Arkiva
-
PRISHTINË, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka hapur sot konferencën për bashkëpunim ekonomik në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konferenca “Mundësitë Globale” prezanton mundësitë dhe kushtet e investimit në Kosovë dhe njëherësh do të diskutojë sinergjitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës, shtetit të Ilinoit dhe Izraelit. Presidentja në […] 12 Nëntor 2015, 22:28
-
Fier/ Nis puna për ndërtimin e Parkut Qendror të qytetit
12 Nëntor 2015, 22:27Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Qendror të qytetit në Fier. Lajmi konfirmohet nga Thimi Rudi, drejtor i drejtorisë së projektimeve dhe infrastrukturës në bashkinë Fier. Sipas tij, mësohet se dy projekt-ide janë duke u studiuar dhe brenda muajit dhjetor do të përcaktohet se cili projekt do të nisë nga zbatimi […]
-
Novak: Të gatshëm për ndërtimin e “Turkish Stream”
12 Nëntor 2015, 20:09MOSKË, 12 nëntor /ATSH-AA/ – Rusia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë negociatat për gazsjellësin “Turkish Stream”, deklaroi të enjten ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, sipas agjencisë ruse të lajmeve, “RIA Novosti”. “Që të vazhdojnë negociatat për ‘Turkish Stream’, ne po presim që pas zgjedhjeve të nëntorit qeveria e Turqisë të bëjë emërimin […]
-
Tension brenda koalicionit në pushtet pas deklaratave të Schaubles për krizën e imigrantëve
12 Nëntor 2015, 20:09BERLIN, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Koalicioni në pushtet njohu një krizë tjetër sot, me reagimet e social-demokratëve për deklaratat e bëra një ditë më parë nga ministri konservator i Financave, Wolfgang Schäuble duke e krahasuar fluksin e refugjatëve me një ortek. “Njerëzit në situatë të vështirë nuk janë një katastrofë natyrore. Ne duhet të debatojmë […]
-
Orban kundër idesë që BE të ndihmojë Turqinë në krizën e refugjatëve
12 Nëntor 2015, 19:55BUDAPEST, 12 nëntor /ATSH-AA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh kundër idesë që Bashkimi Evropian (BE) të ndihmojë me tre miliardë euro Republikën e Turqisë, e cila ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë dhe është një nga rrugët kryesore të migrantëve që vijnë në Evropë, sipas televizioni hungarez M1. “Mendoj se ideja që Turqia […]
-
“La Sylphide” / Baleti përrallor rikthen në TKOB në fundjavë, projektin ‘Edukimi përmes artit’
12 Nëntor 2015, 19:54TIRANË, 12 Nëntor / ATSH – Klajdi Musabelliu / – “La Sylphide”, premiera e baletit klasik, ajo e sezonit artistik që lam pas verës (27 dhe 28 mars 2015), e cila erdhi me një koreografi krejt të re në drejtimin e vetë drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansablit Popullor, Ilir Kerni, do […]
-
Aurela Gaçe i dedikon një shkrim
12 Nëntor 2015, 18:50
emocionues vajzës për përvjetoGrace, ndryshe e përkthyer si 'Hiri i Perëndisë', feston sot 4-vjetorin e lindjes dhe këngëtarja ka zgjedhur t'i dedikojë një postim mjaft të ndjerë, ku secili nga ne mund të gjejë dashurinë e nënës.
-
Kryeministri Rama vizitë në Landin e Hessenit në Gjermani
12 Nëntor 2015, 18:38TIRANË, 12 Nëntor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Landin e Hessenit në Gjermani. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Landit të Hessenit, z. Volker Bouffier dhe me Kryetarin e Parlamentit Rajonal, z. Norbert Kartmann, në Gjermani. […]
-
Tekniku De Biasi në pesë trajnerët më të mirë të botës
12 Nëntor 2015, 18:38TIRANË, 12 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Xhani De Biasi është një nga pesë trajnerët më të mirë në botë. Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja britanike, “Telegraph”. Tabloidi anglez, ka përpiluar një listë me 20 trajnerët më të mirë aktualisht në futbollin e ekipeve kombëtare. Joachim Lou është në vendin e parë të kësaj renditje, teksa […]
-
Davutoglu dhe Cipras të pranishëm në miqësoren e futbollit Turqi-Greqi
12 Nëntor 2015, 18:38ANKARA, 12 nëntor /ATSH-AA/ – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras do të ndjekin së bashku ndeshjen miqësore të futbollit mes Turqisë dhe Greqisë, që do të luhet në Stamboll më 17 nëntor, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Mësohet se Csipras pritet që të arrijë më 17 nëntor […]
-
Kurdët irakianë në ofensivë të gjerë kundër ISIS-it
12 Nëntor 2015, 18:37MONT SINJAR (Irak), 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Forcat kurde irakiane nisën sot një sulm të zgjeruar ushtarak kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) për të marrë sërish kontrollin në qytetin e Sinjarit, i cili ndodhet mbi korridorin strategjik furnizues të xhihadistëve, njoftoi një oficier i lartë i ushtrisë. “Sulmi nisi mëngjesin e sotëm rreth orës […]
-
Cipras përballet për herë të parë me një grevë të përgjithshme 24-orëshe
12 Nëntor 2015, 18:37ATHINË, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria e majtë radikale e kryeministrit grek, Aleksis Cipras përballet sot me një grevë të përgjithshme, e para që prej ardhjes në pushtet, në muajin janar. Sindikatat kanë njoftuar për një grevë 24-orëshe për të protestuar kundër rritjes së taksave dhe reformave në pensione. Greva do të paralizojë në tërësi […]
-
Itali, vizita e parë në Evropë e një presidenti iranian që prej 16 vitesh
12 Nëntor 2015, 18:37TEHERAN, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hasan Rohani do të nisë të shtunën një vizitë zyrtare në Itali dhe në Francë, e para prej 16 vitesh, që dëshmon për një përmirësim të marrëdhënieve që prej marrëveshjes bërthamore të muajit korrik. Vizita e fundit e një udhëheqësi të shtetit iranian në Evropë daton në vitin […]
-
Kroacia dënon ashpër rrethimin e kufirit nga Sllovenia
12 Nëntor 2015, 18:36ZAGREB, 12 nëntor /ATSH-HINA-AFP/ – Ministria kroate e Punëve të Jashtme i dorëzoi ambasadorit slloven në Zagreb një protestë të ashpër për shkak të rrethimit me tela me gjemba që Sllovenia vendosi në një pjesë të kufirit kroat për vendosjen e kontrollit mbi emigrantët. ”Ne i kërkojmë Sllovenisë që në afatin më të shkurtër kohor ta heqë këtë rrethim”, theksohet […]
-
Prezantohet projekti i binjakëzimit me BE-në, ‘Mbështetje për zhvillimin e Zgjidhjeve Alternative të Konflikteve në Shqipëri’
12 Nëntor 2015, 18:36TIRANË, 12 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. “Mbështetje për zhvillimin e Zgjidhjeve Alternative të Konflikteve në Shqipëri”, është projekti i ri i Binjakëzimit i BE-së i cili është prezantuar sot zyrtarisht në Ministrinë e Drejtësisë. Rritja e efiçencës dhe pavarësisë së shërbimeve për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve në Shqipëri si dhe mbështetja e zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve […]
-
”Lufthansa” anulon 933 fluturime, thirrje kundër përshkallëzimit të grevës
12 Nëntor 2015, 18:36FRANKFURT, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Në ditën e gjashtë të grevës së personelit në kabinën e pilotit, ”Lufthansa” ka anuluar 933 fluturime, si dhe është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së Këshillit të Punës, të Dyseldorfit, e cila kishte refuzuar një ditë më parë shqyrtimin e ankesës e depozituar nga kompania ajrore gjermane kundër përshkallëzimit […]
-
Tusk: Në garë kundër kohës për shpëtimin e marrëveshjeve të Shengenit
12 Nëntor 2015, 18:36VALETTE, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një garë kundër kohës për të shpëtuar marrëveshjet e Shengenit për qarkullimin e lirë të personave në BE, theksoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. “Të shpëtosh Shengenin është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur ta fitojmë”, deklaroi ai, në përfundim të […]
-
BE – Brukseli jep 1,8 miliardë euro për Afrikën për çështjen e migrantëve
12 Nëntor 2015, 18:35VALETA (Maltë), 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Evropianët paraqitën sot një fond për të ndihmuar Afrikën që të luftojë kundër arsyeve të migrimit, gjatë një mbledhje në Maltë. Mbledhja e Veletës, që bashkoi për dy ditë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverishë nga të dy kontinentet, përfundoi me miratimin e një plani veprimi të përbashkët, duke […]
-
Varshava lobon në Bruksel kundër projektit të gazsjellësit ”North Stream 2”
12 Nëntor 2015, 18:35VARSHAVË, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Polonia i ka ushtruar presion BE-së për të parandaluar ndërtimin e gazsjellësit ”North Stream 2”, në detin Balltik, ku përfitimet do të shërbejnë sipas Varshavës në financimin e fuqisë ushtarake ruse, deklaroi sot ministri i ardhshëm i Çështjeve Evropiane në qeverinë e re konservatore. “Kjo është absolutisht një çështje mjaft […]
-
Poloni– Kryeministrja, Ewa Kopacz jep dorëheqjen
12 Nëntor 2015, 18:35VARSHAVË, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja polake, Ewa Kopacz njoftoi sot dorëheqjen nga qeveria, pas dështimit të partisë së saj së qendrës Platforma Qytetare përballë konservatorëve Ligj dhe Drejtësi (PiS) në zgjedhjet legjislative të 25 tetorit. Ajo mbajti para Parlamentit të ri një fjalim të shkurtër, shumë luftarak duke premtuar se nuk do të lejonte […]
