Ekonomi
-
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha se faktorët ndërkombëtarë ndikuan më së shumti për këtë rritje çmimesh, por po ashtu vuri edhe theksin te faktorët e brendshëm duke përmendur 'veprimet dhe mosveprimet'.
13 Janar 2022, 14:00 -
Raporti i Rreziqeve Globale 2022, Shqipëria riskohet nga kriza e borxhit, mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe sëmundjet infektive
13 Janar 2022, 02:49Me fillimin e vitit 2022, pasojat e COVID-19 në ekonomi dhe shoqëri vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim kritik ndaj botës. Pabarazia e vaksinave dhe një pabarazi në rimëkëmbjen ekonomike, pritet të vihen re këtë vit, krahas edhe tensioneve gjeopolitike. Kështu citohet në raportin e 17-të, të Forumit Ekonomik Botëror, për Rreziqet Globale.
-
-
Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik
12 Janar 2022, 12:35Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi sqaroi se për t’i shkuar deri në fund këtij shqetësimi është ngritur një grup special për analizat e riskut.
-
Inflacioni përtej parashikimeve, arrin në 3.7% në dhjetor! Ndikim kryesor rritja e çmimeve për transportin dhe shtrenjtimi i ushqimeve
12 Janar 2022, 11:41Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit dhjetor të 2021. INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, ku rezulton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021 është 3,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.
-
Hapet faza e katërt e aplikimeve për fonde për projektet në agroturizëm, 5.2 milionë euro për të gjithë që duan të përfitojnë nga IPARD II
12 Janar 2022, 08:49Hapat faza e katërt për financimin e projekteve në agroturizëm. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë. Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.
-
Turizmi detar ende i pazhvilluar, Ministria e Financave: Shqipëria nuk përfiton nga korridori Mesdhetar për shkak të ekonomisë së saj të pakët të marinës
11 Janar 2022, 20:14Pandemia nxirri në pah shumë probleme të ekonomisë së vendit, një prej të cilave ishte edhe ‘turizmi i pazhvilluar plotësisht’. Sipas programit të reformave ekonomike 2022-2024 të hartuar nga Ministria e Financave thuhet se Diversifikimi i ofertës turistike duke përdorur potencialet e pashfrytëzuara të vendit është një nga hapat që duhet të ndërmerret.
-
Ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rritet me 3.8%, Banka Botërore: Variantet e reja po shtojnë pasigurinë
11 Janar 2022, 20:10Pas një rritje të shpejtë në vitin e kaluar, ekonomia e vendit pritet të ketë një rritje më të ngadaltë gjatë këtij viti. Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3.8%, nga 7.2% që janë pritshmëritë për vitin që lamë pas
-
Mbi 66 mijë subjekte po zbatojnë fiskalizimin! 'Financat': Dominon i biznesi madh, në 1 vit 156 mln fatura
11 Janar 2022, 16:39Mbi 66 mijë biznese në vend kanë nisur të zbatojnë reformën e fiskalizimit. Sipas Ministrisë së Financave, biznesi i madh dominon me numrin më të lartë të faturave të lëshuara. Përgjatë një viti janë lëshuar mbi 156 milionë fatura të fiskalizuara.
-
Hyn në fuqi udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, përjashtohen edhe taksistët nga zbatimi i fiskalizimit
11 Janar 2022, 14:16Taksistët që përdorin taksimetër, janë kategoria e re që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Në fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i ri i nxjerrë nga ministria e Financave ku thuhet se krahas kategorive të tjera të përjashtuara, edhe taksistët nuk janë të detyruar për të zbatuar këtë detyrim.
-
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
10 Janar 2022, 17:34Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
KESH blen me 17 mln euro 16 ditë energji elektrike! 3 ankande për 77.420 megavat energji
10 Janar 2022, 17:10Për të garantuar 16 ditë energji elektrike, KESH ka blerë 17 milionë euro energji elektrike. Në total në tre ankande të hapura nga 1 deri më 8 janar janë blerë mbi 77 mijë megavat energji. Çmimi mesatar i importit ka qenë 230 euro për megavat.
-
Humbjet e gjyqeve në arbitrazh arrijnë 388 mln euro! KLSH: Nuk ka asnjë analizë nga institucionet përgjegjëse
10 Janar 2022, 17:02Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga humbjet e gjyqeve në Arbitrazhin Ndërkombëtar, arrin 388 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer thotë se Avokatura e Shtetit nuk ka bërë asnjë analizë për shkaqet e humbjeve, dhe as nuk ka marrë masa për rikuperimin e dëmeve.
-
Emigrantët për festat e fundvitit në atdhe! Operatorët turistikë: Hyrje-daljet të papërfillshme krahasuar me para pandemisë! Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme
9 Janar 2022, 10:31Fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për fundvit ndihmoi në shtimin e qarkullimit të monedhave të huaja. Kjo ndikoi në shpenzimin e më shumë parave në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme. Por për operatorët turistikë fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria është i papërfillshëm, krahasuar me periudhën para pandemisë.
-
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
8 Janar 2022, 10:12Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
-
Treguesit e besimit në ekonomi u rritën me 0.9% në dhjetor 2020, BSH: U përkeqësua me 11.7% në sektorin e ndërtimit
7 Janar 2022, 18:49Për herë të parë pas disa muajsh në rritje, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të fortë në fund të vitit 2021.
-
Tatimet shkaktojnë 3.1 mln € dëm me largimet nga puna! 198 punonjës fituan gjyqin kundër tatimeve në 2020
7 Janar 2022, 17:25Tatimet kanë paguar 377 milionë lekë për largimet e padrejta nga puna të punonjësve në vitin 2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer për Drejtorinë e Tatimeve, kërkon të merren masa në mënyrë që të mos dëmtohet më tej buxheti i shtetit nga vendimet gjyqësore për largimet nga puna.
-
DOKUMENTI/Mosdeklarimi i pagave reale të punonjësve, Tatimet letër 10 mijë bizneseve: Afat deri më 20 janar ose hetoheni për evazion tatimor
7 Janar 2022, 13:00Administrata tatrimore i kujton bizneseve se deklarimi i pavërtetë përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë. Po ashtu thuhet se ata do të jenë objekt i një hetim të thelluar për evazion tatimor, në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve.
-
Evazioni, 338 mijë paga të nëndeklaruara! Financat: Do të ketë regjistër të pasurive të tundshme e patundshme! Do krijohet lista me 650 individët e pasur në vend
6 Janar 2022, 22:05Evazioni është një nga pikat kyçe të programit të reformave ekonomike, ku Ministria e Financave pret që deri në 2024 informaliteti në punësim të ulet me 3% ndërsa nëndeklarimi i pagave të ulet me 9%. Sipas programit do të ketë kontrolle në biznese, do monitorohen transaksionet si dhe do të ngrihet regjistri i aseteve, si masa të domosdoshme për të reduktuar informalitetin.
-
Rama afat deri në 20 janar, 'Tatimet' letra 10 mijë bizneseve: Deklaroni pagat reale
6 Janar 2022, 17:04Administrata tatimore do të dërgoj rreth 10 mijë letra tek bizneset që kanë nëndeklaruar pagat të punonjësve duke ju kërkuar që të bëjnë deklarojnë pagat reale të tyre deri në 20 janar të këtij viti. Burime për Report TV nga tatimet thonë se letra këshilluese do i dërgohet të gjitha bizneseve ku vërehet fenomeni i mos deklarimit pa përjashtim.
