
Sektori i hidrokarbureve i pafiskalizuar? Debate tek ‘Ekonomia’, Braçe: Një koncesionar po mban peng procesin, do të krijojë monopol
25 Janar 2022, 14:48Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar aktin normativ për shtyrjen e gjobave për biznesin e vogël sa i takon procesit të fiskalizimit. Diskutimet mbi fiskalizimin janë shoqëruar me debate mes ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe zëvendësministres së Financave Vasilika Vjero, pasi deputeti Braçe kërkoi informacion nëse sektori i hidrokarbureve dhe grumbulluesit bujqësor e kanë nisur fiskalizimin.
-
5.6 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2021! INSTAT: Rritje me 2.1 herë në krahasim me vitin 2020, por më pak se në 2019
25 Janar 2022, 13:59Vetëm në Dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267.409, krahasuar me Dhjetor 2020, ky numër është rritur me 47.9 %. Ndërsa në vitin 2019, kujtojmë se në Shqipëri erdhën 6.406.038 shtetas të huaj.
-
Serat e sapombjella po dëmtohen nga ngricat! Vështirësitë e dy viteve të fundit ulën të ardhurat për fermerët
25 Janar 2022, 07:44Dëmet më të mëdha po i pësojnë serat në zonat rurale të Beratit për shkak të temperaturave më të ulëta në raport me mesataren kombëtare. Mes vështirësive që ka sjellë rritja e çmimeve të lëndëve të para, sidomos plehrave dhe pesticideve, si dhe përmbytjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tani mbjelljet në sera rrezikohen të dëmtohen rëndë nga ngricat e ditëve të fundit.
-
Pushime dimërore idilike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
24 Janar 2022, 19:16Çaji i nxehtë, pamjet idilike të borës dhe peizazhet dimërore përrallore janë gjithçka që ju nevojitet këtë sezone, ndërsa këtë mund ta përjetoni në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
-
20 mln euro kredi nga Gjermania për konviktet, synohet ngrohja nga eficenca e energjisë! Konviktet do ndahen në 3 kategori, 2 studentë në dhomë nëse paguan më shumë
24 Janar 2022, 17:22Shqipëria do të marrë 20 milionë euro kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim, për ngrohjen e konvikteve dhe rritjen e eficencës së energjisë elektrike në godinat e Qytetit Studenti. Pjesë projektit do të jetë rehabilitimi i 19 godinave dhe ndërtimi i 3 të tjerave.
-
Kompanitë hezitojnë të publikojnë aksionerët 'offshore'! Shtyhet në qershor afati për deklarimin e aksionerëve
24 Janar 2022, 17:19Bizneset hezitojnë të deklarojnë në “regjistrin elektronik të pronarëve përfitues”, të dhënat për aksionerët në kompanitë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Financave propozoi shtyrjen e afatit deri në prill të 2022, ndryshim që u miratua në komisionin e Ekonomisë. Vendimi u prit me kritika nga deputeti socialist Erion Braçe.
-
Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit
24 Janar 2022, 17:02Me sistemin e ri AIPS Euro, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërbankare kombëtare në euro.
-
Në 2021 kostoja e jetësës për qytetarët u rrit! Shtrenjtimi i energjisë, karburantit dhe ushqimeve shtuan me 117 mln USD të ardhurat doganore
24 Janar 2022, 09:20Shtrenjtimi i ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburantit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave doganore. Sipas të dhënave këto tre produkte kanë pasur peshën kryesore në rritjen e të ardhurave, me rreth 117 milionë dollarë. Këto shifra tregojnë se qytetarët kanë konsumuar por me një kosto shumë më të lartë se në 2020.
-
Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012
23 Janar 2022, 07:35Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet
-
Tullave u rriten me 70% kostot e prodhimit, 2022 një vit i vështirë
22 Janar 2022, 07:42Industria e tullave është përballur vitin e kaluar me një rritje të vazhdueshme të kostove të prodhimit që, në raport me 2020, ishin 70% më të larta.
-
Shqipëria me peshën më të madhe në Europë të ndërtimit në ekonomi, rritje në vitin pandemik
21 Janar 2022, 07:25Një pjesë e konsiderueshme e fondeve të lira në ekonomi po orientohen në këtë sektor kryesisht në banesa rezidenciale në Tiranë dhe hotele në bregdet.
-
Fasoneria ende nën 'kthetrat' e pandemisë, vitin e kaluar 5.7 mld lekë më pak mallra se në 2019! Kreu i shoqatës: Kemi shumë kontrata, por s'kemi punëtorë
20 Janar 2022, 18:03Fasoneria ende nuk e ka kapërcyer goditjen që mori nga pandemia. Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar u eksportuan 5.7 miliardë lekë më pak se në 2019, veshje dhe këpucë. Prodhuesit e manifakturës thonë se duhet miratuar garancia sovrane e premtuar, ndërsa ngrenë përsëri shqetësimin e mungesës së punonjësve.
-
BSH publikon tavanin për interesat e kredive konsumatore! Për shuma deri 200 mijë lekë interesi 171.41%! Braçe: Mos u joshni nga borxhet e shpejta, janë zhvatje
20 Janar 2022, 11:26Pasi vendimi hyri në fuqi në 31 dhjetor 2021, Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë tavanin e normave të interesit për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave të bankës për të gjithë qytetarët që do të marrin kredi deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit do të jetë 171.41% për kreditë me këste. Për overdraftet në këtë vlerë norma maksimale do të jetë 19.55% dhe 27.28% për kartat e kreditit.
-
Skadon afati për deklarimin real të pagave nga bizneset
20 Janar 2022, 10:25Skadon sot afati që kishin më shumë se 10 mijë biznese për të deklaruar pagat reale të punonjësve. Prej 10 ditësh tatimet i kanë dërguar letër bizneseve ku i kanë kërkuar të korrigjojnë nën deklarimin e pagave. Nëse bizneset nuk kanë reaguar pozitivisht pas kësaj thirrjeje, ata do të bëhen pjesë e kontrolleve të thelluara dhe nëse vërtetohet shkelja do të ndëshkohen.
-
Tkurret bujqësia, eksportet e zarzavateve rënie historike, i frutave në rritje! Rrapaj: fqinjët na konkurruan fort
19 Janar 2022, 23:06Pandemia ka stopuar zhvillimin e bujqësisë, pasi për herë të parë pas 16 vitesh, në 2021 është ulur eksporti i zarzavateve. Por nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e frutave shënuan rritje.
-
SPECIALE/ Nga kartëmonedha e parë shqiptare deri te Leku sot, historiku si ndikuan pushtimet dhe politika! Pse ngatërrohemi me lekë të ri dhe lekë të vjetër?
19 Janar 2022, 20:22Prej vitit 1917 deri më tani historia e kartëmonedhave është shënjuar nga disa data të rëndësishme. Për herë të parë një kartëmonedhë në Shqipëri u emetua në Korçë, e quajtur franga. Pas këtij viti prodhimet e kartëmonedhave kanë ndryshuar disa herë në varësi të marrëdhënieve politike që kishte Shqipëria me shtete si ish-Jugosllavia, Italia, Bashkimi Sovjetik apo Kina.
