Kosova & Rajoni
-
Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, ku 371 milionë euro mallra vetëm nga Serbia. Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur me gati 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro
24 Janar 2023, 09:09 -
Deputeti shqiptar në Kuvendin serb letër për Escobar: Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog! Mundësia e fundit për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve
24 Janar 2023, 08:10Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
-
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Presim përkushtim serioz dhe angazhim për planin evropian
23 Janar 2023, 21:32Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
-
Vuçiç zbardh takimin me 5 të dërguarit e BE dhe SHBA: Më kërkuan të pranoj planin franko-gjerman ose do ndëpritet procesi i integrimit europian
23 Janar 2023, 20:52Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në takimin me emisarët specialë të dërguar nga SHBA dhe BE, i është bërë me dije se nëse Serbia nuk pranon propozimin e tyre për planin franko-gjerman mbi Kosovën, do të ndërpritet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
-
Të akuzuar për rastin ‘Titanik 2’, dënohen me nga dy vite burg Menduh Thaçi dhe të dyshuarit e tjerë në Maqedoninë e Veriut
23 Janar 2023, 19:08Gjykata Themelore në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka dhënë vendimin ditën e sotme për të akuzuarit kryesorë për rastin Titanik 2 që lidhet me parregullsitë zgjdhore. Të akuzuarit kryesorë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov, lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi dhe Aneta Stefanovska, Vlatko Shajkovski dhe Sasho Srcev u dënuan secili me nga dy vite burg.
-
-
Ministrat e BE diskutojnë për situatën në Mal të Zi, rrezikohet procesi i anëtarësimit nëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon
23 Janar 2023, 16:18Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane.
-
Presidentja Osmani pritet nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë: Synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani
23 Janar 2023, 15:58Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë. Sipas njoftimit zyrtar të presidentes , Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.
-
Incident në veri të Kosovës! Efektivët plagosin me armë zjarri një prej serbëve që sulmoi patrullën e policisë! Sveçla: Është vepruar për neturalizim të situatës
23 Janar 2023, 14:35Ditën e sotme një tjetër incident është shënuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviç ku policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri drejt një veture që goditi makinën e efektivëve dhe nuk u ndal për kontroll në postobllokun e ngritur.
-
Pesë diplomatët e SHBA-së dhe BE-së vizituan Prishtinën dhe Beogradin për dialogun Kosovë-Serbi, Borrell njofton ministrat e Unionit mbi ecurinë
23 Janar 2023, 13:34Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell do të informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Mirolslav Lajçak ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
-
-
Mbishkrimet ‘Wagner’ në muret e tabelat në veri të Kosovës, nisin hetimet
23 Janar 2023, 13:15Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë Veriore dhe në Zveçan, persona të identifikuar kanë shkruar në mure dhe në tabela mbishkrime me ngjyrë të kuqe emrin e grupit rus “Wagner”.
-
-
Reshjet e dendura të dëborës në Kosovë dhe Mal të Zi, mbyllet një pikë kufitare
23 Janar 2023, 12:17Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë natës në Kosovë dhe Mal të Zi kanë bërë që të mbyllet përkohësisht Pika e Kalimit kufitar në Kullë.
-
Dyshohet se qëlloi për vdekje me armë një 47-vjeçar grek, shqiptari në kërkim nga policia në Greqi! Arrestohen 3 të tjerë të përfshirë në krim
23 Janar 2023, 11:22Autoritetet greke po kryejnë kërkime për kapjen e një 38-vjeçari shqiptar, identitet i të cili ende nuk bëhet i ditur, pasi dyshohet se ka vrarë një 47-vjeçar grek, i cili njihej me nofkën “amerikani”.
-
Presidenti serb drejt dorëheqjes prej Kosovës? Mediat serbe: Vuçiç ka informuar partinë e tij se mund të largohet
23 Janar 2023, 10:06Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e partisë i ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidenti
-
Protestë kundër Albin Kurtit në Kosovë! Ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na e shkel gjakun! Dorëhiqu ose kërko falje
23 Janar 2023, 09:51Marre”, “Dorëheqje”, “Kërko falje”, “Mos shkel gjakun e dëshmorëve” ishin disa nga parullat e mbajtura në protestën kundër kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti.
-
Danimarka ende në pritje të huazimit të qelive nga Kosova
23 Janar 2023, 09:19Kosova nuk e ka ratifikuar ende Traktatin për strehimin e qindra të burgosurve nga Danimarka, edhe pse dokumenti për këtë qëllim parasheh që transferimi i tyre të bëhet në tre muajt e parë të këtij viti
-
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, diskutime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
23 Janar 2023, 09:09Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një ndër çështjet që do diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës.
-
Të mbijetuarit e luftës në Bosnjë, në ndihmë të popullit të Ukrainës
23 Janar 2023, 07:24Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe u izolua nga forcat serbe të Bosnjës. Për tre vite të vështira, banorëve iu desh të gjenin mënyra krijuese për të patur energji dhe ngrohje. Qyteti po mbledh tashmë materiale, skica dhe projektime nga kjo përvojë e tridhjetë viteve më parë, për të ndihmuar me prodhimin e energjisë popullin e Ukrainës.