Kosova & Rajoni
-
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për dy vite e gjysmë, sa është ai në qeverisje, janë bërë 58 marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë
14 Tetor 2023, 09:31 -
Lista Serbe shprehet e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet komunale në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 23:00Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi, tha të premten se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës, duke i bërë thirrje Prishtinës për shpalljen sa më parë të tyre.
-
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
13 Tetor 2023, 19:30Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX
-
Rrezikoi ekstradimin, Dritan Goxhaj: Pas lirimit nga burgu u telefonova vetëm nga miqtë e mi të luftës! Akuzat e speciales ndaj UÇK-së janë absurde
13 Tetor 2023, 18:55Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj i liruar tre ditë më parë nga qelia e burgut 313 në Tiranë pati kritika për mënyrën si u arrestua nga policia shqiptare. Pas daljes nga burgu ai tha se nuk ka pasur ndonjë telefonatë "zyrtare" nga Kosova por vetëm nga shokët e tij të luftës
-
Dyshohet se do të vriste anëtarin e një grupi kriminal në Budva, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Malin e Zi
13 Tetor 2023, 18:13Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva
-
Lista Serbe: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 13:59Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë të premten se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës
-
Senatorët amerikanë takim me Osmanin: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit në Banjskë
13 Tetor 2023, 11:43Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të premten se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe se përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.
-
Vuçiç thirrje përfaqësuesve serbë në Kosovë: Të organizohen sa më shpejt zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 11:30Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, që të organizojnë sa më shpejt, zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës
-
-
Kurti: Sulmi në Banjskë, akt agresioni nga Serbia! Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë
13 Tetor 2023, 10:55Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresioni nga Serbia
-
Tensionet në veri të Kosovës, dy senatorë amerikanë sot takojnë Osmanin dhe Kurtin
13 Tetor 2023, 08:38Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti
-
Të mos jesh shqiptar apo serb në veri…
12 Tetor 2023, 20:43Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë e Veriut: Rrezet e diellit i shijojnë të ulur jashtë lokaleve të tyre disa pronarë biznesesh, teksa ndjekin me sy njerëzit që kalojnë para tyre. Shqiptarë, serbë, romë, ashkalinj, boshnjakë, egjiptianë, turq e goranë e quajnë këtë lagje shtëpi.
-
Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Anëtari i Kryesisë së PDK-së Nurellari: Ndjesi pozitive! Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës! Açka: Nuk e çon gishtin te plaga
12 Tetor 2023, 18:43Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb serb ne Banjskë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari e quajti pozitiv këtë hap, kurse Flutura Açka tha se duhet të ishin bërë disa korrigjime
-
Situata në veri, Stoltenberg: Po rrisim prezencën në Kosovë, kërkon vetëpërmbajtje nga retorika e dhunës
12 Tetor 2023, 17:27Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, se disa batalione nga Rumania, Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar janë dërguar dhe do të dërgohen në Kosovë, duke rritur praninë e KFOR-it.
-
Kosovë-Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare
12 Tetor 2023, 15:50Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin i solli Kosovës rritje të shkëmbimeve tregtare. Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro, nga 22 milionë sa ishte në vitin 2020, kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike
-
'Pesëshja e madhe' në Kosovë dhe Serbi në përpjekje 'për të shpëtuar dialogun'
12 Tetor 2023, 14:51Qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi i përfaqësuesve të pesë shteteve kryesore, sipas diplomatëve në Bruksel, është përpjekja që “të shpëtohet procesi i dialogut” dhe Marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti
-
Ambasadori i SHBA në Serbi, Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur
12 Tetor 2023, 14:27Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit, do të donte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij problemi është më kompleks se kaq
-
Rizvanolli: Serbia po e bojkoton udhërrëfyesin për energjinë
12 Tetor 2023, 12:42Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka akuzuar të enjten Serbinë se nuk po e zbaton udhërrëfyesin për marrëveshjen për energjinë në katër komunat në veri të Kosovës.
-
Konjufca: Serbia duhet të sanksionohet
12 Tetor 2023, 09:59Në një intervistë ekskluzive me DW, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre
-
Kurti: Ka rrezik të përsëritjes se sulmeve të dhunshme nga strukturat kriminale serbe në veri të Kosovës
12 Tetor 2023, 09:57Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten herët se ka rrezik në rritje të përsëritjes së sulmeve të dhunshme nga “strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë”
