Ekonomi
-
Blegtoria është puna e jetës për banorët e fshatrave të Vlorës. Sot janë të gatshëm të shkelin rrugë të panjohura për ta, mjaft që të jetë fillim i ri, pasi me gjithçka që po përjetojnë, thonë se kanë prekur fundi
23 Janar, 16:21 -
Tregu pa punëtorë, 90 milionë euro për arsimin dhe Aftësimin Profesional në vitet 2024-2026
23 Janar, 14:43Fuqizimi i arsimit profesional dhe rritja e numrit të punonjësve të kualifikuar, janë objektivat kryesore të qeverisë për 3 vitet e ardhme, dhe për këtë strategji ka planifikuar të shpenzojë 90 milionë euro. Stafi i kualifikuar sipas Dokumentit të Reformave Ekonomike, nuk mbulon vetëm boshllëqet që tregu ka për punëtor por ndikon edhe në rritjen e investimeve të huaja në vend.
-
Gati pr/ligji, Inteligjenca Artificiale do përdoret për tenderat! Spiropali: Ul korrupsionin! APP: ‘Dosje virtuale’ për çdo kompani që garon
22 Janar, 16:35Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe për realizimin e tenderave. Digjitalizimi i sistemit të prokurimeve publike është një nga synimet kryesore të projektligjit ‘Për prokurimin publik’, që u diskutua këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë. Sipas relacionit përllogaritja e fondit limit për tenderat dhe vlerësimi i ofertave pjesëmarrëse në garat që hapen do të bëhet në mënyrë elektronike.
-
Ligji për sigurimin e depozitave pritet të ndryshojë për t’u përafruar me BE-në
22 Janar, 07:39Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.
-
Bankat do të shtrëngojnë kushtet në 2024-ën, më pak kredi për shtëpi dhe për bizneset! Viti 2023 u mbyll me rritje të refuzimeve për dhënie kredie
21 Janar, 15:44Qytetarët dhe bizneset do e kenë më të vështirë të marrin kredi përgjatë këtij viti. Bankat kanë paralajmëruar se do të jenë më të kujdesshme në dhënie kredie kryesisht për qytetarët që duan të blejnë shtëpi. Po ashtu pritet të rriten kushtet për për të dhënë hua për bizneset e mëdha.
-
Korçë/ Në 2023 mbi 200 biznese të vogla aplikuan për çregjistrim biznesi! Ekspertja: Shkak inflacioni dhe emigrimi, të mbështeten me fonde e ulje taksash
21 Janar, 15:33Korça po përballet me ulje të numrit të bizneseve të vogla, ndërkohë që vijojnë aplikimet për të çregjistruar sipërmarrjet aktive. Referuar të dhënave të Bashkisë Korçë vjet ishin 205 biznese që aplikuan për të mbyllur biznesin. Ekspertët e qytetit thonë se shkaqet kryesore janë inflacioni që ku rritur kostot, kursi këmbimit dhe emigrimi.
-
Tatimet ‘i vihen pas’ shoferëve me makina luksoze! Hetim të ardhurave të pronarëve! Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve
20 Janar, 13:18Pronarët e makinave luksoze brenda vitit 2024 do të kalojnë në sitën e Tatimeve për të vlerësuar nëse të ardhurat që kanë deklaruar justifikojnë apo jo blerjen e një automjeti të shtrenjtë
-
Energjia 2024
20 Janar, 10:55Gjatë vitit 2023, Korporata Energjitike Shqiptare (KESH) diti të drejtojë mirë kaskadën e Drinit, duke mbajtur në prodhim me kapacitet të plotë tre hidrocentralet shtetërore të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, të cilat japin mbi 60 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend
-
Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026
19 Janar, 16:12Rritja e konsumit dhe e investimeve janë dy shtyllat kryesore ku do të mbështetjet rritja ekonomike për tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave vlerëson se me zhvillimin e turizmit dhe të ndërtimit ekonomia këtë vit rritet me 3.7%, si dhe pritet ulje e borxhit publik. Në Programin e Reformave ekonomike është parashikuar marrja e dy eurobondeve deri në 2026 me vlerë 1.2 miliardë euro.
-
Strukturat akomoduese pritën në nëntor të vitit 2023, 43.5% më shumë vizitorë se në 2022! Pjesa më e madhe nga Kosova dhe Italia
19 Janar, 15:55Në nëntor në strukturat tona akomoduese janë regjistruar 43,5 % vizitorë më shumë se në Nëntor 2022. Në nëntor sipas INSTAT janë akomoduar në strukturat tona 26% më shumë rezidentë se në nëntor 2022, dhe 60.3% më shumë të huaj.
-
Mete takohet me Presidentin e Rajonit të Lombardisë: Të thellojmë bashkëpunimin, prioritet rritja e investimeve italiane në vendin tonë
19 Janar, 15:38Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana.
-
Udhëzimi i ri për referencat/ Çmimi i banesave të vjetra mund të amortizohet deri 30%! Tatohet edhe trashëgimia përtej familjes! Shembujt
18 Janar, 16:52Sa më i vjetër të jetë ndërtimi, aq më i ulët do të jetë edhe çmimi i referencës.
-
Sejko: Inovacioni teknologjik sfidë edhe për bankat qendrore! Ekonomia e qëndrueshme, presim ulje inflacioni
18 Janar, 11:31Në forumin "Euromoney" të zhvilluar në Austri mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore rreziku nga luhatjet e inflacionit dhe sfidat e zhvillimit teknologjik ishin në fokus të diskutimeve. Guvernatori Gent Sejko tha se teknologjia, ka sfiduar bankat qendrore dhe se duhet treguar kujdes. Sa i takon ekonomisë, Sejko tha se është pozitive, përpos kostove të rritura prej inflacionit.
-
Pronat e dhuruara ndaj kushërinjve të parë nuk përjashtohen nga tatimi 15%! S'llogaritet tatim për pasuritë e paluajtshme me vlerë deri 5 mln lekë
18 Janar, 07:26Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjve të parë.
-
Zbardhet udhëzimi për zbritjen e çmimeve të referencës nga 1% çdo vit, por jo më shumë se 30%: Nga shitja e apartamenteve deri te fabrikat
17 Janar, 20:07Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, dukë përfshirë zbritje 1% të vlerës për çdo vit përdorimi, por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës
-
Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet
17 Janar, 17:13Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
-
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
17 Janar, 15:48Jetesa në Shqipëri në muajit e fundit të 2023 ishte më e shtrenjtë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas tij në Shqipëri përgjatë 2023 inflacionin arriti 5.3% dhe në dhjetor u shtrenjtuan të gjitha mallrat me përjashtim të transportit.
-
Kina e dyta pas Italisë për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë! Gjermania del nga lista e 4 partnerëve kryesorë
17 Janar, 14:22Tregtia e mallrave, si eksportet edhe importet kanë rënë ndjeshëm në vitin 2023, për shkak të zhvlerësimit të euros e dollarit, por edhe si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet e huaja. INSTAT thotë se energjia, ndërtimi e tekstilet kishin ndikimin më të fortë negativ në rënien e tregtisë. Sa i takon partnerëve tregtar kryesor për vitin 2023 është fuqizuar më shumë prezenca e produkteve kineze bë vendin tonë.
-
Kriza në biznesin fason, qeveria gati paketën e ndihmës për sektorin e manifakturës! Rama: Japim overdrafte për likuiditet dhe garanci sovrane
17 Janar, 10:19Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në ‘Shtëpinë e Biznesit’, përfaqësues të shoqatës së biznesit fason, për të diskutuar për nevojën e transformimit të mëtejshëm të sektorit. Kreu i qeverisë tha se do të ketë masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave, ndërsa shton më tej se do të ketë një rimbursim të shpejtë të TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për këtë industri
-
Yield-et e bonove 12-mujore, tjetër rritje e lehtë në 3.44%
17 Janar, 07:16Yield-et e bonove 12-mujore shënuan përsëri një rritje të lehtë në ankandin e dytë të vitit 2024.