Kosova & Rajoni
-
Edhe pse pas arrestimit të tij në Kosovë për terrorizëm që vijoi me 20 ditë barrikada dhe tensione në veri të Kosovës, Vuçiç mesa duket ka nisur të provokojë sërish. Ditën e sotme ai ka dekoruar ish policin Dejan Pantiç me medalje të artë për guxim, i akuzuar për terrorizëm në Kosovë.
15 Shkurt 2023, 14:53 -
Del plani i zbatimit të Marrëveshjes Bazë për dialogun: Serbia s’do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare
15 Shkurt 2023, 13:36Ndonëse kryeministri Albin Kurti i ka vendosur të gjitha “letrat mbi tavolinë” për ndërkombëtarët, mediat e Kosovës kanë publikuar ditën e sotme planin e zbatimit të marrëveshjes bazë për dialogun Kosovë-Serbi. Në të përfshihen propozimi franko-gjerman dhe për asociacionin e komunave serbe.
-
-
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës: Mbi 300 dëshmitarë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së
15 Shkurt 2023, 11:13Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
-
E rëndë/ Mjeti përplas për vdekje 19-vjeçarin shqiptar në Kosovë! Autori ende në kërkim
15 Shkurt 2023, 11:06Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Drenas të Kosovës ku vdiq një 19-vjeçar shqiptar. Eduard Bujupi u godit nga një makinë për vdekje, ndërsa autori braktisi vendin e ngjarjes.
-
Vuçiç dekoron ish të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi! E kryqëzon opozita serbe: Sjellje fëmijërore
15 Shkurt 2023, 09:10Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në qendër të kritikave nga opozita serbe pasi pritet të dekorojë ish të dërguarin e posaçëm për dialog në Kosovë e Serbi, Richard Grenell.
-
Kryetari i konferencës së Sigurisë në Mynih: Urgjente të zgjidhim çështjen Kosovë-Serbi, presim përfaqësues nga dy vendet
15 Shkurt 2023, 08:44Në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryetari i saj, Christoph Heusgen thotë se shpreson për një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Analistët me pikëpamje të ndara rreth propozimit europian për marrëveshjen Kosovë – Serbi
15 Shkurt 2023, 07:30Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të çojë në përballje me sanksione. Të dyja palët thanë se e pranojnë në parim propozimin, që ka nxitur mëdyshje e debate në shoqëritë e të dyja vendeve.
-
Eksperti i Ballkanit Perëndimor: Alternativa tjetër e Asociacionit është ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë! Plani franko-gjerman, zhgënjyes
14 Shkurt 2023, 22:23Eksperti i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, James Ker-Lindsay ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është mënyra më pak e dhimbshme që Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë.
-
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës takim me Stoltenberg: Gati të presim 5 mijë refugjatë ukrainas
14 Shkurt 2023, 22:00Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka qenë i pranishëm në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Mehaj shkruan se gjatë takimit që ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg ka shprehur gatishmërinë që Kosova është gati të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas.
-
Varhelyi: Komisioni Europian gati të punojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE
14 Shkurt 2023, 18:38Në seancë plenare të Parlamentit Evropian të martën është zhvilluar një debat për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Evropian të për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, në mënyrë që të mos hyjë përsëri në një fazë të ngadalshme, siç ka qenë në pesë vjetët e mëparshme.
-
Pretendimet e Moldavisë se disa malazezë po përpiqen ta destabilizojnë, reagon Abazoviç: Të ashpra! Na mjaftojnë problemet tona
14 Shkurt 2023, 18:02Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë. Këtë përgjigje, Abazoviç ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë më 14 shkurt.
-
Putin mesazh Vuçiç: Moska e vlerëson politikën e ndjekur nga Beogradi dhe dhe qëndrimin lidhur me Kosovën
14 Shkurt 2023, 17:41Në një letër drejtuar homologut të tij serb, Presidenti rus Vladimir Putin shprehet se ai “vlerëson lartë politikë e jashtme të balancuar të Serbisë”, si dhe mbështetet ato që i quan përpjekje të Serbisë për të mbrojtur integritetin territorial në përballjen me Kosovën.
-
Kishte grabitur para dhe bizhuteri me vlerë në 9 makina të ndryshme, arrestohet 50 vjeçari shqiptar në Greqi
14 Shkurt 2023, 17:28Një 50 vjeçar shqiptar, është arrestuar në zonën e Agion Nikolaos në Greqi ku kishte vjedhur vazhdimisht makina të personave të ndryshëm.
-
Ish-kryenegociatori i BE për Kosovën: Nuk jam optimist për planin europian për Kosovën dhe Serbinë
14 Shkurt 2023, 17:04Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
-
Tërmeti tragjik në Turqi, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve Kaya: 70 qytetarë me origjinë të vjetër shqiptare kanë vdekur
14 Shkurt 2023, 10:4970 persona me origjinë të largët nga Shqipëria kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat.
-
Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit
14 Shkurt 2023, 10:40Qyteti i Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, që shkatërroi më shumë se 80 për qind të objekteve të asaj kohe, u rindërtua nga ndihmat që erdhën në këtë vend nga shumë shtete të botës, duke marrë kështu epitetin ‘Qyteti i Solidaritetit’. Kjo ka bërë që të shndërrohet në një nga qytet më moderne të kohës me zgjidhjet arkitekturore
-
Paralajmëron Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë në veri të Kosovës
14 Shkurt 2023, 09:18Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrenë përsëri barrikada si dhe të sulmojnë policinë e Kosovës, sidoqoftë, Kurti thekson se ata do dështojnë
-
Pak të interesuar për zëvendësimin e policëve në veri të Kosovës
13 Shkurt 2023, 21:33Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt
-
Maqedoni e Veriut/ Debat i ashpër në Kuvend për zgjerimin e Qeverisë
13 Shkurt 2023, 21:07Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të hënën, më 13 shkurt, ka nisur debati për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë, përkatësisht zgjerimin e saj me partinë Aleancën për Shqiptarët, e cila deri tani ka qenë në opozitë.