Kosova & Rajoni
-
Shkak i aksidentit tragjik në Bullgari që i mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duket se nuk ka qenë shpejtësia me të cilin po lëvizte autobusi, ndërsa probleme janë konstatuar me aksin rrugor ku u regjistrua ngjarje. Ende nuk ka një përgjigje sesi autobusi mori flakë dhe u dogj brenda 10 minutave.
30 Nëntor 2021, 16:30 -
Kosovë/ 8 të infektuar në 24 orët e fundit! Pas disa ditësh shënohet 1 viktimë! 320 raste aktive me COVID
30 Nëntor 2021, 15:07Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje të rasteve pasi dje u regjistruan 2 të infektuar. Sa i përket viktimave, pas disa ditësh me radhë që nuk kishte fatalitete sot u regjistrua një i vdekur. Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se në 24 orët e fundit 9 qytetarë janë shëruar, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 320.
-
‘Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari’, familja Jashari merr sërish drejtimin e ushtrisë së Kosovës
30 Nëntor 2021, 12:48Nipi Adem Jasharit, Bashkimi është emërtuar “Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
-
E rëndë, masakroi me thikë nënën dhe plagosi gjyshen, tenton të arratiset 35-vjeçari në Greqi
30 Nëntor 2021, 12:04Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agrinion në Greqi, pasi një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare dhe ka plagosur gjyshen e tij dhe më ps tentoi të arratisej nga dritarja e shtëpisë.
-
Varianti i ri i COVID-19 ngre alarmin në Greqi, Mitsotakis merr vendimin: Vaksinimi i qytetarëve mbi 60 vjeç me detyrim, në të kundërt gjobë 100 euro
30 Nëntor 2021, 11:47Rritja drastike e infektimeve me COVID-19 dhe varianti omikron, ka bërë që kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis të vendosi me detyrim vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç, ose në të kundërt do të gjobiten me 100 euro.
-
VIDEO/ Plas keq në Mitrovicë, sherr masiv dhe të shtëna armësh, ja pamjet
30 Nëntor 2021, 09:44Një sherr masiv në Mitrovicë të Kosovës ka përfunduar me 3 të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
-
-
E rëndë, pas debatit të ashpër në rrugë, burri nxori thikën dhe sulmoi 40-vjeçaren me të birin në Selanik
29 Nëntor 2021, 13:58Një ngjarje e përgjakshme është shënuar mesditën e kësaj të hënë në qytetin e Selanikut në Greqi.
-
Deputetja shqiptare diagnostikohet sërish me kancer: 9 vite më parë e mposhta teksa isha shtatzënë, e kam lodhur veten më shumë sesa duhet
29 Nëntor 2021, 13:32Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në një postim prekës në Facebook thotë se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ajo ishte operuar para 9 vitesh. Matoshi shkruan se kur u diagnostikua me kancer para 9 vitesh, ajo ishte në pritje të një fëmije, dhe shton se në asnjë moment nuk është dorëzuar
-
Osmani: Kosova ka qenë pala konstruktive në çështjen e dialogut, Serbia nuk do asnjë marrëveshje, nuk i intereson paqja në Ballkanin Perëndimor
29 Nëntor 2021, 12:37Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën, tha mëngjesin e sotëm, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa kërkoi përkrahjen e Sllovenisë nga homologu i saj, Borut Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
-
Serbia klasifikon Shqipërinë e Kosovën si 'vende armike', planifikon një ushtri “110% më të fortë” se katër vende të rajonit
28 Nëntor 2021, 22:30Udhëheqja shtetërore serbe ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë. Sipas revistës serbe Informer, kjo strategji për herë të parë në dy dekadat e fundit përcakton drejtimet e zhvillimit të sistemit të mbrojtjes serbe
-
-
Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 6 infektime në 24 orë
28 Nëntor 2021, 16:21Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 1.514 testimeve, vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
-
Valle, kostume popullore dhe piktura në sheshe, Prishtina 'vishet' kuqezi në Ditën e Pavarësisë (FOTO)
28 Nëntor 2021, 15:39Prishtina në ditën e pavarësisë së Shqipërisë u "vesh" kuqezi!
-
Policia e Kosovës në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit, 20 mijë euro shpërblim për informacion
28 Nëntor 2021, 14:21Policia e Kosovës është në kërkim të vrasësit të 2 nxënësve dhe shoferit të autobusit 2 ditë më parë në Gllogjan të Deçanit. Për të arritur sa më shpejt në prangosjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të arsyes pse ka ndodhur ngjarjan Qeveria e Kosovës ka vënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion.
-
Krimi në Kosovë, sot lamtumira e fundit për maturantët! Autori i sulmit në autobus në arrati dhe i paidentifikuar
28 Nëntor 2021, 13:00Sot përcillen për në banesën e fundit vajza dhe djali vetëm 17-vjeçarë që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla në Komunën e Deçanit në Kosovë. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan të Decanit.
-
Përplasja e Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe: Greqia shkel ligjin ndërkombëtar, vepron në mënyrë agresive për të ndikuar negativisht në rajon
27 Nëntor 2021, 23:53Refuzimi i Greqisë për të përmbushur nevojat e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë përmes akteve dhe deklaratave provokuese, si dhe shkeljet e saj të së drejtës ndërkombëtare, ndikojnë negativisht në stabilitetin dhe paqen në rajon, deklaroi të enjten Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë.
-
Aksidenti tragjik, Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për të afërmit e viktimave
27 Nëntor 2021, 22:44Nëse në përfundim të hetimeve rezulton se kushtet e rrugës janë shkaku i vdekjes së 45 personave, Bullgaria do të duhet të paguajë nga 100.000 deri në 125.000 euro për secilin prej prindërve të të aksidentuarve. Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.
-
-
Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë stafin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare, ka rrezik për një sulm
27 Nëntor 2021, 21:07Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail të brendshëm stafit të tyre, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare nëpër qytetet e Kosovës, pasi ka rrezik për një sulm.