Sport

  • As Torino, që luante si pritës, nuk ka arritur të ndalë Juventus-in në kampionat. Kampionët në fuqi të Italisë janë treguar cinikë në derbi, duke fituar me një gol, por që vlen shumë në renditje, pasi bardhezinjtë kanë marrë kreun provizorisht, në pritje të ndeshjes së Napolit, që ndeshet me SPAL.
  • Seria A, Interi është për
    turp, e mund Genoa 2-0

    Interi është për turp. Zikaltërit u mundën në transfertë nga Genoa 2-0 dhe mund të përfundojnë jashtë zonës Champions. Ndërsa në Spanjë Valencia mposhti 2-1 Malagan dhe ngjitet në vend të tretë.

  • Pezullimi i dy lojtarëve të Partizanit
    FSHF i përgjigjet Olsi Ramës

    FSHF ka reaguar pas akuzave të Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama për pezullimin e dy lojtarëve nga Komisioni i Disiplinës. FSHF thotë se Disiplina është një komision i pavarur, ndërsa vendimet mund të apelohen.

  • Barça rikthehet te fitorja, Roma 
    mund Udinesen, ‘arratiset’ Bayern

    Pas dy barazimeve Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur 2-0 në transfertë Eibar me nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht shënoi Luis Suarez për skuadrën blaugrana ndërsa në fund llogaritë i mbylli Jordi Alba. 

  • Atletët Luiza Gega dhe Smajlaj
    shpallen kampionë Ballkani

    Ditë historike për Shqipërinë. Dy atletë janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë. 

  • Kërcënimi i UEFA-s, Takaj: Nuk kemi
    lidhje, po ‘bombardohemi’ me sajesa

    Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj deklaron se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj inspektorëve të UEFA-s që kërkuan dënimin e ekipit korçar. Takaj shprehet se inkurajon organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes, ndërsa sulmon ‘Federbet’.
     

  • Braçe sulmon sërish Dukën: Vijon
    që të manipulojë kampionatet

    Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama kundër FSHF duke e akuzuar për vendime me dy standarde. 

  • Kategoria e Parë/ Kastrioti
    surprizon në Lezhë, bie Dinamo

    Kategoria e Parë zhvilloi ndeshjet e javës së 16-të, me përjashtim të supersfidës së Grupit B, mes dy kryesuesve, Tiranës dhe Bylisit, në fushën e mallakastriotëve. Kjo përplasje është fiksuar për t’u zhvilluar nesër, në orën 14:00, në “Adush Muça”.

  • Olsi Rama: FSHF po tenton
    të manipulojë kampionatin/ 

    'S’kam një kapele magjistari, që t’ia jap për të shpikur diçka në ndeshjen e radhës, duke marrë mirëkuptimin tuaj, do të kërkoj ta lëmë Dalipin t’i përvishet punës, bashkë me stafin teknik. Kjo nuk është një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka më shumë se sa vlerat që Partizani përpiqet të shprehi në fushën e lojës. Po mua më mirë, shko mendo bashkë me trajnerët e tjerë, për përgatitjen e ndeshjes me Kukësin'  VIDEO

  • Shqipëria në krye të Europës për
    bastet në Azi, Korça epiqendërSkënderbeu rrezikon rënien nga kategoria

    Raporti i UEFA-s për kërkesën e dënimit të Skënderbeut ka zbuluar një fakt vërtet tronditës: Shqipëria është vendi që kryeson nga Europa në vendosjen e basteve për ndeshjet e futbollit në një prej kompanive të mëdha në Azi. Dhe si për ironi të fatit, qyteti ku klikohet më shumë është Korça, që përfaqësohet nga ekipi i Skënderbeut. VIDEO

  • Rreziku i dënimit shumë i madh,
    Etika ka fuqi vendimmarrëse

    Ndeshja e Champions League në 2015, Crusaders – Skënderbeu 3-2 dhe disa ndeshje shqiptare quhen të sigurta të trukuar nga UEFA. Në UEFA çështjet disiplinore administrohen nga njësia disiplinore dhe e integritetit, e cila kryesohet nga Emilio Garsia. Kujtojmë se ka qenë pikërisht Emilio Garsia që në vitin 2016 paralajmëroi se UEFA po shikonte mundësinë e një dënimi të ri edhe më të ashpër ndaj Skënderbeut. 

