Ekonomi
-
Korça është destinacioni i preferuar për turistët vendas, sidomos në sezonin e dimrit, ku magjia e dëborës të fton për të kaluar disa ditë pushime. Edhe për festat e nëntorit, Korça ishte ndër vendet më të preferuarat, ku turistët kanë zgjedhur të kalojnë rreth katër ditë pushime larg monotonisë.
29 Nëntor 2022, 14:45 -
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit të këtij, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021. Kjo shifër është sa 63% e nivelit të viti 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të mundur ndikimet e pandemisë së COVID-19.
-
Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset
28 Nëntor 2022, 11:28Ministria e Financave në një material të posaçëm shpjegues për Kuvendin ka sqaruar se, vetëm nëpërmjet disa letrave të dërguara në biznese këtë vit, arkëtoi 7 % më shumë të ardhura nga kontributet ose 2,1 miliardë lekë (18 mln euro).
-
Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë për të blerë 9% më pak karburant këtë vit
28 Nëntor 2022, 07:35Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompanitë tregtuese të naftës kanë importuar 9.2% me pak karburante gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës
-
Prodhim i lartë në Konispol, këtë vit 50 mijë ton mandarina! Eksportohen në Ballkan dhe Europën Lindore
26 Nëntor 2022, 15:45Mandarinat e Konispolit po preferohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, kryesisht në Poloni e Çeki por dhe vende të tjera të Europës Lindore dhe të Ballkanit. Prodhimi është i bollshëm dhe çmimi i volitshëm, e vetmja ankesë e fermerëve është ndërprerja e energjisë elektrike.
-
Festat/ Shqiptarët drejt Turqisë për Ditën e Flamurit, spanjollët drejt Shqipërisë për festat e fundvitit
26 Nëntor 2022, 14:57Turqia është destinacioni i shqiptarëve edhe për këtë vit për festat e nëntorit, 110-vjetorin e Pavarësisë dhe 78-vjetorin e Çlirimit, ndërkohë që surpriza është fakti se spanjollët do të jenë turistët më të shumtë që do të vizitojnë Shqipërinë në festat e fundvitit.
-
Inflacioni i lartë në vend, parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit
26 Nëntor 2022, 08:35Në Shqipëri, Banka Qëndrore ka ndërhyrë disa herë brenda pak muajve, duke rritur normën bazë të interesit, me qëllim për të ulur inflacionin. Ky është një instrument që po përdoret në mjaft vende nga bankat qëndrore, për të frenuar rritjen e çmimeve shkaktuar nga mungesa e ofertës në tregjet ndërkombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë.
-
Albsig: 'Bli Online Sigurimin e Shtëpisë, Fito Falas Kartën Albsig MED'
25 Nëntor 2022, 16:47Nuk ke pse pret më! Tashmë me blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë në Albsig, ti mund të pajisesh me Kartën Albsig MED Falas dhe ta përdorësh atë menjëherë, fizikisht në të gjithë rrjetin e klinikave të shëndetit. E gjitha kjo përfitohet nga ju vetëm në disa klikime në Albsig!
-
Nga sot nafta do të kushtojë 211 lekë! Ulet benzina me 1 lekë! Gazi nuk ndryshon
25 Nëntor 2022, 13:49Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 211 lekë për litër, nga 214 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 194 lekë, nga 195 që ishte, pra 1 lek më pak.
-
Reshjet e dendura/ Kreu i KESH në Report TV: Për 6 ditë, arkëtuam 9 mln euro! E shitëm energjinë 203 € për mega nga 225 që ishte në bursë
24 Nëntor 2022, 20:19Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Shqipëria të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar nevojat e saj, por edhe kanë shitur duke siguruar 9 mln euro.
-
Ngecin ndërtimet/ INSTAT: Bien me 39.1% lejet e dhëna në tre muajt e fundit krahasuar me 1 vit më parë
24 Nëntor 2022, 16:33Lejet e miratuara në tre mujorin e tretë të vitit 2022 kanë shënuar një rënie prej 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
-
-
Sugjerimi i 'Lonely Planet' për Shkodrën, Piroviq: Presim të rritet turizmi! E nevojshme të përmirësohet infrastruktura në liqenin e Komanit
23 Nëntor 2022, 12:34Shkodra është sugjeruar si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023 nga ‘Lonely Planet’. Aurora Piroviq, organizatore guidash foli për Report Tv duke thënë se ka shumë fluks gjatë sezonit veror, ndaj thotë se pas këtij artikulli, presin që të ketë rritje të turizmit.
-
Porti i Durrësit, Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos e miratoni nesër projektin! Nëse dështon, shteti do e ketë të vështirë ta marrë pronën pas
23 Nëntor 2022, 12:33Pas debateve për Portin e Durrësit ka ardhur edhe një reagim nga Konfindustria që i bën thirrje Kuvendit që mos ta miratojë marrëveshjen pa bërë më parë një studimi fizibiliteti, si edhe pa analizuar nëse fitimet nga kjo marrëveshje janë apo jo në interes të shtetit.
-
Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro
23 Nëntor 2022, 10:48Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve.
-
Lonely Planet sugjeron Shqipërinë si destinacion për t'u vizituar në 2023: Shkodra, mrekulli e natyrës! Nga lundrimi në liqenin e Komanit tek hiking në Valbonë
23 Nëntor 2022, 08:24“Në pak vende mund të nisësh ditën në mal dhe ta mbyllësh në det. Bukuritë natyrore të Shqipërisë do ju lënë pa fjalë”. Ky është përshkrimi që i bën vendit tonë, Lonely Planet's Best in Travel 2023 që sugjeron një grup të plotë itineraresh për të eksploruar botën. Këtë herë, në listë është përfshirë edhe aventura në Shkodër.
-
Zgjerimi 18.4 mln euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen
23 Nëntor 2022, 08:00Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën 2.1 miliardë lekë (18 milionë euro) pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse.
-
Shqipëria më pak e prekura në Evropë por sërish rritja e çmimeve tremb, ushqimet 13.7% më të shtrenjta! Qytetarët: Po kursejmë copën e bukës
22 Nëntor 2022, 21:26Shqipëria rezulton ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, por ushqimet janë produktet që janë shtrenjtuar më shumë. Për qytetarët kostot e produkteve më bazike sa vijnë dhe bëhen më të papërballueshme në përputhje me pagat e pensionet ndaj të shumtë janë ata të cilët kanë vendosur të ndjekin rrugët e emigrimit.
-
‘Degustohet’ vaji i ullirit italian, ministrja Krifca: Kemi 10.7 mln rrënjë ulli, por eksporti është i ulët
22 Nëntor 2022, 17:4010.7 milion rrënjë ulliri, arrijnë të plotësojnë 97% të nevojave të konsumatorëve vendas, megjithatë eksportet mbeten në nivele të ulëta. Për të transformuar këtë industri, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë një aktiviteti degustues të vajit të ullirit në rezidencën e ambasadës italiane kërkoi bashkëpunim me partnerët.
-
Ulet me 4 lekë nafta, do shitet me 214 lekë/litër! Benzina nga sot 195 lekë/litër! Gazi nuk ndryshon
22 Nëntor 2022, 15:03Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 214 lekë për litër, nga 218 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 195 lekë, nga 200 që ishte. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër.