Kosova & Rajoni
-
Ministria e Brendshme e Malit të Zi njofton se Nikola Gruevski ka hyrë dhe ka dalë nga ky vend në datën 11 nëntor, nga ku është arratisur më pas në Hungari ku kërkoi azil politik. Një ditë më parë ishte policia shqiptare që pranoi se Gruveski ishte larguar drejt Malit të Zi nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, me një automjet të ambasadës hungareze.
16 Nëntor 2018, 08:03 -
Arratisja e Gruevskit, protesta në Shkup, qytetarët i kërkojnë llogari qeverisë
15 Nëntor 2018, 22:07Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe arrestimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov
-
Bust dhe rrugë me emrin e Kaçifas në qytetin e Argosit, kryebashkiaku: Hero modern
15 Nëntor 2018, 17:24Qytetit i Argos do të vendosë një bust në nder të ekstremisitit grek, Konstandinos Kaçifas, të vrarë në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA. Përveç bustit, emri i Kaçifas do t'i vendoset edhe një rruge.
-
Kërkoi azil politik në Hungari, SHBA: Gruevski duhet të vuajë dënimin me burg në Maqedoni
15 Nëntor 2018, 14:42Një ditë pasi kabineti qeveritar hungarez i pranoi kërkesën e dhënies së statusit të azilantit politik, ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka ardhur reagimi i parë nga SHBA-të. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë se Nikolla Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij, është deklaruar një përfaqësues i Stejt Departamentit amerikan.
-
Gruevski u strehua në Tiranë? Ambasada e Hungarisë nuk komenton
15 Nëntor 2018, 11:45Gazeta ‘Politika” e Beogradit shkroi se ish-kryeministri I Maqedonisë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me pasaportë false natën dhe ilegalisht hyri në Tiranë, ku u pranua në ambasadën e Hungarisë në Tiranë
-
Opozita në Hungari kundër Nikolla Gruevskit, kërkojnë të arrestohet dhe ekstradohet në Maqedoni
15 Nëntor 2018, 08:45Kërkesa e azilit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevsi duket se nuk është pritur mire nga partitë opozitare hungareze, të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë së Hungarisë, të drejtuar nga Viktor Urban që të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin.
-
Nikolla Gruevskit i pranohet kërkesa për azil, Hungaria: E morëm në konsideratë për arsye sigurie
14 Nëntor 2018, 17:12Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka marrë këtë të mërkurë statusin e azilantit politik në Hungari. “Alsat Maqedonia” shkruan se kabineti i kryeministrit Viktor Orban e ka pranuar kërkesën e Gruevskit, por vlerësimi i saj do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik.
-
Kërkoi azil politik në Hungari, prokurorja maqedonase: Gruevski do të ekstradohet
14 Nëntor 2018, 09:17Ndërsa, një ditë ma parë ishkryeministri maqedonas Gruevski bëri të ditur se është larguar dhe se ndodhej në Hungari ku ka kërkuar azil politik, prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva ka deklaruar së fundi se që në fillim është kërkuar paraburgim për Gruevskin, por ka besim se ai do të ekstradohet për t'u gjykuar në vendin e tij.
-
Valë arrestimesh në Maqedoni, pas Gruevskit, prangoset ish-ministri i Transporteve
14 Nëntor 2018, 09:18Ai ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe dje tha se nuk kishte ndërmend të arratisej nga Maqedonia.
-
"Nuk mund ta besoja", Parisi i kërkon falje Vuçiçit: Ishte një gabim fatkeq
13 Nëntor 2018, 16:03Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ndjerë i ofenduar nga mënyra sesi është trajtuar në ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, e mërinë e tij e ka treguar edhe për mediat serbe. Një ditë më pas, ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni i ka kërkuar falje, duke e cilësuar situatën e krijuar si një gabim fatkeq.
-
Në kërkim nga Interpol-i, ish-kryeministri i Maqedonisë kërkon azil në Hungari
13 Nëntor 2018, 13:49Gruevski e ka bërë publik vetë lajmin përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shkruan se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.
-
Shpërdoroi detyrën, edhe Interpoli shpall në kërkim ish-kryeministrin maqedonas Gruevski
13 Nëntor 2018, 09:56Pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe Interpoli ka publikuar në faqen zyrtare foton e tij.
-
Ish-kryeministri Gruevski në kërkim, truprojat: Ja kur e pamë për herë të fundit
13 Nëntor 2018, 08:27Mbi ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.
-
Firmoset urdhër arresti për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski
12 Nëntor 2018, 19:19Vendimi erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg.
-
"Taksat ndaj produkteve serbe mund të rriten", Haradinaj: Qëndrimi i Listës Serbe, vullnet politik
12 Nëntor 2018, 16:46Taksat përkundrejt produkteve serbeve është një çështje që çdo ditë e më shumë po zë rendin e ditës në Kosovë. Kryeministri i saj, Ramush Haradinaj është shprehur së fundmi se taksat ndaj produkteve të përmendura edhe mund të rritet, ndërsa sa i takon kërcënimeve të vazhdueshme të Listës Serbe, ai është shprehur se nuk mund të diktojë ndaj një vullneti e qëndrimi politik.
-
Arratiset Nikola Gruevski? Autoritetet kërkojnë ta çojnë në burg, ish-kryeministri nuk gjendet
11 Nëntor 2018, 18:58Autoritetet gjyqësore kanë deklaruar se do tentojnë ditën e hënë t'i komunikojnë Nikola Gruevskit vendimin e Gjykatës që e dënoi atë me dy vite burg, për të nisur vuajtjen e dënimit në qeli.
-
Thaçi takon Trump në Paris: Mora mbështetjen e presidentit amerikan për marrëveshjen me Serbinë
11 Nëntor 2018, 16:14Lajmin e jep vetë Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ku publikon edhe foton e takimit, ndërsa shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë mbështet arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
-
Shqipëri-Kosovë hidrocental të përbashkët, BE financon me 40 milionë euro dy vendet
10 Nëntor 2018, 17:39Ky hidrocentral do të ketë një kapacitet 200 megavate. BE do të financojë me grante Shqipërinë dhe Kosovën.
-
Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi në Paris: Jo ndarje e as krijim të “Republika Srpska”
10 Nëntor 2018, 16:40Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, si modeli i Republika Srpska. Këtë e ka bërë të ditur në një komunikim me gazetarët në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i shtetit kosovar teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi gjithashtu se nuk ka njohje reciproke, si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror.
-
Gruevski shkon në burg, por pagën si deputet do ta marrë akoma
9 Nëntor 2018, 19:34Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të shkojë në burg, por do të vazhdojë të marrë sërish pagesën si deputet. Kjo pasi ditën e sotme kur Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit për Gruevskin, nuk kanë votuar shumica e deputetëve.