  • Dënimi nga UEFA, Skënderbeu
    rrezikon rënien nga kategoria

    FSHF është e detyruar që të ndëshkojë klubin korçar, nëse kërkesa e raportit konfirmohet nga komisioni i UEFA-s. Çfarë parashikon rregullorja. Neni 68 i Kodit të disiplinës sportive që titullohet “Trukimi i ndeshjeve” shkruhet qartë se me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar klubi dënohet nga zbritje të 12 pikëve deri përjashtim nga gara ose kampionati, ose zbritje në një kategori më të ulët. VIDEO

  • Trukimet, “Federbet”: Dy vite më
    parë e denoncuam Skënderbeun

    Kompania “Federbet” e angazhuar për të zbuluar ndeshjet e fiksuara dhe lëvizjet e koeficentëve deklaron se ka marrë kërcënime në momentin që denoncuan trukimet e Skënderbeut para dy vitesh, ndërsa kërkon që për këtë çështje të mos heshtet.

  • Kërcënimi i UEFA-s, reagon FSHF:
    Distancohemi, të zbardhet ngjarja

    Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas kërcënimit të inspektorëve të UEFA-s që kërkuan dënimin e Skënderbeut.  

  • Akuzat e UEFA-s, Sula: Unë jam
    i pastër, autorët të dënohen/ VD

    Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, një nga ish-donatorët e klubit të futbollit Shkumbini i përmendur në raportin e UEFA-s për trukime ndeshjesh me ekipin e Skënderbeut ishte i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.  VIDEO

  • Kërcënimi i UEFA-s, Skënderbeu:
    Nuk kemi lidhje, të hetohet rasti

    Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas denoncimit të UEFA-se inspektorët që hetuan dhe kërkuan dënimin me 10 vite përjashtim të ekipit shqiptar janë kërcënuar. Drejtuesit e klubit të Skënderbeut shprehen se nuk kanë lidhje me kërcënimet, ndërsa inkurajojnë organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

  • Kërkuan dënimin e Skënderbeut
    kërcënohen inspektorët e UEFA

    Organizmi më i madh i futbollit Evropian, UEFA, ka bërë të ditur dje se inspektorët e saj, që kanë kërkuar dënimin e klubit të futbollit shqiptar, KF Skënderbeu me përjashtimin për 10 vjet nga veprimtaritë e saj në Kontinentin e Vjetër, janë kërcënuar me vdekje për shkak të kësaj çështjeje.  VIDEO

  • Skënderbeu rrezikon dënimin
    FSHF: Të hapur për çdo vendim 

    Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për herë të parë lidhur me pretencën e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, të cilët kërkuan përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Kupat e Europës.

  • Europa League/Lajpcig trondit
    Napolin,fitojnë Milan e Atletico

    Lajpcig trondit Napolin duke e mundur 3-1 në ndeshjen e parë të fazëss së 1/16 të Europa League. Edhe Atalanta e Etrit Berishës u mund nga Dortmundi. Po ashtu humbi edhe Lazio ndërsa thuajse sigurojnë kualifikimin për më tej në Europa League, Milani dhe Atletico Madrid.

  • UEFA godet drejtësinë shqiptare:
    S'bashkëpunuan për Skënderbeun

    Që në vitin 2016 drejtues të UEFA-s akuzuan drejtësinë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në rastin e hetimit të ekipit të Skënderbeut për akuzën e trukimit të ndeshjeve. "Udhëtuam disa herë në Shqipëri për këtë çështje, por kupton që harxhuam shumë kohë dhe para, pasi ishte me të vërtetë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase" deklaron Emilio Garcia, kreu i njësisë disiplinore dhe integritetit UEFA.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv