Bota
-
Irani sinjalizon synimin për të kapërcyer kufizimet për pasurimin e uraniumit. Zyrtarët iranianë thanë se garantuesit evropiane ende kanë kohë ta shpëtojnë marrëveshjen para se ajo të shkelë "kufirin prej 300 kg".
18 Qershor 2019, 10:17 -
OKB boton raportin për popullsinë e botës
18 Qershor 2019, 08:11Popullsia e botës në shtim dhe në plakje. 7,7 miliardë banorë ka bota sot, trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur OKB ka filluar të përpilojë raportin për perspektivat e zhvillimit të popullsisë në botë.
-
Alarm për sulme terroriste, Spanja vë në funksion mbi 40 mijë forca të rendit
18 Qershor 2019, 05:20Turistët britanik që vizitojnë Spanjën për pushimet e tyre të verës janë paralajmëruar se është ngritur niveli i kërcënimit terrorist. Alarmi u lëshua pasi mbështetësit e ISIS kërcënuan se do të sulmonin qytetet turistike spanjolle në hakmarrje për vdekjen e rekrutuesit britanik ISIS, Sally Jones.
-
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Filadelfia
18 Qershor 2019, 01:24Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një mbrëmje diplomimi në një park në Filadelfia. Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00.
-
Erdogan: Sistemet e mbrojtjes raketore S-400 do të arrijnë në muajin korrik
18 Qershor 2019, 00:40Sistemi rus raketor i mbrojtjes S-400 do të mbërrijë në Turqi në fillim të muajit korrik, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.
-
Sulm vetëvrasës në Nigeri, shpërthimet e trefishta vrasin të paktën 30 persona
18 Qershor 2019, 00:05Tre sulmues, dy vajza dhe një djalë, kanë vrarë 30 vetë dhe plagosën 39 të tjerë gjatë shpërthimit me eksploziv në verilindje të Nigerisë.
-
Vdes në sallën e gjyqit ish-Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi
17 Qershor 2019, 18:29Mohammed Morsi erdhi në pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta në Egjipt. Ai bëri koalicion me salafistët duke mundur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në Parlament.
-
Matteo Salvini kundër BE-së: Italia nuk mund të kënaqet pafundësisht me thërrime
17 Qershor 2019, 14:41Zv/Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini, ka sfiduar për të disatën herë Bashkimin Europian dhe ka përdorur grushtin e hekurt karshi këtij të fundit. “Italia nuk është Greqia dhe nuk mund të kënaqet pafundësisht me thërrime”
-
Avramopoulos: BE do marrë masa po u shtuan hyrjet legale për azil
17 Qershor 2019, 14:20Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138.
-
Erdogan- Macronit: Po ti Kush je? Cilido që luan vetullën dhe syrin duhet të dijë se...
17 Qershor 2019, 11:15"Ne kemi zgjedhur të luftojmë për të mirën dhe interesin e popullit tonë e jo për interesat tona personale", tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
-
Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor
17 Qershor 2019, 10:16Diplomati amerikan, Matthew Palmer gjatë qëndrimit në Sarajevë ka deklaruar se Rusia është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor.
-
Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe
17 Qershor 2019, 10:17Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i cili ka kërkuar shpjegime nga ambasadori britanik dhe ka protestuar ashpër.
-
BE damkos Rusinë për dezinformim
16 Qershor 2019, 20:52Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet Komisioni Europian. Por gjurmët nuk të çojnë vetëm në Kremlin.
-
Bomba në anë të rrugës vret oficerët e policisë keniane pranë kufirit somalez
16 Qershor 2019, 04:03Tetë policë që patrullonin kufirin Kenia-Somali u vranë të shtunën nga një sulm më bombë. Në një deklaratë për median lokale, zyrtarët e rajonit Wajir thanë se bomba ka shpërthyer gjatë kalimit të automjetit të policisë .
-
Udhëheqësi rus takon Erdoganin, Xi Jinping dhe Emirin e Katarit, ndërsa përpiqet të vulosë autoritetin e tij në Azi dhe Lindjen e Mesme
16 Qershor 2019, 03:21Vladimir Putin fotografohet së bashku me Presidentin Erdogan, Xi Jinping dhe Emirin e Katarit ndërsa fluturoi në Taxhikistan për një samit. Presidenti rus mori pjesë në samitin me liderët e tjerë botërorë, ndërsa përpiqet të kultivojë lidhje të ngushta me Kinën dhe Lindjen e Mesme, në mes të tensioneve me SHBA.
-
Tërmeti 7.4 ballë godet ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re, jepet paralajmërim për Cunam
16 Qershor 2019, 02:57Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishujt Kermadec dhe Oqeanin Paqësor duke shkaktuar paralajmërim për Cunam.
-
Indi, 7 persona humbin jetën gjatë pastrimit të një rrjeti kanalizimi
16 Qershor 2019, 01:55Shtatë persona kanë humbur jetën në Indinë perëndimore pasi ishin duke pastruar rrjetin e kanalizimit të një hoteli.
-
Francë/ U premtuan mbi 1 mld dollarë për ‘’Notre Dame’’, deri tani asnjë cent
16 Qershor 2019, 01:40Biznesmenët francezë premtuan se do të dhuronin miliona lekë për ndërtimin e katedrales së Notre Damit në Paris. Por sipas burimeve zyrtare, deri më tani ende nuk është dhënë asnjë cent.
-
New York, 3 oficerë policie vetëvriten në më pak se 10 ditë
16 Qershor 2019, 00:59Tre anëtarë të Departamentit të Policisë së New York-ut janë vetëvrarë në më pak se 10 ditë, tha të premten komisioneri i policisë, James P. O'Neill.
-
Poloni/ Shoferi i dehur “terrorizon” banorët, shfaqet me tank luftarak në mes të qytetit
16 Qershor 2019, 00:03Një person në gjendje të dehur ka krijuar panik në një lagje të Polonisë teksa ecte me një tank të blinduar 36 ton në mes të rrugës.