Bota
-
Ndërkohë dueli në distancë midis Biden dhe Presidentit amerikan vazhdon. Biden akuzon: Ai u përpoq të vidhte zgjedhjet me ndihmën e të huajve.
27 Shtator 2019, 12:06 -
Itali, protesta globale kundër ndryshimit të klimës. Në sheshe, gjenerata që dëshiron të ndryshojë botën
27 Shtator 2019, 11:57Sot në pothuajse 160 qytete italiane dhe 27 vende të botës, të rinjtë kanë dalë në rrugë për të kërkuar veprime të forta dhe të menjëhershme kundër ndryshimit të klimës. Aktivistja suedez uron protestuesit - "Good luck. Ndryshimi po vjen".
-
OKB, presidenti Rouhani: Hiqni sanksionet dhe kthehemi në bisedime. Italia të jetë më e përfshirë në zgjidhjen e krizave
27 Shtator 2019, 11:37Presidenti iranian shpreson për një përfshirje më të madhe të Romës në shumë dosje të nxehta: Ne e shohim Italinë si mike. Ajo duhet të jetë e pranishme në zgjidhjen e disa krizave rajonale
-
Pendohet krijuesi i qenit Labradoole: Unë krijova një përbindësh të Frankenstein
27 Shtator 2019, 11:12Krijuesi i qenit të racës Labradoole rrëfen pendimin e tij: Unë hapa kutinë e Pandorës dhe rrugën për kaq shumë monstra. Kryqëzimi gjenetik mund tju shkaktojë kafshëve probleme të mëdha shëndetësore. Nga Puggle në Peekapoo, nga Peagle Hound në Beabull, kryqëzimi është një modë "në dukje e pandalshme".
-
SHBA akuzon Bashar al-Asad se ka përdorur armë kimike kundër rebelëve (VIDEO)
27 Shtator 2019, 10:55Sipas Mike Pompeo, Siria ka përdorur agjentin nervor klori ndaj rebelëve. Administrata Trump ka bombarduar dy herë Sirinë bazuar në dyshimet për përdorimin e armëve kimike
-
OKB, përpara se të niste fjalimin e tij, Presidenti i Salvadorit, Bukele, kërkoi një minutë kohë për… të bërë një selfie!
27 Shtator 2019, 10:22“Më besoni, më shumë njerëz do shohin këtë foto sesa do të dëgjojnë fjalimin tim”, tha Bukele para se të mbante fjalimin e tij adresuar liderëve botëror.
-
'Ukraina gate', Presidenti amerikan ‘kurioz’ për emrin e ‘spiunit’ të bisedës me Zelensky-n mbi hetimin e rivalit Biden dhe djalit të tij (VIDEO)
27 Shtator 2019, 09:24"Unë dua të di se kush është personi që i ka dhënë këto informacione, sepse kjo është e ngjashme me lojrat me spiunë - ai tha - A e dini se si kemi vepruar dikur me spiunët dhe tradhtarët? Ne i trajtonim ata në një mënyrë pak më ndryshe se sa ne tani".
-
Interpol, Operacioni ‘Neptun II’ heton dhe konfirmon 12 raste të elementëve terrorist që kanë hyrë në Europë midis muajve korrik - shtator
27 Shtator 2019, 08:54Të mbështetur nga një ekip i Interpolit në terren, oficerët e policisë, në 7 porte nga gjashtë vendet pjesëmarrëse, Italia, Algjeria, Franca, Maroku, Spanja dhe Tunizia, kanë realizuar shumë marrje në pyetje të elementëve të dyshuar që qarkullonin me dokumente udhëtimi të vjedhura. Për Italinë, kontrollet kanë përfshirë portet e Xhenovës dhe Palermos, të monitoruara përmes SOI - Criminalpol International.
-
SHBA, polemika mbi procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump
27 Shtator 2019, 07:30Gjashtë komisione të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke punuar në këtë hetim dhe ato mund të dërgojnë argumentet e tyre më të forta te Kryetari i komisionit të drejtësisë, Jerry Nadler, i cili më pas mund të rekomandojë një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve për artikujt e shkarkimit të Presidentit.
-
SHBA, zyrtari i inteligjencës që zbuloi telefonatën e Trump: Shtëpia e Bardhë ka tentuar të ndërhyjë në informacionin e klasifikuar
26 Shtator 2019, 15:53"Në ditët pas" thirrjes telefonike të 25 korrikut midis Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky, disa zyrtarë të "Shtëpisë së Bardhë" ndërhynë "për të bllokuar dhe siguruar" informacione në lidhje me telefonatën, veçanërisht transkriptimin fjalë për fjalë.
