Ekonomi
-
Vlera e komisioneve për transfertat bankare në euro nuk do të jetë më të lartë se 50 euro, pavarësisht vlerës që transferohet. Kjo do të arrihet nëpërmjet një rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e që pritet t’u vijë në ndihmë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve.
2 Dhjetor 2021, 16:00 -
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar dje një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri. Ky financim do të ndihmojë në adresimin e dëmeve të shkaktuara në institucione te kujdesit shëndetësor nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike
-
Shqipëria, me rrezikun më të ulët në rajon që fëmijët e familjeve të varfra të vuajnë nga varfëria kur të rriten
2 Dhjetor 2021, 07:19Shkalla e rrezikut të varfërisë për të rriturit aktualë me një situatë të keqe financiare në familjet e fëmijërisë varionte nga 10.2% në Çeki në 40.1% në Bullgari. Nga ana tjetër, shkalla e rrezikut të varfërisë për të rriturit aktualë me një situatë të mirë financiare varionte nga 5.9% në Çeki në 16.6% në Spanjë.
-
Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve
2 Dhjetor 2021, 02:16Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinovohen pas përfundimit të afateve.
-
Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin
1 Dhjetor 2021, 18:39Të gjithë fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti.
-
Zhvlerësohet monedha evropiane ndaj lekut! BSH: 1 euro sot po këmbehet me 121.17 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit
1 Dhjetor 2021, 18:43Monedha Evropiane sot ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro sot është këmbyer me 121.17 lekë, që është vlera më e ulët që prej 11 gushtit të këtij viti kur euro u këmbye me 121.18 lekësh.
-
BE 30 mld euro investime për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor: Vendet e rajonit të lidhen mes tyre! (A do financohet edhe hekurudha Durrës-Prishtinë?)
1 Dhjetor 2021, 18:30Bashkimi Europian synon të financojë 300 miliardë euro në projektet globale ku përfshihet Ballkani Perëndimor dhe partnerët e saj në botë. Qëllimi i këtyre investime është që BE të forcojë edhe më shumë rolin e saj në botë, ndërsa investimet do të jenë në infrastrukturë, shëndetësi, energji, dixhitalizimi, arsim, mjedis e shumë fusha të tjera. Ballkanit i janë akordua 30 miliardë euro për investime infrastrukturore.
-
Intervista/ Drejtuesi i projektit të portit të ri, Ervin Bacaj: Marina Vlorë fut qytetin në hartën e turizmit detar të Mesdheut
1 Dhjetor 2021, 10:59Pjesë e buxhetit të deklaruar nga qeveria për vitin 2022 është edhe një port i ri turistik në qytetin e Vlorës. Është folur për përparësitë e tij krahasuar me portin aktual, për peshën që do të zërë në ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Interesit të publikut për këto zhvillime i vjen në ndihmë Ervin Bacaj. Ai thekson se ky investim do të kushtojë rreth 3 miliardë lekë e ndërsa do të hapë mbi 500 vende të reja pune, duke i sjell kështu ekonomisë vendase deri në 20 milionë euro në vit.
-
Ikja e të rinjve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020 u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
1 Dhjetor 2021, 07:47Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç
-
Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët
30 Nëntor 2021, 20:19Prej vitit të ardhshëm, jahtet që do të furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore të Shqipërisë do të taksohen 40 lekë për litër karburant, që deri më tani nuk e kanë pasur. Jahtet në Shqipëri do e paguajnë karburantin 60% më lirë se sa qytetarët, duke shënuar nivelin më të ulët të taksimit në vendet e Evropës.
-
Ligjërohet tregtimi i monedhave virtuale në Shqipëri! Hyn në fuqi rregullorja! Subjektet ‘në lupën’ e AMF që të mos pastrojnë para
30 Nëntor 2021, 20:10Edhe në Shqipëri do të lejohet tregtimi i monedhave virtuale. Rregullorja që i hap rrugën këtij aktiviteti tanimë ka hyrë në fuqi. Subjektet do të kenë mundësi të aplikojnë për tre lloje licencash, dhe do jenë nën hetimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare për të mos lejuar pastrimin e parave.
-
Rruga e Arbrit, një ëndërr që në vitin e largët 1922, gjurma dhe kostoja! Ja segmentet e rrugës tashmë të hapura, Qafa e Murrizit më problematike
30 Nëntor 2021, 16:07Kronika në vijim na njeh me të gjitha segmentet që janë hapur prej 29 nëntorit në Rrugën e Arbrit, dhe pjesët për të cilat po punohet që të jenë plotësisht gati pranverën e vitit 2022. Investimi i përfolur që në vitin 1922 do të kushtojë në total 40.3 miliardë lekë.
-
Transmetimi i energjisë, OST parashikon 134 milionë euro investime në planin 3 vjeçar
30 Nëntor 2021, 07:53Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pranon se pavarësisht investimeve të bëra në rrjet cit pas viti nevoja për projekte të reja mbetet e lartë për shkak të shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese që po rriten dita-ditës
-
Pandemia i bëri shqiptarët ‘dembelë’, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë
30 Nëntor 2021, 01:20Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.
-
Në 9 muaj 1040 leje ndërtimi, Tirana numrin më të lartë! Lejet e ndërtimit janar-shtator kushtuan 72.2 miliardë lekë
29 Nëntor 2021, 20:27Në 9 muajit e vitit 2021 janë dhënë 63% më shumë leje ndërtimi se në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të shtatorit vlera e lejeve të miratuara ishte 72.2 miliardë lekë. Tirana ka numrin më të lartë të lejeve të miratuara.
-
Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar
29 Nëntor 2021, 18:03Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për ndryshimin e ligjit për garancitë shtetërore, ku parashikohet bllokim i llogarive bankare për të gjitha subjektet që nuk shlyejnë kredinë sovrane, në rast se janë të aftë për ta paguar. Po ashtu pjesë e ndryshimeve është edhe sekuestrimi i vlerës së borxhit që nuk ka shlyer.
-
69 km e gjatë, me 6 tunele dhe 4 ura! Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton 40.3 miliardë lekë, nga 4 orë Tiranë-Peshkopi do të përshkohet në rreth 2 orë
29 Nëntor 2021, 14:29Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton në total 40.3 miliardë lekë dhe përfshin ndërtimin e 69 kilometrave, të 6 tuneleve dhe 4 urave. Rruga që sot u hap provizorisht përfundon plotësisht në pranverën e vitit të ardhshëm dhe shkurton në dy orë distancën Tiranë-Peshkopi.
-
Shqipëria drejt tatimit të të ardhurave nga kapitalet? PS rrëzoi propozimin e Braçes, ekspertët: Do rriste buxhetin
29 Nëntor 2021, 12:27Qeveria pritet që vitin e ardhshëm të taksojë edhe të ardhurat që qytetarët apo bizneset mbledhin nga kapitalet e tyre. Ekspertët thonë se nëse arrihet në këtë vendim, taksimi duhet bërë progresiv në varësi të të ardhurave nga kapitalet, dhe se do të ndikonte pozitivisht në buxhet. Propozimi që nuk mori dot votat e socialistëve, u bë në Kuvend nga ish-zv. kryeministri Erion Braçe.
-
Lajmi mirë/ Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë
29 Nëntor 2021, 07:44Vetëpunësimi, përmes hapjes së një dyqani, njësie shërbimi, apo ofrimit të shërbimeve të profesionalizuara është forma më e përhapur se si fitohet jetesa në Shqipëri
-
