Ekonomi
-
Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 211 lekë për litër, nga 214 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 194 lekë, nga 195 që ishte, pra 1 lek më pak.
25 Nëntor 2022, 13:49 -
Reshjet e dendura/ Kreu i KESH në Report TV: Për 6 ditë, arkëtuam 9 mln euro! E shitëm energjinë 203 € për mega nga 225 që ishte në bursë
24 Nëntor 2022, 20:19Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Shqipëria të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar nevojat e saj, por edhe kanë shitur duke siguruar 9 mln euro.
-
Ngecin ndërtimet/ INSTAT: Bien me 39.1% lejet e dhëna në tre muajt e fundit krahasuar me 1 vit më parë
24 Nëntor 2022, 16:33Lejet e miratuara në tre mujorin e tretë të vitit 2022 kanë shënuar një rënie prej 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
-
-
Sugjerimi i 'Lonely Planet' për Shkodrën, Piroviq: Presim të rritet turizmi! E nevojshme të përmirësohet infrastruktura në liqenin e Komanit
23 Nëntor 2022, 12:34Shkodra është sugjeruar si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023 nga ‘Lonely Planet’. Aurora Piroviq, organizatore guidash foli për Report Tv duke thënë se ka shumë fluks gjatë sezonit veror, ndaj thotë se pas këtij artikulli, presin që të ketë rritje të turizmit.
-
Porti i Durrësit, Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos e miratoni nesër projektin! Nëse dështon, shteti do e ketë të vështirë ta marrë pronën pas
23 Nëntor 2022, 12:33Pas debateve për Portin e Durrësit ka ardhur edhe një reagim nga Konfindustria që i bën thirrje Kuvendit që mos ta miratojë marrëveshjen pa bërë më parë një studimi fizibiliteti, si edhe pa analizuar nëse fitimet nga kjo marrëveshje janë apo jo në interes të shtetit.
-
Auditimet janar-shtator, KLSH: Dëmi ekonomik dhe shkeljet kapin vlerën 1 miliard euro
23 Nëntor 2022, 10:48Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve.
-
Lonely Planet sugjeron Shqipërinë si destinacion për t'u vizituar në 2023: Shkodra, mrekulli e natyrës! Nga lundrimi në liqenin e Komanit tek hiking në Valbonë
23 Nëntor 2022, 08:24“Në pak vende mund të nisësh ditën në mal dhe ta mbyllësh në det. Bukuritë natyrore të Shqipërisë do ju lënë pa fjalë”. Ky është përshkrimi që i bën vendit tonë, Lonely Planet's Best in Travel 2023 që sugjeron një grup të plotë itineraresh për të eksploruar botën. Këtë herë, në listë është përfshirë edhe aventura në Shkodër.
-
Zgjerimi 18.4 mln euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen
23 Nëntor 2022, 08:00Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën 2.1 miliardë lekë (18 milionë euro) pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse.
-
Shqipëria më pak e prekura në Evropë por sërish rritja e çmimeve tremb, ushqimet 13.7% më të shtrenjta! Qytetarët: Po kursejmë copën e bukës
22 Nëntor 2022, 21:26Shqipëria rezulton ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, por ushqimet janë produktet që janë shtrenjtuar më shumë. Për qytetarët kostot e produkteve më bazike sa vijnë dhe bëhen më të papërballueshme në përputhje me pagat e pensionet ndaj të shumtë janë ata të cilët kanë vendosur të ndjekin rrugët e emigrimit.
-
‘Degustohet’ vaji i ullirit italian, ministrja Krifca: Kemi 10.7 mln rrënjë ulli, por eksporti është i ulët
22 Nëntor 2022, 17:4010.7 milion rrënjë ulliri, arrijnë të plotësojnë 97% të nevojave të konsumatorëve vendas, megjithatë eksportet mbeten në nivele të ulëta. Për të transformuar këtë industri, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë një aktiviteti degustues të vajit të ullirit në rezidencën e ambasadës italiane kërkoi bashkëpunim me partnerët.
-
Ulet me 4 lekë nafta, do shitet me 214 lekë/litër! Benzina nga sot 195 lekë/litër! Gazi nuk ndryshon
22 Nëntor 2022, 15:03Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 214 lekë për litër, nga 218 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 195 lekë, nga 200 që ishte. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër.
-
Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët
21 Nëntor 2022, 12:17Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj. Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.
-
Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria të miradministrojë hapësirën fiskale
19 Nëntor 2022, 07:52Banka vuri në dukje se ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale.
-
Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet 218 lekë/litër! 4 lekë më pak për benzinën! Edhe gazi ulet me 2 lekë
18 Nëntor 2022, 14:23Nga dita e sotme, nafta, benzina dhe gazi do të kushtojnë më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja duke çuar naftën në 218 lekë/litër, benzinën në 200 lekë/litri dhe gazin në 71 lekë/litri.
-
Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021, vrulli pritet të vazhdojë me ritme më të larta
18 Nëntor 2022, 07:38Sektori i ndërtimit ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021
-
-
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Biznesi në Shqipëri u godit nga 'stuhi të rënda'! Yuri Kim: Thelbësore heqja e ndikimit kriminal në ekonomi
17 Nëntor 2022, 18:00Gjatë mbledhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë, kreu i institucionit, Enio Jaço dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, mbajtën fjalën e tyre ku folën mbi klimën e biznesit në vendin tonë.
-
74% e sipërmarrësve vendas hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore
17 Nëntor 2022, 07:59Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një sfidë thelbësore për bizneset shqiptare veçanërisht gjatë këtij viti
-
AMF, konferencë ndërkombëtare për Financat e Gjelbra! Mete: Sektori financiar, kyç në financimet pro mjedisit! Ministrja: Përfshijmë praktikat e gjelbra në buxhet
16 Nëntor 2022, 13:05Ruajtja e mjedisit duhet të jetë në fokus të sipërmarrësve në vendin tonë. Thirrja u bë nga Ervin Mete, kreu i Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas tij, bota po përballet me ndryshime klimatike, që kanë ndikim të drejt për drejt financiar