-
Greta Thunberg një vit më parë në fotografi…protestonte e vetme jashtë parlamentit Suedez
26 Shtator 2019, 15:44Një fotografi e aktivistes Greta Thunberg në protestën e saj të parë për klimën në gusht të vitit 2018 po bëhet virale pas fjalimit të saj në Samitin e Klimës në OKB.
-
Dy lëkundje tërmeti 'shkundin' Stambollin, bie maja e minares në një xhami në Avcilar (VIDEO)
26 Shtator 2019, 14:37Dëmi i vetëm i rëndësishëm që është regjistruar deri më tani është rënia e një maje minareje në një xhami në Avcilar, në bregun europian të metropolit të Bosforit.
-
Itali, radar për monitorimin e akullnajës 'Planpincieux' në masivin Mont Blanc, pranë Valle d'Aosta
26 Shtator 2019, 14:24Një bllok prej 250 mijë metër kub ujë dhe akull papritmas mund të shkëputet nga trupi mëmë, gjë e cila nuk përjashtin edhe rrëshqitjen e tokës. Sipas studiuesve, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësia është e ngrohjes globale.
-
Austri, blejnë rroba në internet por marrin një pako me 25 mijë tableta ekstazi me vlerë 500,000 euro
26 Shtator 2019, 14:08Sipas 'The Guardian', në Hollandë, sasia e ekstazi dhe amfetaminave të konfiskuara në paketat postare është më shumë se e trefishuar, nga 137 kg në vitin 2016 në 460 kg vitin e kaluar. Megjithatë, numrat konsiderohen si një pjesë e vogël në krahasim me vëllimet e trafikimit të drogave të ndryshme.
-
Raporti i Panelit Ndërqeveritar të OKB për Ndryshimin e Klimës, skenare alarmant për Europën (VIDEO)
26 Shtator 2019, 13:34Sipas raportit të OKB, faktorët e rrezikut për shëndetin e planetit janë të ndryshëm. Veç rritjes së temperaturave do të ketë rritje të acidifikimit, ulje të sasive të oksigjenit në dete, shpeshtim i veprimtarisë së cikloneve dhe ulje të biodiversitetit detar.
-
Vdes ish presidenti francez Jacques Chirac! 'Buldozeri' që vuante nga Alzheimeri, u godit nga hemoragjia cerebrale (VIDEO)
26 Shtator 2019, 12:05Njeriu, të cilin kundërshtarët politikë dhe mbështetësit e quanin "buldozeri" u godit pas një hemoragjie cerebrale - fizikisht dhe mendërisht. Vetëm nga gruaja e tij Bernadette, shoqja e tij besnike e kohëve studentore, mësonin francezët herë pas here lajme, nga apartamenti i tij luksoz në bregun e majtë të lumit Seine.
-
Në një prej bordellove më të mëdha në botë jetojnë rreth 1 mijë fëmijë (VIDEO)
26 Shtator 2019, 12:09Prostitucioni është i ligjshëm për gratë mbi 18 vjeç në Bangladesh, por disa gra përdorin edhe fëmijë të cilët gjejnë banesë për të jetuar.
-
Nga Nixon te Klinton, kështu funksionon impeachment-i (fajësimi)
26 Shtator 2019, 11:37Një rrugë e gjatë që mund të përfundojë me gjyqin e Donald Trump në Senat
-
'Populistët e mallkuar' - Demokracia në shumë vende të botës është në rrezik. Koment nga Martin Muno
26 Shtator 2019, 10:15Njëri i dërguar i Zotit, tjetri i egër dhe tjetri, që anashkalon popullin dhe Mbretëreshën. Dita e martë tregoi se demokracia është në rrezik në shumë vende të botës. Prej populistëve, mendon Martin Muno.
-
Johnson kundër të gjithëve: Ka jetë pas Brexit...dhe sfidon opozitën: Më votëbesoni ose largohuni
26 Shtator 2019, 09:58"Njerëzit e këtij vendi kanë parë mjaft. Ky Parlament ose duhet të lejojë që Brexit të bëhet ose të paraqesë një mocion mosbesimi dhe më në fund të përballet me ditën e gjykimit para votuesve" – tha në Dhomën e Komuneve Boris Johnson.
