Bota
-
Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit. Ndërkohë që nga incidenti mbeten të plagosur të paktën 100 persona.
30 Prill 2021, 09:25 -
Pfizer do të dërgojë dozat e para të vaksinës së prodhuar në SHBA, vendi i parë Meksika
30 Prill 2021, 08:59Pfizer do të dërgojë në Meksikë, dozat e para të vaksinës anti-COVID, të cilat janë prodhuar në një fabrikë në Michigan, në SHBA.
-
Gjesti romantik i presidentit amerikan Biden, ulet, këput një lule dhe ia dhuron Zonjës së parë (VIDEO)
30 Prill 2021, 08:28Gjesti romantik i presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili ndalon dhe këput një lule për bashkëshorten e tij Jilli po bën xhiron e botës.
-
COVID-19, BE akuza Rusisë dhe Kinës për dezinformim: Po kërkojnë të minojnë besimin te vaksinat perëndimore
30 Prill 2021, 07:41Sipas një raporti të BE-së Pekini dhe Moska po kërkojnë të minojnë besimin tek vaksinat perëndimore duke promovuar intensivisht të tyret.
-
Koronavirus, 288 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Itali
29 Prill 2021, 19:01Italia ka regjistruar sot një tjetër bilanc negativ sa i përket pandemisë së COVID. Në 24 orët e fundit, vendi fqinjë ka regjistruar 14.320 raste të reja COVID. Ndërkohë 288 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 120 544 që nga nisja e pandemisë.
-
Indi, nusja martohet me veshje mbrojtëse nga COVID jo me Sare tradicional
29 Prill 2021, 16:12Një ceremoni ndryshe nga çfarë e kishin ëndërruar, një çift indian i kanë thënë njëri-tjetri po në prani të disa pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe personelit të spitalit, në repartin COVID-19.
-
Pret flokët për herë të parë, reagimi i vogëlushit që qesh pa pushim ‘shkrin’ zemrat e shikuesve
29 Prill 2021, 15:49Videoja e vogëlushit i cili nuk ndal të qeshurat teksa berberi i pret flokët ka “shkrirë” zemrat e shikuesve.
-
Parlamenti Evropian miraton certifikatën e re për COVID-19, heq dorë nga Pasaporta digjitale
29 Prill 2021, 14:00Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord se “certifikata e re e BE për COVID-19”, e cila zëvendëson Certifikatën e Gjelbër Digjitale, duhet të jetë në fuqi për 12 muaj dhe jo më gjatë.
-
Vaksina ‘Pfizer’ për fëmijët, kompania kërkon autorizim përdorim për grupmoshën 12-15 vjeç
29 Prill 2021, 13:42Në përpjekje për të mposhtur pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 kompania prodhuese e vaksinave Pfizer-Biontech pritet të kërkojë aprovim nga Agjencia Evropiane e Barnave që vaksina e saj të përdoret tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.
-
Incidenti 'hot' i profesorit të fizikës në Zoom, bëhet virale në mediat sociale
29 Prill 2021, 12:26Incidentet me Zoom nuk kanë të sosur. Kësaj here viktimë ka qenë një mësues në Kolumbi, i cili gjatë orës së mësimit të Fizikës, ka vendosur fytyrën në gjoksin e bashkëshortes dhe e ka puthur atë, i pavetëdijshëm se kamera e kompjuterit të tij ishte e hapur dhe nxënësit u bënë dëshmitarë të skenës intime.
-
Ndodh sërish në SHBA, një 26-vjeçar vritet si George Floyd (VIDEO)
29 Prill 2021, 11:52Policia në SHBA, është përfshirë nga një skandal tjetër, pasi akuzohet për vrasjen e një qytetari hispanik 26-vjeçar, Mario Gonzalez, i cili u ndalua dhe u mbështet në tokë nga dy oficerë. Policët ndërhynë pas disa njoftimeve për një burrë të dehur në një park.
-
FBI kontrolle në shtëpinë e Rudy Giuliani, ish-avokatit personal të Donald Trump
29 Prill 2021, 10:53FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e Rudy Giuliani, i cili ka qenë avokat personal i ish-Presidentit amerikan Donald Trump.
-
Lufta kundër COVID-19, Turqia në shtetrrethim të plotë (VIDEO)
29 Prill 2021, 10:28Rrugët e mbushura me njerëz, qendrat tregtare plot dhe trafiku i dendur. Kjo është situata aktuale në Turqi ndërsa vendi pritet të hyjë në shtetrrethimin e parë të plotë, për të frenuar një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.
-
Kamala Harris dhe Nancy Pelosi, shënojnë moment historik gjatë fjalimit të Biden në Kongresim amerikan
29 Prill 2021, 09:52Zëvendës presidentja Kamala Harris dhe Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi do të hyjnë në histori si të parat gra, së bashku para kombit gjatë fjalimit të Presidentit Biden drejtuar vendit.
-
Kur arti merr jetë dhe frymon, krijuesi rus magjeps shikuesit me kukullat e tij (FOTO)
29 Prill 2021, 09:33Arti është lindje, lindje e ndjenjave, mendimeve dhe fantazisë e cila merr formë.
-
100 ditët e Biden si president i SHBA: Demokracia e Amerikës po rritet përsëri (VIDEO)
29 Prill 2021, 09:27Në fjalimin e tij të parë në Kongres, që kur është zgjedhur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden theksoi se këto 100 ditë Amerika ka filluar të gjallërohet dhe të zhvillohet sërish.
-
Merkel: Gjermania dhe Kina të bashkojnë forcat! Të bëhet njohja reciproke e vaksinave me aprovimin e OBSH
29 Prill 2021, 08:46Kancelarja Angela Merkel kërkon të nxisë Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e COVID-19 dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë mbi vaksinat.
-
U bë e famshme nga “meme”-t, vajza shet për një shumë marramendëse foton origjinale
28 Prill 2021, 15:04Vajza, e cila është bërë e famshme falë fotografisë së saj me një buzëqeshje djallëzore, ku në sfond ka një shtëpi që digjet, ka shitur foton origjinale për një shumë prej 473 000 dollarësh.
-
Zgjedhjet në Shqipëri në fokus të mediave ndërkombëtare! Fitorja historike e Ramës dhe mosmbatja e premtimit të Metës për t'u dorëhequr, rrëmbejnë titujt e parë!
28 Prill 2021, 13:27Partia Socialiste ka siguruar mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, duke fituar gati gjysmën e votave dhe vendet e mjaftueshme për të qeverisur e vetme vendin, duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
-
Pasaporta e vaksinimit, Spanja shpreson rikthimin e turistëve brenda qershorit
28 Prill 2021, 12:24Spanja, një nga vendet e cila fokusohet më së shumti në turizëm shpreson të hapet për turistët nga jashtë brenda qershorit, në një kohë që planet për vënien në qarkullim të pasaportës anti-COVID ecin përpara.