Arkiva

  • TIRANE, 28 Korrik /ATSH-AFP/. – Rafael Nadal, i cili nuk ka luajtur më qe nga eliminimi i tij ne turin e dyte ne turneun e tenisit ne Wimbledon ne fillim te korrikut, eshte rikthyer me fitore te marten ne turneun e Hamburgut, pasi mundi patriotin e tij Fernando Verdasco, i 41-ti ne klasifikimin boteror, me rezultatin  3-6, 6-1, […]
  • Avokatja kërkon lirimin e gazetarit amerikan, Jason Rezaian

    TEHERAN, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Avokatja e cila përfaqëson Jason Rezaian, një gazetar amerikan, i cili është arrestuar në Iran për më shumë se një vit nën akuzat për spiunazh, ka kërkuar sot që klienti i tij të lirohet menjëherë. “Nuk ka absolutisht asnjë provë për akuzat ndaj klientit tim dhe me marrëveshjen bërthamore me […]

  • Berat- Operacioni “Ballolli 2015”, policia arreston pese persona

    TIRANË, 28 Korrik/ATSH/ -Pesë persona përfunduan në pranga dhe 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si hashash u sekuestruan nga policia e Beratit në operacionin e koduar “Ballolli 2015”. Personat e arrestuar janë Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat, Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat, […]

  • Kerry: Marrëveshja me Iranin alternativa më e mirë

    UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi sot mbështetjen e ligjvënësve skeptikë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, rënë dakord këtë muaj ndërmjet gjashtë fuqive botërore, duke bërë me dije se mospëlqimi i marrëveshjes do t’i hapte Iranit dritën jeshile për të prodhuar armë bërthamore. “Plani i Vjenës do të sigurojë […]

  • Real Madridi i mbërthyer nga dëmtimet

    TIRANE, 28 Korrik /ATSH/. – Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili gjate sezonit te kaluar kishte probleme të shumta me demtimet, edhe këtë sezon do te ketë te njejtin fat. Ai së bashku me Benzeman dhe Illarramendin nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Kinë për shkak të demtimeve qe kane pasur kohet e […]

  • Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë apel institucioneve për Paketen e re Fiskale

    PRISHTINË, 28 korrik /ATSH/- Pas miratimit të ligjeve të reja që rregullojnë fushën tatimore në Republikën e Kosovës si dhe duke pasur parasysh që dispozitat e reja të këtyre ligjeve tatimore janë paraparë të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2015, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bën thirrje Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së […]

  • Studime të reja gjenetike zbulojnë gjurmë ADN-je australiane tek amerikanët

    BERLIN, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Dy studime të rëndësishme gjenetike në vendbanimet e amerikanëve çuditërisht kanë zbuluar se disa popullsi të largëta në rajonin e Amazonës së Amerikës së Veriut janë të lidhur në mënyrë rë qartë me australianët indigjenë. Megjithatë, si dhe kur paraardhësit e këtyre personave kanë ardhur në “Botën e re” të […]

  • ​Egjipt, zjarr në  fabrikë mobiliesh 
     në Kajro, 25 punëtorë të vdeku

    Një fabrikë mobiliesh është djegur plotësisht si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Të paktën 25 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e djegieve të rënda ndërsa 22 punonjës të tjerë janë dërguar në spital ku po marrin mjekimin e duhur. 

  • Stoltenberg: NATO përkrah Turqisë
      të bisedohet per paqe me kurdet

    “Të gjithë aleatët qendrojnë në krah të Turqisë dhe solidarizohen me të. Ne i dënojmë ashpër sulmet terroriste ndaj saj” kështu deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Natos Stoltenberg në konferencën speciale kërkuar nga Turqia. Shumica e vendeve anëtare bënë thirrje që qeveria e Turqisë të mos braktisë procesin e paqes me kurdët.

  • Videolajm/ Arian Çani 27 vjeç mund
    të jetë gjithçka, por jo donzhuan

    Arian Çani 27-vjeç nuk njihet! Të paktën këtë përshtypje krijoohet nga pamja e tij në këtë video.

  • Sport – Angli – Mbrojtësi Filipe Luis (Celsi) kthehet tek Atletico Madrid

    TIRANE, 28 Korrik /ATSH-AFP/. – Mbrojtesi anesor brazilian i Celsit, Filipe Luis, do te kthehet tek Atletico Madrid nje vit pasi shkoi ne Londer, beri te ditur klubi kampion i Anglise te marten. Mbrojtesi 29-vjeçar nuk ka luajtur veçse 26 ndeshje me Blute. Sipas mediave britanike, ai do te nenshkruaje nje kontrate per 4 vjet ne nje […]

  • Kosovë, themelohet Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

    FERIZAJ, 28 Korrik /ATSH/ -Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive të Këshillit për themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai ka vlerësuar se themelimi i këtij universiteti është shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të Ferizajt. “Ky nuk […]

  • Kosovë- Ndahen Çmimi për Vepër Jetësore dhe Çmimi Vjeto

    -Aktori Xhevat Qorraj, fitues i Çmimit “Bekim Fehmiu”, regjisori Agim Sopi i Çmimit për Kinematografi- PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Aktori kosovar Xhevat Qorraj, me mëse 60 role në teatër dhe në film, është fituesi i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”. Sipas vlerësimit të jurisë, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit […]

  • Fotografimi ajror, Harito: Projekti mbyllet këtë vit

    TIRANE, 28 Korrik /ATSH/- Shqipëria ka përfunduar fazën e parë të proçesit të ri të fotografimit ajror te territorit. Zonat e fotografuara deri më tani janë ato urbane, ndërsa faza e dytë e proçesit parashikon fotografimin e zonave rurale. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha te marten se, ndryshe nga fotografimi i vitit 2007, fotografimi […]

  • Kosovë, ministri Shala takon kryetarin e Bashkësisë Hebreje

    PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH/.-Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodrën, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe kësaj bashkësie. Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët […]

  • Sport – Itali – Higuain: Kemi dëshirë të luajmë një sezon të madh

    TIRANE, 28 Korrik /ATSH-ANSA/. – Kemi shume deshire qe te luajme nje sezon te madh dhe besoj se do ta arrijme kete. Keshtu eshte shprehur argjentinasi Gonzalo Higuain, pas prezantimit zyrtar te ekipit te Napolit. “Deshira e te gjitheve, theksoi ai, eshte qe te punojme per kete”. Higuain dhe nje pjese e mire e ekipit kane pershendetur trajnerin […]

  • Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të enjten

    TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/ -Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohet paraditen e së enjtes. Sekretariati i Bashkisë ka shpërndarë një njoftim për mediat mbi kalendarin e punimeve. Në bazë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, mbledhja është thërritur […]

  • KQZ shpërndan mandatet për këshillin bashkiak Shkodë

    TIRANË, 28 Korrik/ATSH/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Shkodër, qarku Shkodër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ. Kështu, Aleanca Popullore për Punë […]

  • TEKNOLOGJI – Hawking dënon armatosjen e inteligjencës artificiale

    LONDËR, 28 korrik/ATSH-DPA/ – Fizikanti i njohur, Stephen Hawking iu bashkua sot thirrjeve të shkencëtarëve dhe akademikëve kundër armatosjes së inteligjencës artificiale (robotëve – shën. përkth.). “Nëse një fuqi e madhe ushtarake ecën përpara me prodhimin armëve për inteligjencën artificiale, atëherë do kemi një garë të pashmangshme globale për armë dhe fundi i kësaj trajektoreje […]

  • BRUKSEL – KE: Pretendimet e Varufaqisit false dhe të pabaza

    BRUKSEL, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Pretendimet se kreditorët e Greqisë kontrollojnë një pjesë të Ministrisë së Financave në Athinë janë false dhe të pabaza, deklaroi sot Komisioni Evropian, si kundërpërgjigje ndaj ish-ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis. Politikani kundërshtues ka shkaktuar debate këtë javë, që pasuan raportimet ku thuhej se ai kishte përgatitur plane sekrete […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv