Ekonomi
-
28 Nëntor 2021, 11:31
-
-
Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)
28 Nëntor 2021, 11:13Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Do të jetë gati për fluturim në vitin 2025.
-
Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri, nga vijnë fitimet e artistëve
28 Nëntor 2021, 07:47Nëse doni të jetoni përmes muzikës, ju duhet ta trajtoni muzikën si një biznes; por duke kujtuar se muzika është art, së pari, produkti juaj do të ruajë vlerën e tij në planin afatgjatë. Në një treg të vogël si Shqipëria, burimet e fitimit nga muzika janë diversifikuar dhe informaliteti është (thuajse) histori e së shkuarës.
-
Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit (VIDEO)
27 Nëntor 2021, 13:08Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.
-
Kursimet në bankat shqiptare arrijnë rekordin e 9.7 miliardë eurove, mbizotëron valuta
27 Nëntor 2021, 08:13Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në bankat shqiptare arritën në një rekord të ri në tetor, duke shënuar vlerën e 1.94 trilionë lekëve, ose 9.7 miliardë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gati 1 miliardë euro janë shtuar në banka vetëm në 12 muajt e fundit.
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36Ndonëse fill pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri Edi Rama premtoi se procesi i rindërtimit do të mbyllej brenda vitit 2020, deri më tani vetëm 1400 familje kanë marrë çelësat e banesave të reja, dhe deri në fund të vitit pritet të përfitojnë edhe 1000 familje të tjera. Aktualisht për rindërtimin janë shpenzuar nga buxheti 40 miliardë lekë, ndërsa qeveria parashikon që i gjithë procesi të përfundojnë në shtator të vitit 2022.
-
Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit
26 Nëntor 2021, 17:26Të hartuara me mungesë transparence, pa studime të mirëfillta kontratat kocensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) në proces zbatimi po shfaqin defekte që në këndvështrimin e zbatimit të ligjit përbëjnë shkelje të rënda në dëm të fondeve publike.
-
Eduard Zaloshnja: Aftësia e shlyerjes së borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon
26 Nëntor 2021, 16:37Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është absolutisht më i larti ndër vendet e Ballkanit jugperëndimor (shihni grafikun shoqërues). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik në rajon. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyerse).
-
Kush humbi e kush fitoi me paketën e re fiskale! Taksat, akciza dhe tatimi mbi pagat, çfarë u ndryshua
26 Nëntor 2021, 15:47Me gjithë përpjekjet e tyre përmes protestave dhe një takimi me kryeministrin Rama, kërkesat e fermerëve nuk mundën të reflektohen në paketën fiskale. Kronika në vijim na njeh me ndryshimet që do të ndjejnë qytetarët nga janari i vitit 2022 tashmë që paketa fiskale u vulos nga parlamenti.
-
1.6 milionë dollarë në 3 muaj, ose 17.500 $ në ditë! Sa shpenzojnë institucionet për udhëtime jashtë vendit? Shifrat zyrtare
26 Nëntor 2021, 09:28Pagesat për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë të majme të shpenzimit të parasë publike. Miliona të buxhetit të shtetit shpenzohen për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
-
Kreditë për investime spekulative në prona së shpejti mund të jenë më të shtrenjta
26 Nëntor 2021, 08:35Kreditë për blerjen ose ndërtimin e pronave me qëllim investimi së shpejti mund të jenë më të shtrenjta. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që do të kërkojnë nga bankat më shumë kapital për mbulimin e kredive që financojnë investimet spekulative në pasuritë e paluajtshme.
-
Grupi Lufthansa pranë qytetarëve edhe në kohë COVID-i, 303 mijë pasagjerë gjatë pandemisë
25 Nëntor 2021, 21:31Grupi Lufthansa ka luajtur një rol thelbësor duke ofruar një udhëtim të sigurt për qytetarët, edhe në kohë pandemie. 303,721 pasagjerë janë transportuar nga marsi i 2020 deri në tetor të 2021 nga Aeroporti i Tiranës, shifra këto që klientët e ‘Lufthansa’ janë besnikë për shkak të shërbimit cilësor që kanë marrë kurdorherë.
-
-
Buxheti dhe paketa fiskale 2022, eksperti: Duhej më shumë mbështetje për prodhimin, taksat e reja dëmtojnë bujqësinë
25 Nëntor 2021, 08:22Buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2022 duhet të ishin orientuar më shumë drejt sektorit prodhues, e konkretisht bujqësisë. Ekspertët e ekonomisë thonë se ndryshimet e taksave do të kenë ndikim negativ në bujqësi.
-
Banka Qendrore e Austrisë: Familjet kredimarrëse në Shqipëri, me përqindjen më të lartë të pamundësisë për shlyer këstet
25 Nëntor 2021, 07:48Gati 40% e familjeve huamarrëse në Shqipëri kishin pasur së paku një herë vështirësi për të shlyer këstin e huasë në 12 muajt para anketës. Gjithashtu Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që kishin vështirësi më shumë se një herë për të shlyer këstet gjatë një viti.
-
‘Ndërtimi, sektor vulnerabël për pastrimin e parave’, drejtori DPPPP, Koçi: Bëhen transaksione marramendëse! Braçe e pyet: Si ndahet 'torta' mes deputetëve e ministrave
24 Nëntor 2021, 19:30Deputetët debatuan deri në fyerje në Komisionin e Ekonomisë kur diskutohej për ligjin e ri të pastrimit të parave. Deputetët kërkuan llogari nga drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi për sektorin e ndërtimit me akuzat se aty po qarkullojnë transaksione në vlera marramendëse
-
Veliaj në Këshilli Bashkiak: Japim 1 mln dollarë për transportin publik! Kemi dorëzuar 381 banesa individuale...1 minutë heshtje për 46 viktimat nga tragjedia në Bullgari
24 Nëntor 2021, 19:011 milionë dollarë do të jepen për transportin publik për të përballuar kostot e shkaktuara nga pandemia. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Erion Veliaj tha se operatorët e transportit do të jenë nën monitorim dhe do të ndëshkohen për shkeljet që kryejnë. Sa i takon rindërtimit Veliaj tha se janë dorëzuar 381 banesa individuale.
-
Eurobondi prej 650 mln eurosh, Ministrja e Ekonomisë: Hera parë në histori që e marrim me afat 10-vjeçar shlyerje! Borxhi publik shkon në 80.2%
24 Nëntor 2021, 12:04Ministrja e Financave shpjegoi se ky ishte momenti më i mirë për të marrë eurobondin 650 milionë euro pasi ka më shumë likuiditet dhe norma të ulta interesi. Ibrahimaj tha se eurobondi duhet shlyer deri në 2031 dhe do të përdoret për investimet madhore infrastrukturore. Pas marrjes së kësaj shume, borxhi publik do të arrijë në 80.2% këtë vit.
-
Shifrat e INSTAT/ Në tremujorin e tretë të 2021-it energjia elektrike u rrit me 12%, humbjet në rrjet ranë me 5.7%
24 Nëntor 2021, 11:38Një rritje me 12% ka shënuar prodhimi i energjisë elektrike në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021. Sipas shifrave të INSTAT prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 7,2 % duke arritur vlerën 1.371 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020.
