Kosova & Rajoni
-
Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Serbia hapi në Bruksel, më 14 dhjetor negociatat për një bllok kapitujsh.
14 Dhjetor 2021, 13:49 -
E rëndë! Gjenden pa shenja jete 2 fëmijë mes flakëve në banesën e tyre në Greqi, në ‘luftë’ me vdekjen vëllai 2-vjeçar
14 Dhjetor 2021, 10:36Nja ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Kamatero në Greqi, pasi dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë, pasi atë e kaploi zjarri.
-
Reklama bie nga era e fortë, godet në kokë 22-vjeçarin në Drenas
14 Dhjetor 2021, 02:16Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas, pasi një reklamë i kishte rënë në kokë.
-
Zgjidhet kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do të drejtojë partinë, pritet të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut
13 Dhjetor 2021, 22:27Dimitar Kovaçevski zëvendëson kryetarin e deritanishëm Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale më 31 tetor. Kovaçevski pritet të jetë edhe kryeministër i RMV-së.
-
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
13 Dhjetor 2021, 22:24Britania e Madhe u bëri thirrje të hënën përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të punojnë me komunitetit ndërkombëtar, për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Këto komente u bënë pas një takimi të shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në takim morën pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak.
-
Opozita e bashkuar në Mal të Zi tërheq mocionin e mosbesimin ndaj qeverisë
13 Dhjetor 2021, 18:11Opozita e bashkuar në Mal të Zi e kryesuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq, e tërhoqi mocionin për mosbesimin ndaj qeverisë në nisje të seancës parlamentare.
-
Kosova përballë një krize energjetike, Kurti: Konsumi shumë i madh! Ministrja e Ekonomisë: Termocentralet po prodhojnë 354 megavate më pak se kërkesa
13 Dhjetor 2021, 17:12Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
-
Dështuan për një votë, opozita heq dorë nga rrëzimi i qeverisë malazeze
13 Dhjetor 2021, 14:54Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.
-
Kosovë/ 89 për qind e viktimave nga COVID, të pavaksinuar plotësisht! 2,987 të vdekur që prej fillimit të pandemisë
13 Dhjetor 2021, 14:05Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në marsin e vitit 2020, deri më 12 dhjetor, në Kosovë kanë vdekur 2,987 persona.
-
Shkoi për të blerë bukë, qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një grua në mes të pastiçerisë 53-vjeçarja në Selanik, vëllai i viktimës: Ishte e divorcuar, nuk e dimë nëse ka lidhje
13 Dhjetor 2021, 13:05Një grua 53 vjeç ka mbetur e vrarë pas të shtënave me armë në drejtim të saj nga një grua tjetër, teksa po blinte bukë në pastiçerinë e lagjes në Selanik të Greqisë.
-
Mali i Zi/ Sot shqyrtohet mocioni i mosbesimit për qeverinë! Abazoviç: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
13 Dhjetor 2021, 09:15Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.
-
Greqi/ 49-vjeçari merr peng të ëmën dhe kërcënon se do e vrasë! Ndërhyn policia, efektivi plagoset me thikë
13 Dhjetor 2021, 08:45Sipas raportimeve, 49-vjeçari vuan nga problemet psikologjike ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë denoncuar në polici pas zhurmës në banesën e tyre.
-
Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate
13 Dhjetor 2021, 07:09Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.
-
Maqedoni e Veriut, LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj
12 Dhjetor 2021, 20:52Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.
-
Koronavirusi/ 3,225 të infektuar dhe 90 viktima në 24 orët e fundit në Greqi
12 Dhjetor 2021, 17:22Numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 të vdekur si pasojë e COVID. Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 19248. Sipas të dhënave, 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese.
-
Protestë në Maqedoninë e Veriut për rritjen e pagave! Kreu i Lidhjes së Sindikatave: Kërkojmë pushim ditën e dielë
12 Dhjetor 2021, 16:17Lidhja e Sindikatave e Maqedonisë së Veriut, protestoi sot në Shkup për rritjen e pagave si dhe miratimin e ligjit për marrëdhënie pune, nga ana e Kuvendit, me të cilin parashihet që e diela të shpallet pushim.
-
A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve?
12 Dhjetor 2021, 16:10Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e publikuar më 7 dhjetor, ka bërë të ditur se çmimet e produkteve të konsumit janë rritur për 5.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Rritje ka pësuar edhe çmimi i energjisë elektrike.
-
Kosovë/ 7 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 321 raste aktive me COVID
12 Dhjetor 2021, 15:53Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 965 vaksina kundër koronavirusit.
-
Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin, reagime të ashpra në Kosovë dhe nga të huajt
12 Dhjetor 2021, 10:16BE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi "gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm".
-