Arkiva

  • VLORË, 28 Nentor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në përurimin e zyrës së  shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës se “ofrimi i të gjithë shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit në një sportel të vetëm, synon të luftojë korrupsionin”. Duke vënë në dukje se ofrimi i shërbimeve nga një sportel i vetëm jo […]
  • Gjendje e jashtëzakonshme në Gaza 
    Mijëra të evakuuar nga përmbytjet

    Kombet e Bashkuara shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Gaza pas 2 ditë përmbytjesh të mëdha. Ndonëse nuk janë raportuar viktima, mësohet të jenë evakuuar qindra persona si dhe 63 shkolla janë mbyllur.

  • ANKARA – Papa në vizitë treditore në Turqi

    ANKARA, 28 nëntor /ATSH-AFP/ – Papa Françesku mbërriti sot në Ankara në një vizitë  treditore në Turqi, ku do të mbajë një fjalim për dialogun me islamin dhe për mbrojtjen e të krishterëve të kërcënuar nga xhihadistët në Irak dhe në Siri. Pritur në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Cavusoglu, papa Françesku […]

  • SHBA,12-vjeçari drej kalimtarëve
    pistoletën lodër, por ... e vret polici

    Një 12-vjeçar amerikan është vrarë me armë zjarri nga një agjent policie në Ohio, ndërsa po luante me një pistoletë lodër. Videoja që tregon ngjarjen është publikuar ditën e djeshme. Tamir Rice ka qenë duke luajtur në park me një pistoletë lodër të cilën jua ka drejtuar kalimtarëve me shaka. VIDEO

  • Britani, Cameron publikon
    planet për kufizimin e emigrimit

    Emigrantë nga vende anëtare të BE-së do të duhet të punojnë në Britani për 4 vjet përpara se të pretendojnë të marrin përfitime. Kjo është vetëm një nga pikat e planit të kryeministrit David Cameron për të frenuar ndihmën sociale për emigrantët e BE-së.

  • Papa në Turqi: Të drejta për çdo 
    besimtar, kështu luftohet terrorizmi

    “Terrorizmi luftohet me anë të dialogut ndërfetar duke u dhënë të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve pavarësisht besimeve të tyre”. Ky është mesazhi që Kreu i Vatikanit Papa Françesku ka dhënë nga Turqia ditën e sotme në vizitën zyrtare, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin presidencial në Ankara. FOTO VIDEO

  • Rama uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë

    TIRANE, 28 Nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Rama shkruan “Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësise së Shqipërisë”. Ndërsa ka informuar edhe rreth organizimit që do të zhvillohet nesër mbrëma për natën e bardhë. “Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez […]

  • Kosova feston 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

    PRISHTINË, 28 Nëntor /ATSH/.- Në Kosovë po festohet sot 28 Nëntori, 102 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në kuadër të kësaj feste të të gjithë shqiptarëve ditën e sotme do të organizohen një sërë aktivitetesh, si marshime në rrugë dhe sheshe të njerëzve në festë, me këngë e valle. Në Prishtinë, në Muzeun Shtetëror të […]

  • Basha zhvillon Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

    TIRANË, 28 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Me rastin e 102 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, Kryetari i PD-së, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Ai ka vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për kombin shqiptar. Në një deklaratë për mediat Basha ka […]

  • 28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

    VLORE, 28 Nëntor/ATSH-Harilla Koçi/- Shqiptarët festojnë sot 28 Nëntorin, që shënon 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e festimit të 102 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në qytetin e Vlorës ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama si dhe anëtarë […]

  • ITALI – Papunësia arrin nivel rekord në 13,2 për qind

    MILANO, 28 nëntor /ATSH-AFP/ – Përqindja e papunësisë në Itali regjistroi në muajin tetor një nivel rekord duke arritur në 13,2 për qind të popullsisë aktive, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat). Bëhet fjalë për përqindjen më të lartë të papunësisë të regjistruara që prej krijimit të statistikave mujore […]

  • Thaçi : Shqipërisa feston me perspektivë të qartë europiane

    TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, tha sot se “Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë europiane”. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se “sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, […]

  • Albin Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhu

      TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- “Duke nderuar heronjtë, ne ecim rrugës së duhur”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë vizitës në Prekaz, ku bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”. “28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari […]

  • Miratimi i Ligjit për KLSH, i lehtëson rrugën Programit të BE-së për Mbështetjen e Buxhetit

    TIRANË, 28 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka  përshëndetur  vendimin e djeshëm të Parlamentit shqiptar mbi Ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Delegacioni i BE-së e përgëzon Parlamentin shqiptar për vendimin e djeshëm për miratimin e Ligjit mbi Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai është jo vetëm një hap i madh përpara lidhur […]

  • Basha homazhe te busti i Adem Jasharit

    TIRANË, 28 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka vijuar homazhet me rastin e 102 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, pranë bustit të Adem Jasharit. Në deklaratën për mediat ai tha se “kjo ditë është edhe një ditë kujtese për një hero legjendar, Adem Jashari që lindi në 28 nëntor. Kjo nuk është e […]

  • Përurohet Zyra e Shërbimeve Unike në Vlorë, Tahiri: Të ndryshojmë perceptimin ndaj policisë

    VLORE, 28 Nentor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri morën pjesë në përurimin e zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ministri Tahiri theksoi se përmes këtyre zyrave krijohet mundësia për të grupuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në një pikë, për të garantuar shërbim në […]

  • Vepra e Adem Jasharit mobilizoi gjithë popullin shqipta

      PRISHTINË, 28 Nëntor/ATSH/.- Komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, bëri homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku tha se “sot në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari po nderojmë veprën e tij dhe të familjes Jashari, vepër kjo e cila bëri kthesën dhe mobilizoi gjithë popullin shqiptar”. Kastrati tha se “FSK-ja […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv